Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 18 MAJ 2017

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 1Drejtoria PPSH.1

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Ch.L, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, në cilësinë e provës materiale iu gjetën e sekuestruan disa preparate, lëngje dhe tableta të ndryshme sintetike, të dyshuara me përmbajtje narkotike. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Z, vjeç 25, banues në Fushë Krujë, pasi i ka shitur shtetasit E.Ç, vjeç 22, mjetin tip “BMV”, i cili dyshohet i vjedhur në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 17.05.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.Sh, vjeç 69, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi eurosh, shtetasit O.Xh, vjeç 32, banues në Tiranë. Nenet 143/2 dhe 180 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 17.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.P, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi, në rrugën e “Kavajës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.H, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi, në rrugën e “Kavajës”,  u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, shtetasi K.N, vjeç 65, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 26.03.2017, në Kombinat, e ka përplasur një mjet dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.D, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar motorin tip “Lifan”, ka përplasur këmbësoren shtetasen S.B, vjeç 53, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.Sh, vjeç 18, banues në Zall Herr, pasi dyshohet se, në rrugën “Arbërit”, duke drejtuar motorin tip “Dayang”, është përplasur me autobusin tip “Iveco”, me drejtues shtetasin Rr.D, vjeç 55, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.  

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.S, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Ded Gjo Luli”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yinxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, rreth orës 18:20, në fshatin Mëzez, shtetasi A.G, vjeç 42, banues në Mezëz, duke drejtuar  motoçikletën tip “Piaggio”, ka humbur kontrollin duke u rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim.

Më datë 17.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.B, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi, në rrugë dytësore, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.K, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi, në rrugën e Kavajës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Malaguti”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për narkotikët

Më  datë 17.05.2017, në ambientet e I.E.V.P Durrës, brenda rrethimit, të jashtëm, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale 34.5 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Marijuanë dhe dy aparate telefoni. Nenet 324 dhe 283/1 të Kodit Penal.

Seksioni kundër akteve terroriste

Më datë 17.05.2017, rreth orës 09:30, në fshatin  “Kodër”, Thumanë“, Krujë, në shtyllën e tensionit të lartë, janë dëmtuar kolonat kryesore mbajtëse dhe pjesërisht dy element lidhës të saj me lëndë plasëse. Punohet për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, identifikimin e kapjen e autorit. Neni 230 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 17.05.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin H.M, vjeç 50, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 14, duke drejtuar mjetin tip “Ford Fugon”, ka aksidentuar shtetasen Dh.Ç, vjeç 61, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.R, 55 vjeç, banues në Tiranë.

Procedimi ndaj tij filloi pasi dyshohet se shtetasi i mësipërm ka falsifikuar dokumentacionin e një objekti në pronësi të shtetases E.R, 48 vjeçe, banuese në Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Falsifikimi i dokumenteve” parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal.

Specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit Sh.T, 54 vjeç, banues në Pogradec.

Procedimi ndaj tij filloi pasi dyshohet se shtetasi i mësipërm, kur ka qenë me detyrë regjistrues në ZVRPP-Pogradec, ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin duke  regjistruar në emrin e një shtetasi tjetër, një sipërfaqe toke pronë e shtetasit Z.D, 79 vjeç, banues në Pogradec.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 17.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.B, vjeç 51, banues në Ravonik, Korçë, pasi, në lagjen nr. 17, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lonxia”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A, vjeç 21, banues në fshatin Vashtëmi, pasi, në Maliq, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”, pa targë . Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat

Seksioni për narkotikët

Goditet një rast i shpërndarjes së drograve të forta.

Sekuestrohen 11 doza lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në bazë të një pune hetimore të mirëorganizuar nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

G.M, 35 vjeç, banues në Berat.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, dyshohej se shtetasi i mësipërm shpërndante lëndë narkotike në lagjet “Dëshmorët e Kombit” dhe “Barikadë” të qytetit të Beratit.

Menjëherë shërbimet e policisë janë organizuar dhe sot më datë 17.05.2017, në lagjen “Dëshmorët e Kombit” është ndaluar automjeti më drejtues shtetasin G.M dhe gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj tij, i janë gjetur me vete 5 doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë.

Gjjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe 6 doza të tjera me lëndë narkotike të dyshuar heroinë.

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar nga forcat e policisë në total:

11 doza me lëndë narkotike e dyshuar heroinë;

270 euro;

12000 lekë;

2 aparate celular;

si dhe automjeti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale ”Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.J, vjeç 39, banues në Tepelenë. Neni 248 i Kodit Penal. 

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni për narkotikët

Më datë 17.05.2017, në vendin e quajtur Lukapaj, Selitë, Kurbin, në disa thasë, u gjet nga shërbimet e policisë 18.706 kg material bimor në forme kërcelli dhe poçeve të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 17.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 48, banues në Sanxhak, pasi, në rrugën dytësore Milot-Thuman, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.T, vjeç 36, banues Gjorem, Kurbin, pasi, në rrugën dytësore Milot-Thuman, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kawasaki”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 17.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.R, vjeç 58, banues në Shkodër, pasi, në fshatin Trush i Poshtëm, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka goditur motorin tip “Yamaha”, pa targë, me drejtues shtetasin N.T, vjeç 60, pa leje drejtimi, si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit dhe pasagjerja shtetaseja S.T, vjeç 57, të cilët ndodhen në spital në kujdesin e mjekut. Neni 290/2 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 20, banues në Shkodër, pasi,  në lagjen “Vasil Shanto”,  u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Krujë

Seksioni për krimet e rënda

Policia e Krujës arreston autorin e dyshuar të plagosjes së dy shtetasve.

Plagos dy shtetas me armën e shërbimit.

Policia zbardh dhe dokumenton ngjarjen pa kaluar 24 orë nga kryerja e saj.

Sekuestrohet mjeti i kryerjes së veprës penale.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, pas një pune hetimore intensive dhe të pandërprerë gjatë gjithë ditës së sotme, kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e një ngjarje të ndodhur në orët e para të mëngjesit.

Pas një kontrolli të imtësishëm të territorit kanë mundësuar identifikimin e vendit ku fshihej autori duke e arrestuar në flagrancë,  pa kaluar 24 orë nga kryerja e veprës penale.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi:

 O.S, 36 vjeç,  banues në Krujë, Polic në Burgun e Zaharisë, Krujë.

Ky shtetas, mëngjesin e datës 17.05.2017, rreth orës 06: 45, në ambientet e një lokali, tek një karburant, në afërsi të stadiumit, Krujë, pas një konflikti çasti, për motive të dobëta është konfliktuar me dy shtetas, një prej të cilëve daja i tij.

Në debat e sipër ka plagosur me armën e shërbimit, pistoletë TT shtetasit R.Sh.(daja i të arrestuarit) rreth 55 vjeç dhe G.G. (plagosur lehtë në dorë) rreth 30 vjeç, banues në Krujë.

Të dëmtuarit ndodhen në Spitalin Ushtarak Tiranë ku shtetasi R.Sh. ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërsa shtetasi G.G. është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip pistoletë TT dhe një gëzhojë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale " Vrasja në rrethana cilësuese" e mbetur në tentativë parashikuar në nenin 79/ ç, 22  të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Mashtrimi”, më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.D, vjeç 37, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 17.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.F, vjeç 28, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në mënyrë të vazhdueshme, nëna shtetasja I.Xh, vjeç 50, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.Sh, vjeç 82, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, nga rrjedhja e tubave të ujit, është dëmtuar banesa e shtetasit Zh.Zh, vjeç 29, banues Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.K, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën ”Brigada e tetë”, së bashku me tre persona të tjerë, kanë goditur me grusht shtetasin A.B, vjeç 47, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e bashkëautorëve. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, rreth orës 18:55, përballë një qëndre tregtare, shtetasi E.H. vjeç 13, ka goditur aksidentalisht me biçikletë shtetasen E.S, vjeç 29, banuese në Tiranë, e cila pasi ka marrë mjekimin në spital, u largua në banesë. Materalet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.Xh, vjeç 71, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën ”Gjin Gjergji”, ka kundërshtuar e penguar në detyrë punonjësin e Policisë Bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet  për kapjen e shtetasit K.N, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, me anë të mashtrimit, përpara disa javësh, ka marrë me qera mjetin tip “Benz”, duke mos ia kthyer më sipas marrëveshjes, shtetasit B.Xh, vjeç 44, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, rreth orës 02:30, është dërguar në gjendje kome në S.Q.U,Tiranë, shtetasja D.S, 17 vjeçe, nuk ka shenja të dukshme dhune. Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Informacion Paraprak.

Më datë 18.05.2017, rreth orës 02:30, është dërguar në Q.S.U,Tiranë, shtetasi I.B, 40 vjeç, i dëmtuar në zonën e barkut me mjete prerëse. Punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Informacion Paraprak

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.H, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Asim Vokshi”, ka goditur me grusht shtetasit M.Ll dhe E.D, vjeç 20 e 21, banues në Gramsh e Tiranë. Punohet për shoqërimin e shtetasit R.H. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u ndalua shtetasi A.D, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, para 20 ditëve, në Institut Kamëz, ka vjedhur biçikletën e shtetasit A.M, vjeç 20, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit B.T dhe D.K, vjeç 29 e 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Maliq Muça”, kanë kanosur me fjalë për jetën, shtetasin A.S, vjeç 50, banues në Tiranë. Nenet 84 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 16.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.M, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar dhe kanosur me fjalë, shtetasin E.Ç, vjeç, banues në Tiranë. Nenet 84 dhe 275 të Kodit Penal.

Më datë 16.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Qesarakë, ka vjedhur banesën e shtetasit A.D, vjeç 48, banues në Tiranë, ku kanë marrë një kasafortë me disa dokumente. Punohet për kapjen e shtetasit E.M. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, rrugën “Abedin Çiçi”, në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.K dhe A.R, vjeç 65 e 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, shtetasi E.K,  ka kanosur me fjalë për jetën shtetasen D.R, vjeç 52, me pretendimin se bashkëshorti i saj, shtetasi A.R, me anë të mashtrimit i ka marrë një sasi lekësh. Nenet 84 e 143 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 17.05.2017,në Valias, pranë një karburanti, dy persona, kanë tentuar të vjedhin shtetasen M.R, vjeç 23, banuese në Rumani. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.K, vjeç 25, banues në Mëzez, pasi dyshohet se gjatë natës, në Fushë-Mëzes, ka vjedhur banesën e shtetasit B.D, vjeç 55, ku kanë marrë 1 kompjuter laptop të dhe 1 aparat telefoni  tip “Samsung”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit O.Ç, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, gjatë natës, ka tentuar të vjedhë, në mjetin tip “Benz”, në përdorim të shtetasit A.S, vjeç 24, banues në Tiranë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.S, vjeç 22, banues në Fushë Mëzez, pasi dyshohet se gjatë natës, në rrugën “Femi Agani”, ka vjedhur banesën e shtetasit L.B, vjeç 58, ku ka marrë 1 televizor, 1 telefon dhe një sasi lekësh.  Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, gjatë natës, në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, është vjedhur banesa e shtetasit J.P, vjeç 48, ku kanë marrë një portofol me një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 18.03.2017, u kap në flagrancë shtetasi S.S, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Për këtë shtetas disponoheshin informacione që qarkullonte me armë zjarri tip pistoletë dhe në afërsi të Rrugës "Halit Bega", është konstatuar nga Shërbimet e Policisë dhe pas kontrollit fizik të ushtruar, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- Një armë zjarri tip pistoletë e markës "Mausur".

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", parashikuar nga Neni 278 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.D, vjeç 32, banues në Marikaj, pasi dyshohet se, në Vorë, në lokal, u konstatua duke zhvilluar lojëra fati pa dokumentacionin përkatës. Në cilësinë e provës materiale, u gjet e sekuestrua 1 tavolinë pokeri. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 17.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R.A, vjeç 51, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se, bashkëshorti shtetasi Ç.A, vjeç 66, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin R.K, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Golem, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit F.H dhe F.Ll, vjeç 27 e 57, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, në lagjen Nr.5, shtetasi F.Ll, ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit F.H, me pretendimin se i ka dhunuar fizikisht, djalin e tij të mitur shtetasin S.Ll, vjeç 15, i cili ndodhet në S.Q.U Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.K, vjeç 58, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, në lagjen Nr.2, ka qëlluar me grusht, shtetasen E.N, vjeç 25, banuese në Kavajë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 17.05.2017, gjatë natës, në fshatin Shkallnur, kanë vjedhur dy pasqyrat e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B.H, vjeç 21, banues në Shkallnur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases V.T, më datë 17.05.2017, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet ju kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.M, vjeç 42, banues në fshatin Likmetaj, pasi dyshohet se, ka goditur me një mjet prerës shtetasin H.B, vjeç 31, banues në fshatin Kërtushaj. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.P, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, nëpërmjet telefonit  ka fyer e kanosur shtetasin A.Xh, vjeç 31, banues në Durrës. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R.H vjeç 30, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 4, ka goditur me grusht shtetasin B.Gj vjeç 57, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R.H, vjeç 30,banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen 4, ka goditur me grusht shtetasin B.Gj, vjeç 57, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin në kërkim N.P vjeç 56, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen 13, në hotelin, në pronësi, punonjësit e kompanisë të O.Sh.E.E, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 16.05.2017, rreth orës 21:50, në fshatin Murras, një mjet, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F.B, vjeç 63, banues në Murras, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin S.T, banues në fshatin Lleshan, pasi dyshohet se, në banesë, kishte ndërhyrë në vulën e matësit të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin I.K, vjeç 30, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësen e policisë të rendit publik.  Neni 242 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen S.R, vjeç 76, banuese në fshatin Hotolisht, pasi dyshohet se, në Hotolisht, ka goditur me sende të forta shtetasen H.R, vjeç 51. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh

Më datë 17.05.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin e mitur F.D, vjeç 16, banues në fshatin Plepas, pasi dyshohet se, në fshatin Tunjë, ka goditur me dorezë grushti metalike, shtetasin e mitur V.D, vjeç 16, banues në Plepas. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 1 dorezë metalike. Nenet  89 e 279 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 17.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.Gj, vjeç 19, banuese në Korçë, pasi dyshohet se, nëna shtetasja E.Gj, vjeç 49, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 17.05.2017, në lagjen nr.9, kanë vjedhur motorin tip “Yamaha”, pa targë, pronë e shtetasit K.Z, vjeç 24, banues në Durrës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec për shtetasit K.B dhe L.B, vjeç 19 e 17, banues në Laktesh, pasi dyshohet se, më datë 16.05.2017, në Laktesh, kanë goditur me sende të forta shtetasin M.B, vjeç 49. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin E.D,  vjeç 30, banues në fshatin Buçimas, pasi dyshohet se, në Buçimas, ka goditur me grusht shtetasin K.B, vjeç  25. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 17.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.K, vjeç 40, banues në fshatin Virjon, pasi, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes shtetases F.K, vjeç 38, dhe vajzës shtetases S.K, vjeç 16. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, gjatë natës, në fshatin Paraspuar, është vjedhur një pompë uji vaditëse, në pusin e shtetasit I.V, vjeç 80, banues në Paraspuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Kuçovë

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin Sh.Q, banues në fshatin Vlashuk, pasi dyshohet se në Vlashuk, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin G.B, vjeç 63, banuese në Kuçovë, pasi dyshohet se, është dhunuar psikologjikisht nga djali shtetasi R.B, vjeç 26. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Skrapar

Më datë 17.05.2017,u ndalua shtetasi F.D dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin N.D, vjeç 44 e 32, banues në Durrës, pasi, në fshatin Dobrushë, në banesë, ju gjetën dhe sekuestruan 1 automatik model 56, 5 krehëra, 180 fishekë, 4 kuti metalike me 1000 fishekë model 56, 10 kapsolla elektrike dhe 33 kapsolla donatore, pa leje. Neni 278/3, 4, 5 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasin T.F, banues në Fier, pasi dyshohet se, rreth banesës së tij, ka kryer punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, në fshatin Plyk, në banesë, ka vdekur shtetasi R.B, vjeç 65. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Komisariati i Policisë Lushnjë 

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasit G.L dhe E.D, vjeç 26 e 34 banues në Lushnjë, pasi dyshohet se, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik. Nenet 236 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen I.B, vjeç 63, banuese në Dhërmi, pasi dyshohet se, më datë 03.05.2017, në Dhërmi, ka shkulur nga gropat disa fidan ulliri, në pronësi të shtetasit B.S, vjeç 60, banues në Dhërmi. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, në autostradën Levan-Vlorë,  te mbikalimi i “Kripës”, gjatë ecjes, aksidentalisht, ka marrë zjarr mjeti tip “Audi”, me drejtues shtetasin L.L, vjeç 61, banues në Vlorë, ka vetëm dëme materiale. Materialet  u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit e mitur I.Ç dhe J.Ç, vjeç 12 dhe 14, banues në Himarë, pasi dyshohet se, më datë 14.05.2017, në fshatin Palasë, kanë marrë një biçikletë, të shtetases G.H, dhe më pas e kanë lënë në afërsi të banesës së kësaj shtetase. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datën 17.05.2017, u arrestuan në flagrancë  shtetasit H.L, A.Z, K.M dhe A.Z, vjeç 49, 15 , 14 e 14, banues  në Vlorë,  pasi më datë 17.05.2017, në vendin e stacionit të mallrave të trenit pranë lagjes "24 Maji", këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur 1 rrotë të vagonit të trenit (me aks në mesin e dy rrotave) të cilët kishim për qëllim shitjen e tij për përfitime në grup.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Vjedhja e kryer në bashkëpunim" neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 17.05.2017, gjatë natës, në  fshatin Komat,  kanë  vjedhur banesën e shtetasit O.Ç, vjeç 53, banues Komat, ku kanë marrë 2 pajisje eletro-shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin T.I, vjeç 59, banues në Gjashtë, pasi dyshohet se, në Ksamil, ka kanosur me fjalë, shtetasin L.H, vjeç 27. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet

Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Vila".

Sekuestrohen 41 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Efektivat e Komisariatit të Policisë Përmet në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative  se shtetasi Nj.Ç posedonte lëndë narkotike, menjëherë kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin e koduar "Vila".

Si rezultat  i operacionit u krye kontroll në banesën e këtij shtetasi ku  rezultoi se:

Në automjetin  furgon, i cili ishte  i parkuar në oborin e kësaj banese u gjet një sasi prej 41 kg lëndë e dyshuar narkotike  Cannabis Sattiva. 

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para të kryera nga Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë u bë arrestimi në flagarancë i shtetasit:

Nj.Ç, 56 vjeç, banues në Përmet.

 Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni  283/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës të datës 11.05.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 17.05.2017, u ndalua shtetasi F.R, vjeç 32, banues në  fshatin Mamaj, Tepelenë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 16.05.2017, rreth orës 14:15, në rrugën “Shtraus”, një shtetas i mitur, vjeç 10, banues në Lezhë, është rrëzuar nga pakujdesia e ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 17.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.D dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin F.M, vjeç 55 e 40, banues në fshatin Tejkoder Pukë e Lezhë, pasi dyshohet se, në lagjen “Varosh”, shtetasi F.D, ka vjedhur e shkatërruar matësit e ujit në pronësi të shtetasve N.H, Ll.N, V.G, T.K, L.F dhe Z.F, vjeç 52, 55, 54, 55, 61 e 61, banues në Lezhë dhe shtetasi F.M ia ka blerë matësit e ujit. Nenet 134, 159 e 287/c të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 16.05.2017, në Fushë-Gjorme, pasi kanë derdhur vajin, kanë vjedhur 3 bobinat e transformatorit të energjisë elektrike në objektin në pronësi të shtetasit D.B, vjeç 42, banues në Fushë-Milot. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 dhe 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.K, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi dyshohet se në Shtoj i Ri, në tokën e tij ka ndërtuar një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.L, banues në fshatin Melgushë, pasi dyshohet se, në Melgushë, u kap duke ndërtuar, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 17.05.2017, gjatë natës, në lagjen “Zabeli”, është vjedhur një pompë lavazhi, i shtetasit Xh.C, vjeç 49, banues në Kukës. Punohet për identifikimin  dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës

Më datë 17.05.2017, në S.P.K.M Port, Durrës, u ndalua shtetasi në kërkim A.Ll, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".  Neni 291 Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Vlorë

Në vijim të informacionit më datë 15.05.2017, që bënë fjalë për gjetjen e një gomone, pa emër, te Pusi i Mezinit, më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 24 i ligjit Nr.8663, datë 18.09.2000.

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin  B.J, vjeç 34, banues në Vlorë, pasi dyshohet se nga kontrolli i policisë kufitare, mjeti gomone në pronësi të tij, me dy motorë “Yamaha”, nuk është gjendur në vendbazimin e deklaruar. Neni 13 i ligjit nr. 8663, datë 18.09.2000.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër

Më datë 17.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin  M.M, vjeç 41, banues në Roskovec, Fier, pasi dyshohet se, më datë 08.05.2017, në afërsi të P.K.K. Kakavije, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i  Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër

Më datë 17.05.2017, në P.K.K. Muriqan, u kap shtetësia në kërkim Xh.M, vjeç 18, banuese në Bushat, e shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24 orëve të fundit.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 24 personave, është sekuestruar lëndë narkotike dhe armë zjarri.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 10 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 2 persona për narkotikët.

1 person për krime ndaj personit.

2 persona në kërkim dhe 2 persona për armëmbajtje pa leje.

Janë kapur 7 persona për dhunë në familje dhe vjedhje.

Janë sekuestruar rreth 61 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, 3 armë zjarri, 5 krehëra, 1180 fishekë, 43 kapsolla.


Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 56 persona.

Gjatë 24-Orëve është finalizuar Operacioni konkretisht:

Finalizohet me sukses Operacioni antidrogë i koduar "Vila".

Janë sekuestruar 41 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Është vënë në pranga poseduesi i lëndës narkotike.

Nga Efektivat e Komisariatit të Policisë Përmet.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...