Tiranë Finalizohet operacioni "Rent a Car".

Tiranë, Finalizohet operacioni "Rent a Car".(per video kliko mbi link) 24rent
Merrte automjete me qera për t'i lënë peng.
Shpallet në kërkim një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 22 automjete

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit "Rent a Car", ku u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

- A. B., 43 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar tre herë më parë për veprën penale "Mashtrimi".

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi:

- P. C., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vepra të ndryshme penale.

Duke u nisur nga kallzimi i shtetasit O. Xh., përfaqësues i një kompanie për dhënien e automjeteve me qera, ku shtetasi A. B., kishte marrë 5 automjete me qera dhe nuk i kishte kthyer më ato.

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik, kanë arritur të dokumentojnë me prova ligjore, se shtetasi A. B., merrte automjete me qera në kompani të ndryshme dhe më pas i shiste ato me çmim më të lirë se ai i tregut në persona të tretë ose i linte në individë të ndryshëm me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare (peng).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi P. C., jepte shuma të ndryshme monetare me qëllim përfitimi, ku shtetasve të cilët i kërkonin shumat monetare, për garanci u mbante automjetet apo sende të tjera me vlera të larta monetare.

Në garazh dhe në pjesën e oborrit të banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 automjete, ku 3 prej tyre janë automjete të marra me qera nga shtetasi A. B., pranë një shoqërie për dhënie mjetesh me qera.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:
7 automjete të markës "Audi"
5 automjete të markës "Mercedes Benz"
2 automjete të markës "Ford"
2 automjete të markës "Volkswagen"
2 automjete të markës "Peugeot"
1 automjet i markës "Land Rover"
1 automjet i markës "BMW"
1 automjet i markës "Fiat" 
1 automjet i markës "Porsche"

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Mashtrimi", parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A. B. dhe për veprën penale "Fshehje e të ardhurave", parashikuar nga Neni 180 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit P. C.

24rent.JPG1

24rent.JPG2

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...