Shkodër Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë nga Policia !

Shkodër 30majpistolete

Qarkullonte me armë zjarri në makinë, arrestohet në flagrancë nga Policia !

Sekuestrohet arma e zjarrit, "Pistoletë".

Në kuadër të Planit të Masave të hartuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër për kapjen e personave që qarkullojnë me armë pa leje, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

B. T., 26 vjeç, banues në lagjen 10 Korriku, Shkodër.

Ky shtetas udhëtonte me automjetin tip BMW, ku pas kontrollit të ushtruar në automjet nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri Pistoletë e llojit "Browning", të kalibrit 7.65mm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...