Prezantim i aktivitetit të QNOD (QENDRA NDËRINSTITUCIONALE OPERACIONALE DETARE) në Durrës.

Prezantim i aktivitetit të QNOD (QENDRA NDËRINSTITUCIONALE OPERACIONALE DETARE) në Durrës.  25prezantim

Në kuadër të planit të punimeve të këtij projekti, në veçanti Aktiviteti 3, Teknika të Veçanta Hetuese në nivel ndërkombëtar, ekipet e përbashkëta hetimore, operacionet e përbashkëta dhe hetimet financiare, IPA/2013/Ballkani Perëndimor ka mbështetur formulimin e një broshure për të promovuar mandatin dhe aktivitetet e IMOC – QNOD.

Giuseppe Colasanto, eksperti rezident i projektit IPA/2013/Ballkani Perëndimor gjatë fjalës së prezantimit të broshurës së QNOD falënderoi Drejtorin e QNOD, projektin PAMECA V, zyrën ndërlidhese INTERFORZE pranë Ambasadës Italiane në Tiranë.

Z. Colasanto falënderoi gjithashtu Guardia di Finanza, Policinë Kufitare – Portin Detar Durrës, oficerin ndërlidhës shqiptar për autoritetet Italiane Z. Artur BEU, dhe oficerin ndërlidhes Italian pranë QNOD.

Bashkëpunimi me vendet e ndryshme fqinje dhe misionet e akredituara në Shqipëri, në trajnime, ushtrime praktike, teknologji etj ka një ndikim të dukshem në përmirësimin e performancës dhe efikasitetit të QNOD në realizimin e misionit të tij.

QNOD (Qendra Ndëristituzionale Operazionale Detare) në Durrës është një intitucion i rëndësishëm për monitorimin e hapësirës detare, ashtu si dhe koordinimin e aktiviteteve të të gjitha strukturave ligjzbatuese në det.

Hapësira detare e Republikës së Shqipërisë administrohet në bazë të së drejtës kombëtare dhe ndërkombëtare) meqënëse ky administrim prek jo vetëm sigurinë kombëtare por edhe interesat ekonomike dhe gjeopolitike si dhe integrimin europian.

25prezantim1

25prezantim2

25prezantim3

 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...