Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 24.05.2017

 DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 1Drejtoria PPSH.1

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 23.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.L, vjeç 30, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi tek liqeni i Farkës, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 5.2 gr lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Finalizohet operacioni "Pirateria".
Një shtetas në pranga, si dhe procedohen në gjendje të lirë dy të tjerë.
Më datë 22.05.2017, Seksioni për Krimin Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar operacionin "Piraterira", ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
L.T, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Trafik narkotikësh".
Si dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit:
- E. Th, 48 vjeç, banues në Tiranë,
- A. C, 40 vjeç, banues në Tiranë,
Nga kontrollet e ushtruara në ambientet e përdorura për lojëra fatesh, nga shtetasit e sipërpërmendur, janë konstatuar edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Në ambientet në përdorim të shtetasit L.T, janë gjetur:
- 6 aparatura elektronike lojërash fati
- 5 aparate trasmetues Dream Box (shërbejnë për trasmetimin e ndeshjeve në mënyrë pirate)
- 1 tavolinë pokeri
Në ambientet në përdorim të shtetasve E. Th. dhe A. C., janë gjetur:
- 10 aparate trasmetues Dream Box (shërbejnë për trasmetimin e ndeshjeve në mënyrë pirate)

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale, "Fshehja e të ardhurave", "Organizimi i llotarive të palejuara" dhe "Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara", parashikuar nga Nenet 180, 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Gj, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, me anë të mashtrimit, i ka marrë mallra të ndryshme, shtetasit S.K, vjeç 52, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D.B, vjeç 34, banuese në Krujë, pasi dyshohet se, në rrugën Fushë Krujë –Vorë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin E.A, vjeç 20, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar shtetasja D.B, e cila pasi mori mjekim në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, në fshatin Vilëz, shtetasi S.F, vjeç 22, banues në Fshatin Vilëz, në tentativë për të ndaluar fugon tip “Benz”, të pasiguruar në frena, është ngjeshur mbas një peme, ka marrë plagë e si rrjedhojë ka gjetur vdekjen në spital. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 23.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.I, vjeç 68, banues në Tiranë, pasi, në Vorë, në autostradën Tiranë-Durrës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Hunday”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.K, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Sulejman Delvina”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha” . Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin H.Ç, vjeç 65, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 11, u kap duke ushtruar aktivitet të këmbimit valutor pa licencë. Neni 170/ç i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.Xh, 54 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 23.05.2017, rreth orës 13:20, në fshatin Rrushkull, për motive të dobëta ka goditur më armë gjahu duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme shtetasin L.Q 35 vjeç, banues në Sukth i Ri, Durrës.
Si pasojë e një konflikti çasti për motive të dobëta shtetasi L.Q ka goditur me thikë shtetasin Y.Sh 65 vjeç, banues në Durrës, i cili ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës.
Më pas shtetasi L.Q ka goditur me thikë edhe shtetasin E.Xh, ku ky i fundit ka marrë armën e gjahut tip Shotgan 5, kalibri 12 mm, të cilën e kishte në mjetin e tij dhe ka qëlluar shtetasin L.Q, nga brenda mjetit të tij tip Nissan.
Shtetasi E.Xh në momentin që është goditur me thikë nga shtetasi L.Q ka qenë brenda mjetit tip Nissan, ku edhe menjëherë ka marrë armën e gjahut dhe ka goditur shtetasin L.Q.
Gjatë kqyrjes së vendit të ngjarjes u sekuestruan në cilësinë e provave materiale mjetet e kryerjes së krimit:
• arma e gjahut tip Shotgan dhe
•thika.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Vrasja me dashje” parashikuar në nenin 76 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen R.K, vjeç 28, banuese në Durrës, pasi dyshohet se, në rrugën Plepa-Mbikalimi i Shkozetit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me trafikëndarësen e rrugës. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin V.Ll, vjeç 62, banues në fshatin Libofshë, pasi dyshohet se, në qytet, ju  bllokua  mjeti tip “Volkswagen” , i vjedhur jashtë shtetit. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.K, vjeç 34, banues në fshatin Libofshë, Fier, pasi dyshohet se, në fshatin Libofshë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Fiat”, i cili rezulton i vjedhur jashtë shtetit dhe i trafikuar në Shqipëri. Nenet 141/a e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Sektori për trafiqet e narkotikët
Policia bllokon një furgon me një sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike në qytet.
Sekuestrohen 932 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva.
Më datë 23.05.2017, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në qytet po qarkullonte një mjet i dyshuar se mund të transportonte lëndë narkotike, menjëherë u organizuan shërbimet përkatëse të narkotikëve të cilë bënë të mundur:
Rreth orës 22:30, në lagjen "Hajro Çakërri" pranë vendit të quajtur "Kuzum Baba" është konstatuar dhe bllokuar nga ana e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve një furgon tip Benz Mercedes.
Nga kontrolli i ushtruar në këtë mjet, shërbimet kanë gjetur në mënyrë të sistemuar 46 pako të formave dhe përmasave të ndryshme të mbështjella me natriban dhe qese transparente, brenda të cilave ishin mbushur me material bimor në formë boçesh, e ngjashme si ajo e llojit Cannabis Sattiva.
Nga peshimi i lëndës narkotike, ka rezultuar se pesha e përgjithshme është prej 932 kilogramë, e cila është sekuestruar në cilësinë e provës materiale bashkë me furgonin.
Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim shtetasi G.M (për arsye hetimi nuk mund të japim gjeneralitete të plota).
Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë bashkëpunëtor të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale "Prdhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 22.05.2017, në Gjormë-Kurbin, në mjetin kamion trajler të një kompanie të huaj që drejtohej nga shtetasi turk Z.A. 48 vjeç, banues në Turqi, i cili transportonte konstruksione metalike për një kompani në Kurbin, janë konstatuar tre shtetas të mitur afganë, L.R.13 vjeç, S.R. 10 vjeç dhe S.R. 9 vjeç.
Nga verifikimet dhe veprimet e para hetimore, ka rezultuar së këta shtetas të mitur kanë hyrë fshehurazi në mjet pa dijeninë e drejtuesit të mjetit në territorin Grek.
Shtetasit e mitur afganë u dërguan në DRKM Shkodër për proçedura të deportim/ripranimit në vendin e origjinës.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin për vlerësim.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin M.D, vjeç 74, banues në Lezhë, pasi dyshohet se, në fshatin Balldre, në superstradë, tek “Ura e Muratit”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin N.Gj, vjeç 80, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 23.05.2017, në fshatin Mazrrek, në vendin e quajtur “Viziman”, në një shpat mali u gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 6 kg e 221 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni për narkotikët
Vijojnë operacionet për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike.
Operacion antidrogë i koduar "Liqeni".
Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Dibër.
Sekuestrohen në Karicë të Matit 27 kilogramë lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva.
Shpallet në kërkim autori i dyshuar i cili për shkak të terrenit mundi të largohej.

Në kuadër të operacionit "Liqeni", të zhvilluar nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Dibër, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, rezultoi se:
Në vendin e quajtur "Karica" Njësia Administrative Baz, rrethi Mat, u kap dhe u sekuestrua një sasi prej 27 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Lënda ishte e futur në tre thasë plasmasi.
Autori i dyshuar, shtetasi L.B., sapo konstatoj praninë e forcave të policisë u largua me vrap në drejtim të një zone të pyllëzuar.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me efektivat e Komisariatit të Policisë Mat po vijojnë krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e tij.
Materialet do ti kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Mat.


KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin F.Sh, vjeç 34, banues në fshatin Vllahat, Delvinë, pasi dyshohet se, në lagjen Nr. 1, ju bllokua mjeti tip “Toyota”, i vjedhur në Greqi. Neni 141/a i Kodit Penal.

Komisariati Policisë Kurbin
Më datë 23.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Y.V, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”. Nenet 284/2, 333/a dhe 334 të Kodit Penal. 

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases E.Sh, Më datë 23.05.2017, është gjetur dhe ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 23.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen J.M, vjeç 38, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, bashkëjetuesi shtetasi A.Sh, vjeç 49, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për  shtetasin I.B, vjeç 67, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka fyer shtetasen H.H, vjeç 39, banuese në Tiranë. Neni 119 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Moskat”, në lokal, u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.Th, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Frederik Shiroka”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 23.05.2017, rreth orës 03:30, në rrugën “Jordan Misja”, në katin e nëndheshëm të një pallati, ka rënë zjarr, ku është djegur garazhi dhe mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit B.B, vjeç 38, banues në Tiranë. Nga kryerja e veprimeve dyshohet se shkaku i rënies së zjarri është aksidental. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.Gj, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën ‘‘Egnatia‘‘, në aktivitetin e tij është konstatuar lidhje e paligjshme e ujit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan disa tuba që shërbenin për lidhjen e ujit. Punohet për kapjen e shtetasit P.Gj. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.E, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, më datë 02.03.2017, në rrugën “Riza Çuka”, ka dëmtuar me sende të forta dyqanin e shtetases L.L, vjeç 45, banuese në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.Z, vjeç 74, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Jordan Misja”, ka dëmtuar me gurë autobusin, në pronësi të një kompanie. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit K.K dhe A.K, vjeç 61 e 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Xhorxh Bush”, në Kamëz, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me sende të forta shtetasin G.P, vjeç 56, banues në Tiranë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Sami Frashëri”, tek një lokal, ka goditur shtetasin V.B, vjeç 63, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, më datë 23.05.2017, u ndaluan shtetasi E.Gj dhe shtetasi në kërkim E.Gj, vjeç 27 e 24, banues në Tiranë. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.N dhe O.R, vjeç 18 e 17, banues në Tiranë, pasi, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, tek një park, kanë vjedhur telefonin “Samsung J3” dhe 1 orë, pronë të shtetasit T.C, vjeç 22, banues në Tiranë. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, shtetasia F.J, vjeç 23, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 22.05.2017, i është larguar nga banesa bashkëshorti, shtetasi R.J, vjeç 24. Punohet për gjetjen e tij.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen Z.R, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Dibrës”, u kap duke keqtrajtuar fëmijën e mitur. Neni 124/b/2 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.M, vjeç 42, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit, shtetasit B.M, vjeç 64, të cilit iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Z.K, vjeç 28, banues në Tiranë, i arrestuar me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi dyshohet se, në rrugën “Muhamed Deliu”, në lokalin e marrë me qira, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale, 6 makineta të lojërave të fatit. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.S, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se, në banesë, u kap duke bërë punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.Ç, banues në Bathore, pasi dyshohet se, në banesë, u kap duke bërë punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.L, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në autobusin e një linje, tek sheshi “Shqiponja”, i ka vjedhur portofolin me një sasi lekësh, shtetasit A.R, vjeç 44, banues në Belgjikë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, shtetasi B.L, vjeç 18, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se më datë 17.05.2017, në rrugën “Sabaudin Gabrani”, në ambientet e klasës, i kanë vjedhur nga çanta celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasin E.T, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet rrjetit social, ka kanosur me fjalë shtetasin D.T, vjeç 39, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.E, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 18.05.2017, në fshatin Zaltë, në banesë, është konstatuar duke bërë punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.G, vjeç 41, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, bashkëshorti, shtetasi A.D, vjeç 50, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 23.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.P, vjeç 23, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi, në rrugën “Mikel Maruli”, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, telefoni i markës “Samsung Galaxy S5”, pronë e shtetasit M.M, vjeç 29, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Gj, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Unazë të Re, pranë një pallati, ka goditur me grusht shtetasen A.Gj, vjeç 36, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e shtetasit E.Gj. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, më datë 23.05.2017, u ndalua shtetasi D.T, vjeç 32, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 134/2 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim S.K, vjeç 25, banues në Mamurras, e cila e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë të rendit publik”. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin, A.G, vjeç 61, banues në Itali, administrator i një shoqërie, pasi dyshohet se, në vitin 2016, me anë të mashtrimit, i ka blerë një sasi perimesh dhe nuk i ka bërë pagesën, shtetasit S.S, vjeç 53, banues në Golem. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, shtetasja B.I, vjeç 74, banuese në Kavajë, kallëzon se nipi, shtetasi O.I, vjeç 30, banues në Kavajë, i ka dëmtuar banesën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin J.M, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, më datë 22.05.2017, në lagjen nr. 13, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit. Neni 236/1 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.K, vjeç 46, banues në Fier, pasi dyshohet se në fshatin Shkallnur, ku është bashkëpronar me kontratë me shtetasin I.Sh, u kap duke organizuar punën për ndërtimin e një objekti. Nenet 199/a dhe 199/b të Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.R, vjeç 64, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë, e ka dënuar me 3 vjet burgim për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim V.L, vjeç 25, banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka caktuar masë sigurie “Arrest në burg”. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin D.V, vjeç 28, banues në Durrës, pasi, shtetasi O.T, vjeç 56, banues në Kavajë, ka bërë kallëzim se mbesa e tij një shtetase e mitur, vjeç 3, banuese në Durrës, nga data 29.03.2017, ka jetuar me të atin, shtetasin O.T dhe nuk ka informacion për vendndodhjen e saj.

Më datë 23.05.2017, gjatë kontrollit të territorit, në lagjen Nr. 17/1, në Kënetë, në kanalin e ujërave të zeza, janë gjetur mbetje me material bimor të kalbur, e dyshuar Cannabis Sattiva. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Ll.M, vjeç 41, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 13, ka goditur me sende të forta shtetasin B.Ç, vjeç 53, banues në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin N.P, vjeç 56, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 13, ka goditur me grushte shtetasin B.P, vjeç 61, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, shtetasi A.Q, vjeç 52, banues në Krujë, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vajza, shtetasja A.Q, vjeç 18, e cila, është paraqitur në komisariat dhe ka shpjeguar se është larguar pas një konflikti me prindërit. Materialet u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 24.05.2017, rreth orës 00:30, në rrugën nacionale Krujë-Fushë- Krujë , afër Teqes, persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armës i kanë marrë mjetin tip “Benz” shtetasit A.H, banues në Krujë.
Më të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë dhe është ngritur grupi hetimor, të cilët po punojnë për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.K, banues në fshatin Seferan, pasi dyshohet se, në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 23.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin Sh.Ç, vjeç 56, pasi dyshohet se në banesë, vëllai shtetasi H.Ç, vjeç 54, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Gramsh
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Gramsh bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K. M, 58 vjeçe banuese në Gramsh,
S. M, 65 vjeç banues në Gramsh. Arrestimi i tyre u bë pasi në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohen të kenë ushtruar dhunë fizike dhe të kenë kanosur me thikë kunatën e tyre shtetasen Q.M, 47 vjeçe banuese në Gramsh. Gjithashtu fillloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetases Q.M pasi dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike ndaj kunatës shtetases K.M. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 23.05.2017, shtetasi L.B, vjeç 37, banues në  Korçë, kallëzon se, më datë 18.05.2017, në lagjen Nr. 11, shtetasi L.F, vjeç 26, banues në fshatin Plasë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, i ka dëmtuar derën e mjetit tip “Land Rover”. Neni 273 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin P.A, vjeç 46, banues në fshatin Çiflig, pasi dyshohet se, në këtë fshat, ka goditur me sende të forta shtetasin A.P, vjeç 33. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin F.P, banues në fshatin Barç, pasi dyshohet se, pranë banesës u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Kapen në flagrancë duke vjedhur sasi të konsiderueshme nafte në disa mjete (të parkuara) të cilat kryenin punime për ndërtimin e gazsjellësit (TAP).
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas, dy prej të cilëve punonjës të një shoqërie private sigurimi në Korçë.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
1. M.K, 34 vjeç,
2. Sh.Gj, 30 vjeç, të dy banues në Korçë (me detyrë punonjës shërbimi në një shoqëri private të ruajtjes e sigurisë fizike) për veprën penale: “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën, kryer në bashkëpunim ”,
3. Xh.K, 21 vjeç,
4. E.T, 32 vjeç, të dy banues në fshatin Zvezdë, për veprën penale: “Vjedhja, e kryer në bashkëpunim”.
Arrestimi i tyre u bë pasi, më datë 22.05.2017, në krah të aksit rrugor Zëmblak-Zvezdë, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre u kapën në flagrancë duke vjedhur një sasi të konsiderueshme nafte në disa mjete të parkuara, të cilat kryenin punime për ndërtimin e gazsjellësit.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për hetime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.V, vjeç 32, pasi dyshohet se, në Bilisht ka vjedhur mjetin tip “Smart”, në pronësi të shtetasit S.V. Neni 134 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin A.S, vjeç 25, banues në Pogradec, pasi dyshohet se,  në rrugën “Rinia”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Smart”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 23.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.Sh, vjeç 54, banuese në Ersekë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, shtetasi A.K, vjeç 57, banues në Ersekë, ka ushtruar dhunë fizike dhe  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 23.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 57, banues në Ersekë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish bashkëshortes shtetases M.Sh, vjeç 54. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin Q.Sh, banues në fshatin Vlashuk, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin Sh.H, banues në fshatin Vlashuk, pasi dyshohet se në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.L, vjeç 20, banues në fshatin Kraps, pasi dyshohet se, në Patos, në një lokal, pas një konflikti, ka goditur me thikë në shpatull shtetasin I.H, vjeç 69, banues në Patos. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasen N.Sh, banuese në fshatin Hysgjokaj, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Kapet në flagrancë një person, i cili qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet .
Arrestohet shtetasi:
· D.B, 26 vjeç, banues në Fier.
Në kuadër të masave të marra nëpërmjet kontrolleve të ndryshme me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë së qytetarëve, ditën e sotme Policia e Vlorës gjatë një pike kontrolli (postobllok) në lagjen "Kushtrimi" ka bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi të dyshimtë i cili po qarkullonte me automjetin tip "Volkswagen Touareg".
Drejtuesi i mjetit, shtetasi D.B, sapo ka parë pikën e kontrollit të shërbimeve të policisë ka tentuar t'u largohej, por shërbimet i janë vënë në ndjekje në mënyrë të menjëhershme duke bërë të mundur bllokimin dhe kapjen e tij pranë vendit të quajtur "Ish-Fusha e Aviacionit", lagjia "Kushtrimi" Vlorë.
Gjatë kontrollit që i është ushtruar këtij shtetasi (në çantën e krahut) është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
· 1 armë zjarri Pistoletë-Zastava
· 2 krëhëra
· 22 fishekë (7 - të kalibrit 7.62 mm dhe 15 - të kalibrit 9 mm)
· gjithashtu bllokohet mjeti Touareg.
Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.

Më  datë 23.05.2017, gjatë natës, në lagjen “10 Korriku”, është vjedhur me thyerje servisi i shtetasit A.Rr, vjeç 40, banues në Vlorë, ku kanë marrë një kompresor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.H, vjeç 47, banues në fshatin Beçisht, Tepelenë, pasi dyshohet se, më datë 19.05.2017, në lagjen “Pavarësia”, në dyqan, shtetasit D.S, vjeç 42, banues në Vlorë, i ka marrë me qera mjetin tip “Ford” dhe ja ka shitur në një pikë skrapi. Punohet për kapjen e shtetasit A.H. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, Policia ka arrestuar në flagrancë për kultivimin e bimëve narkotike, shtetasin:
- L.B, 63 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, Vlorë, pasi ditën e djeshme, gjatë kontrollit që është ushtruar në banesën e këtij shtetasi në fshatin Mavrovë, Kotë - Bashkia Selenicë, u gjetën disa bimë të dyshuara narkotike të mbjella në bahçen e kësaj banese.
Gjatësia e bimëve narkotike varionte nga 20 cm deri në 30 cm, të cilat u asgjësuan me shkulje.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datën 23.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim B.Xh, vjeç 51, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 1 vit, e 4 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, në rrugën “1 Maji”, pranë një lokali, është gjetur 1 gëzhojë fisheku arme zjarri, e kalibrit 6.35 mm. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, gjatë natës, në Ksamil, është vjedhur me thyerje kioska, pronë e shtetasit D.K, vjeç 56, ku kanë marrë pije freskuese. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin K.I, vjeç 54, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, më datë 22.05.2017, në lagjen “Zinxhira”, ka fyer shtetasin M.D, vjeç 52, banues në Gjirokastër. Neni 119 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin G.A, vjeç 25, banues në Përmet, pasi dyshohet se, më datë 23.05.2017, në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, për shkak të detyrës ka kundërshtuar punonjësin e policisë. Neni 236/1 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit K.K dhe I.K, vjeç 56 e 59, banues në fshatin Valare, pasi dyshohet se, në këtë fshat, kanë kanosur e fyer, shtetaset F.C, S.M dhe S.D, vjeç 34, 51 e 66. Nenet 84 e 119 të Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin J.M, E.K dhe M.D, vjeç 32, 37 e 23, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, shtetasi J.M, në banesë po ndërtonte pa leje, i ndihmuar nga shtetasit E.K e M.D. Nenet 199/a/1 e 199/b të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 23.05.2017, në lagjen “Selam Musai”, në banesë, shtetasi A.G, vjeç 53, duke punuar, aksidentalisht ka rënë nga ballkoni dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin R.O, vjeç 43, banuese në Këlcyrë, pasi dyshohet se, më datë 22.05.2017, në fshatin Varibop, ka goditur me grusht e sende të forta vëllain, shtetasin K.O, vjeç 53. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin S.Z, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, më datë 22.05.2017, në rrugën “Meleq Gosnishti”, ka kundërshtuar e kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë. Nenet 236 e 238 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 23.05.2017, në QSU Tiranë, ka gjetur vdekjen shtetasja A.Z, vjeç 19, banuese në Kolsh, e cila ka konsumuar insekticide. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.K, vjeç 22, banues në Shëngjin, pasi dyshohet se, në afërsi të banesës, ka goditur me grusht shtetasin N.K, vjeç 57, banues në Shëngjin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 23.05.2017,u ndalua shtetasi në kërkim A.K, vjeç 41, banues në Laç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin L.B, banues në Fushë Milot, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar duke bërë ndërtim pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin E.H, vjeç 29, banues në Fushë Thumanë, pasi dyshohet se, në Fushë Gjormë, tek objekti në pronësi, është konstatuar duke bërë ndërtim pa leje me tre punëtor pa kontratë pune dhe të pasiguruar. Nenet 199/a/1 e 170/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin T.N, vjeç 62, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në rrugën Shkodër–Mes, në fshatin Hoti i Ri, duke drejtuar mjetin tip “Hondai”, ka aksidentuar biçiklistin, shtetasin L.K, vjeç 15, banues në Pukë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, në fshatin Gruda Re, në banesën e shtetasit S.A, vjeç 78, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë dhe punohet për kapjen e shtetasit D.M, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, në fshatin Qelez, Pukë, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pushkë model 56, një krehër bosh dhe një kasetë me 500 fishekë model 56. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, shtetasi D.N, vjeç 50, banues në Pukë, ka bërë kallëzim se, më datë 19.05.2017, një person i paidentifikuar, e ka fyer e kërcënuar në telefon. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 23.05.2017, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, efektivat e Komisariatit së Policisë Kukës, bënë kapjen dhe ndalimin të shtetasit të shpallur në kërkim, konkretisht:
-A.T, 46 vjeç, banues në Gostil, Kukës.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi, Gjykata e Apelit Shkodër me vendimin Nr.187, datë.26.04.2016, ka vendosur lënien në fuqi të vendimit nr.78, datë 10.03.2016 të Gjykatës Shkallës Parë Kukës, të cilin e ka dënuar me 8(tetë) muaj burgim, i mbetën për të vuajtur edhe 4(katër) muaj e 27(njëzetë e shtatë) ditë burgim, pjesën prej 3(tre)muaj e 3(tre) ditë burgim i ka vuajtur duke qenë me masë sigurimi “Arrest në Burg” e “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, të parashikuar nga nenet 130/a/1, 137/1, 278/2, dhe 323/1, të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin A.N, vjeç 22, banues në Bajram Curri, pasi dyshohet se, përpara Bashkisë, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka aksidentuar shtetasin I.S, vjeç 56, banues në Bajram-Curri, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 23.05.2017, shtetasi D.T, vjeç 22, banues në Peshkopi, kallëzon se, i është larguar nga banesa, motra shtetasja G.T, vjeç 19. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 23.05.2017, u kap shtetasi në kërkim Xh.Sh, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Policia Kufitare godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 22 pako me peshë 77 KG lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas bullgarë që transportonin lëndën narkotike, si edhe shpallet në kërkim një shtetas shqiptar i dyshuar si bashkëpunëtor i tyre.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare në Qafë-Thanë, në bashkëpunim me Specialistët e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
N.M, 39 vjeç, banues në Razgrad-Bullgari.
Sh.D, 55 vjeç, banues në Silistra-Bullgari.
Si edhe u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit A.G, 45 vjeç (të dhëna të tjera nuk jepen për shkak të hetimeve).
Më datë 23.05.2017 në dalje të Republikës së Shqipërisë, janë paraqitur shtetasit e mësipërm, me një mjet furgon tip “Volkswagen”, të cilin e drejtonte shtetasi N.M.
Nisur nga dyshimet e shfaqura, ky mjet u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për verifikim në vijën e dytë. Gjatë kontrollit në skaner, u shfaqën dyshime se në këtë mjet, mund të ishte fshehur lëndë narkotike.Konkretisht në pjesën e dyshemesë, në një vend të përshtatur u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
22 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 77 kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.
Veprimet proceduriale të rastit, u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Krimeve të Rënda në Tiranë për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 283/a/2/ e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit&Migracionit Sarandë
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë për shtetasin F.L, vjeç 30, banues në fshatin Fushë Mamuras, Kurbin, pasi dyshohet se, më datë 04.05.2017, mbi Konispol, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin për shtetasin M.D, vjeç 30, banues në  Lushnjë, pasi dyshohet se, më datë 03.05.2017, mbi Konispol, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin A.S, vjeç 28, banues në Ballsh, Mallakastër, pasi dyshohet se, në afërsi të PKK Kakavije, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër
Më datë 22.05.2017, në Gjorm, Laç, u kapën tre shtetas afganë, minoren, emigrant të paligjshëm, të cilët u dërguan në një shoqatë, për trajtim të mëtejshëm.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Më datë 23.05.2017, në PKK Morinë, u kap shtetasi në kërkim, A.Ç,  vjeç 15, banues në Kamzë, Tiranë, pasi më datë 06.05.2017, është larguar nga banesa. U njoftua Komisariati i Policisë Nr. 5.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24 orëve të fundit.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 30 personave, është sekuestruar lëndë narkotike dhe armë zjarri.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 2 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 8 persona për narkotikët dhe krimin ekonomik e financiar.
8 persona në kërkim.
Janë kapur 10 persona për vjedhje dhe dhunë në familje.
1 person për krime ndaj personit dhe 1 person për armëmbajtje pa leje.
Janë sekuestruar rreth 1044 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, 3 armë zjarri, 1 armë e ftohtë, 3 krehëra dhe 522 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 63 persona.
Gjatë 24-Orëve janë finalizuar Operacionet konkretisht:

Finalizohet me sukses Operacioni "Liqeni".
Janë sekuestruar 27 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva.
Janë shpallur në kërkim autori i dyshuar i cili për shkak të terrenit mundi të largohej.
Nga Seksioni i Hetimit të Narkotikëve në D.V.P. Dibër.

Finalizohet me sukses Operacioni "Pirateria".
Është vënë një shtetas në pranga, si dhe janë proceduar në gjendje të lirë dy të tjerë.
Nga Seksioni për Krimin Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

 



Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...