Tiranë Finalizohet me sukses operacioni "Përsëritësi"

Tiranë, Finalizohet me sukses operacioni "Përsëritësi"(per video kliko mbi link)perseritesi002

Në pranga 4 shtetas.

Gjithashtu ndiqen në gjendje të lirë 2 persona si dhe 2 të tjerë janë shpallen në kërkim

Sekuestrohen 39.2 gramë Kokainë, 3.8 gramë Heroinë, 2.8 gramë Cannabis Sativa, si dhe 1.620.500 lekë të reja

Më datë 26.05.2017, Specialistët e Seksionit për Narkotiket dhe Seksioni për Operacionet Speciale, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin "Përsëritësi", ku pas një pune disa mujore është arritur të dokumentohet me prova ligjore veprimtaria kriminale, në fushën e narkotike, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

E. Sh., 23 vjeç, banues në Tiranë

Xh. A., 41 vjeç, banues ne Tiranë, i dënuar më parë

M. A., 19 vjeç, banues në Tiranë

K.P., 23 vjeç, banues në Tiranë

- Si dhe janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:

R. S., 29 vjeç, banues në Tiranë

R. K., 20 vjeç, banues në Tiranë

- Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasve R. B. dhe L. T., banues në Tiranë.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojeve "Kokainë, Heroinë dhe Cannabis Sattiva", në zona të ndryshme të Tiranës.

Në kohë dhe vende të ndryshme, këtyre shtetasve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 39.2 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë.

- 3.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

- 2.8 gram lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

- 3 automjete të markave të ndryshme.

- Shumat monetare prej, 1.620.500 lekë të reja, 100 dollarë dhe 50 euro.

- 10 telefona celulare të markave të ndryshme.

- Një peshore elektronike

Materialet e proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

perseritesi003

perseritesi004

perseritesi005

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...