Vijon plani i masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike

Vijon plani i masave për goditjen e kultivimit të bimëve narkotike (per videon klikoni mbi link)006

Krujë

Vijon zbatimi i planit të masave për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Sekuestrohen lëndë narkotike, fidanë Cannabis Sativa si edhe armë zjarri.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për kontrolle në sera dhe çdo vend të mundshëm, me qëllim parandalimin e kultvimit

të bimëve narkotike, mesditën e sotme kanë goditur një rast të tillë.

Në bazë të informacione të marrë nga Strukturat Policore dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• A. M., 20 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Fushë-Krujë, në fshatin Kameras, në breg të lumit u konstatua një sipërfaqe toke me fidanë dhe bimë narkotike Cannabis Sativa.

Në vijim të kontrolleve të ushtruara u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

• 60 fidanë të dyshuar të llojit Cannabis Sativa;

• 55 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sativa;

• Një sasi lënde narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa;

• një pushkë model 63.

Shtetasi i arrestuar kishte përshtatur një ambient për të qëndruar, në tokën ku u gjetën fidanët dhe bimët narkotike.

A.M., është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e narkotikëve dhe dhunës në familje.

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Kultivmi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve

luftarake dhe municionit” parashikuar në nenin 284 dhe 278/4 të Kodit Penal.

003

004

002

009

007

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...