Qarku Dibër, Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.

Qarku Dibër, Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike. 23dorge

Operacion antidrogë i koduar "Liqeni".

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Dibër.

Sekuestrohen në Karicë të Matit 27 kilogramë lëndë e dyshuar Cannabis Sativa.

Shpallet në kërkim autori i dyshuar i cili për shkak të terrenit mundi të largohej.

Në kuadër të operacionit "Liqeni", të zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Dibër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, rezultoi se:

Në vendin e quajtur "Karica" Njësia Administrative Baz, rrethi Mat, u kap dhe u sekuestrua një sasi prej 27 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Lënda ishte e futur në tre thasë plasmasi.

Autori i dyshuar, shtetasi L. B., sapo konstatoi praninë e forcave të policisë u largua me vrap në drejtim të një zone të pyllëzuar .

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Mat po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.

Materialet do ti kalojnë për ndjekie të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.

23dorge.jpg1

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...