Tiranë, Vazhdon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Tiranë, Vazhdon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.drejtoria-e-policise-tirane

Më datë 17.05.2017, nga Shërbimet e Komisariateve të Policisë së Tiranës, është bërë e mundur kapja dhe vënia para përgjegjësisë penale e shtetasve:

- A.T, 32 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka dërguar urdhërin për arrestimin e tij dhe dërgimin drejt shtetit Italian, për veprat penale “Pjesëmarrje në oraganizatat kriminale me objekt trafikimin e drogës së llojit kokainë”, parashikuar nga Nenet 81 dhe 110 të Kodit Penal Italian.

- E.M, 26 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 29.12.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 3 vjet burg, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Nenet 89 dhe 278 të Kodit Penal.

- A.N, 53 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 16.03.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Vjedhja", parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

- I.M, 40 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka dërguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 03.05.2017, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila e ka dënuar me 40 ditë burg, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.

- T. Sh, 30 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, nga Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 3, pasi më datë 23.04.2017, dyshohet të ketë marrë një çantë, në pronësi të shtetasit K.E. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

- P. V, 35 vjeç, banues në Durrës, i shpallur në kërkim,pasi më datë 05.12.2016, dyshohet të ketë vjedhur argjendarin në të cilën punonte, ku ka marrë 299.41 gr. flori dhe 475.65 euro, në pronësi të shtetases R.D. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.



Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...