Tiranë, Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Qark i mbyllur"

Tiranë, Finalizohet operacioni antidrogë i koduar "Qark i mbyllur"(per video kliko mbi link) qarkimbyllur001

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P. Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2 .

Sekuestrohen 468.2 kg Cannabis Sativa.

Në pranga dy shtetas.

Nga Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.2, në vijim të punës së pandërprerë për të parandaluar dhe goditur trafikun e lëndëve narkotike, bazuar mbi informacionet e marra në rrugë operative se në një banesë ishte fshehur një sasi e madhe lënde narkotike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin antidrogë të koduar "Qark i mbyllur", në kuadër të të cilit janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

A. P., 55 vjeç, banues në Tiranë

B. B., 48 vjeç, banues në Tiranë

Nga kontrolli i kryer në banesën e shtetasit B. B., janë gjetur dhe sekustruar në cilësinë e provës materiale:

468,2 kg lëndë e dyshuar Narkotike, Cannabis Sativa.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të këtij rasti, me qëllim kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje.

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike” në bashkëpunim dhe “Vënia në dispozicion e ambjenteve për mbajtje dhe konsumim të lëndëve narkotike“, parashikuar nga Nenet 283/2 dhe 285/a të Kodit Penal.

qarkimbyllur002

qarkimbyllur003

qarkimbyllur004

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...