Vlorë, Kapet në flagrancë një person, i cili qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet.

Vlorë, Kapet në flagrancë një person, i cili qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet. 23arme

Arrestohet shtetasi:

· D.B, 26 vjeç, banues në Fier.

Në kuadër të masave të marra nëpërmjet kontrolleve të ndryshme me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve, ditën e sotme Policia e Vlorës gjatë një pike kontrolli (postobllok) në lagjen "Kushtrimi" ka bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi të dyshimtë i cili po qarkullonte me automjetin tip "Volkswagen Touareg".

Drejtuesi i mjetit, shtetasi D.B, sapo ka parë pikën e kontrollit të shërbimeve të policisë ka tentuar t'u largohej, por shërbimet i janë vënë në ndjekje në mënyrë të menjëhershme duke bërë të mundur bllokimin dhe kapjen e tij pranë vendit të quajtur "Ish-Fusha e Aviacionit", lagjia "Kushtrimi" Vlorë.

Gjatë kontrollit që i është ushtruar këtij shtetasi (në çantën e krahut) është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

· 1 armë zjarri Pistoletë-Zastava
· 2 krëhëra 
· 22 fishekë (7 - të kalibrit 7.62 mm dhe 15 - të kalibrit 9 mm)
· gjithashtu bllokohet mjeti Touareg

Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.

23arme.jpg1

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...