Tiranë, Ndalohet nga shërbimet e Policisë për testin e alkoolit, rezulton i pa pajisur me Leje Drejtimi.

Tiranë, Ndalohet nga shërbimet e Policisë për testin e alkoolit, rezulton i pa pajisur me Leje Drejtimi.(per video kliko mbi link)27ryshfet

Në vendin e njohur si "Piaza", shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:

M. Q., 28 vjeç, banues në Tiranë

Ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Audi" është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore, për t’iu nënshtruar testit të alkoolit.

Pasi i është kërkuar dokumentacioni i automjetit dhe Leja e Drejtimit, ky shtetas ka tentuar t’i japë 2000 lekë të reja punonjësit të Policisë, pasi ka rezultuar i pa pajisur me Leje Drejtimi, por është arrestuar në kushtet e flagrancës.

Testi i alkoolit ka rezultuar në masën 0.0 mg/l.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", parashikuar nga Nenet 244 dhe 291 të Kodit Penal.

27ryshfet.JPG1

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...