Skrapar-Berat, Sekuestrohen armë, municione dhe drogë, Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Skrapar-Berat, Sekuestrohen armë, municione dhe drogë, Arrestohet në flagrancë një shtetas. 16skrapar

Më datë 15.05.2017, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat kanë marrë informacion në rrugë operative se në një banesë në fshatin Çepan mund të kishte armë dhe lëndë narkotike.

Menjëherë u organizua puna dhe u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit B.A, banues në Çepan, Skrapar.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm;

2 pushkë sportive;

1 armë gjahu (çifte);

16.5 gram lëndë narkotike Cannabis Sattiva;

1071 fishekë modele të ndryshme;

5 krëhër pushke model 56;

1 thikë bajonet;

si dhe 1 shënjestër optike.

Në përfundim të veprimeve të para u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive", parashikuar nga nenet 283, 278/2,3, 279 dhe 280 të Kodit Penal.

16skrapar1

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...