Durrës, Nga kontrollet e ushtruara nga Policia Kufitare dhe Guarda Di Finanza Italiane u gjet në det një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Durrës, Nga kontrollet e ushtruara nga Policia Kufitare dhe Guarda Di Finanza Italiane u gjet në det një sasi e konsiderueshme lënde narkotike. 25dr

Sekuestrohen 64.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna për zbulimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Më datë 24.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare dhe Guardia Di Finanza Italiane, përballë zënë së Kallmit, në një distancë rreth 5 milje nga bregu i detit, në det janë konstatuar dhe sekuestruar 7 pako, të dyshuara me lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë kryer veprimet e mëtejshme procedurale dhe peshimin e lëndës, ku në përfundim rezultoi se pesha e përgjithshme e lëndës narkotike ishte 64.5 kg e futur në 7 pako.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës, identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Trafikimi i lëndëve narkotike" parashikuar në nenin 283/ a të Kodit Penal.

25dr1

25dr2

25dr3

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...