Kukës. Finalizohet me sukses nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik- Financiar, operacioni anti-korrupsion, i koduar “SGS-25”.

Kukës. Finalizohet me sukses nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik- Financiar, operacioni anti-korrupsion, i koduar “SGS-25”. Drejtoria Kukes 1M

Arrestohen në flagrancë dy inspektor teknik pranë "SGS Auto Albania", Kukës.

Më datë 25.05.2017, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, në vijim të punës për goditjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që ushtrojnë veprimtari kriminale të korrupsionit, si dhe në kuadër të procedimit penal të nisur më parë, finalizuan me sukses operacionin e koduar "SGS-25”.

Në kuadër të këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-E.I, 32 vjeç, banues në Kukës, me detyrë inspektor teknik pranë "SGS Auto Albania", Kukës.

-B. S., 44 vjeç, banues në Kukës, me detyrë inspektor teknik, pranë "SGS Auto Albania", Kukës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në kuadër të hetimit proaktiv një mujor, këta shtetas dyshohet se në kohë të ndryshme kalonin automjetet të llojeve të ndryshme në kolaudim, kundrejtë pagesës, jashtë kushteve teknike.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 248 dhe 259 të Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...