Memaliaj, Sekuestrohen municione luftarake dhe lëndë narkotike.

Memaliaj, Sekuestrohen municione luftarake dhe lëndë narkotike. 17MEMALIAJ1

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.

Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

K.M, 22 vjeç, banues në Memaliaj.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Në një bodrum që ky shtetas administronte u gjetën dhe u sekuestruan 4 krëhëra, 108 fishek të kalibrit 7.62 mm, një kuti me 7 kapsolla detonatore, 7 metra fitil zjarrpërcjellës, si dhe një sasi prej rreth 2 kg lëndë e dyshuar narkotike si ajo e llojit Cannabis Sativa.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokaster, për hetim të mëtejshëm për veprat penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, të parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278/2 dhe 3 të Kodit Penal.

17MEMALIAJ

17MEMALIAJ2

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...