Shkodër, Vijojnë kontrollet e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Shkodër, Vijojnë kontrollet e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike. 17shkoder3

Asgjesohen 827 bimë të kultivuara Cannabis Sativa.

Arrestohen ne flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Më datë 16.05.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dhe si rezultat i kontrolleve të ushtruara në vendin e quajtur Burga, fshati Lekaj, Njësia Administrative Shalë, Shkodër, në një zonë të pyllëzuar, pronë publike,u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 10 parcela gjithsej, me 827 bimë narkotike të llojit Canabis Sativa, me gjatësi 10 – 15 cm.

Për këtë rast u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.C, 25 vjeç, banues në fshatin Lekaj, Shkodër, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

N.P, 62 vjeç, banues në fshatin Lekaj, me detyrë kryeplak i ketij fshati, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit" e "Shpërdorimi i detyrës" të parashikuara nga neni 300 e 248 i Kodit Penal.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:

A. C, 28 vjeç, banues në Shkodër, për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" e parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

17shkoder

17shkoder1

17shkoder2

17shkoder4

17shkoder5

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...