Krujë. Vijon zbatimi i planit të masave për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Krujë. Vijon zbatimi i planit të masave për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike. 19kruje

Asgjesohen bimë Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë një shtetas.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për kontrolle në sera dhe çdo vendi të mundshëm, me qëllim parandalimin e kultvimit të bimëve narkotike, mesditën e sotme kanë goditur një rast të tillë.

Në bazë të informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Gj. D. 51 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.

Më datë 18.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Fushë-Krujë, në fshatin Luz, në tokën në pronësi të të arrestuarit, u konstatuan dhe asgjesuan me anë të djegies:

• 64 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Kultivmi I bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...