Krujë, Vijon zbatimi i planit të masave për goditjen e rasteve të kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike.

Krujë, 23kruje

Vijon zbatimi i planit të masave për goditjen e rasteve të kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike.

Asgjesohen 159 fidanë Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe fillon procedimi penal në ngarkim të Kryeplakut të fshatit Mafsheq.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për kontrolle në sera dhe çdo vendi të mundshëm, me qëllim parandalimin e kultvimit të fidanëve dhe bimëve narkotike, kanë goditur një tjetër rast.

Në bazë të informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

• Xh.B.59 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.

Gjithashtu procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi:

• G.F. 53 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë, Kryeplak I fshatit Mafsheq.

Më datë 22.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq, Krujë në vendin e quajtur”Shqezë”, pranë banesës së shtetasit Xh.Basha , u konstatuan dhe asgjesuan me anë të djegies:

• 159 fidanë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale:

•"Kultivmi I bimëve narkotike" në ngarkim të shtetasit Xh.B, parashikuar në nenin 284/2 të Kodit Penal.

•"Shpërdorimi I detyrës" në ngarkim të shtetasit G.F. parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.

23kruje1

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...