Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 23.05.2017

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA1Drejtoria PPSH.1

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Seksioni për narkotikët

Më datë 22.05.2017, u ekzekutua urdhëri i Prokurorit, për shtetasin F.M, vjeç 57, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Lartë Podgoricë, Mali i Zi, e ka dënuar me 11 vjet burg, për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata kriminale”, njohur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 283/a/2 e 333/2 të Kodit Penal.

Më datë 22:05.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit G.K dhe R.H, vjeç 30 e 34, banues në Tiranë, pasi, në rrugën ”Ferit Xhajko”, në mjetin furgon, tip “Benz”, iu gjetën e sekuestruan 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Kokainë, mjeti dhe 2 telefona celular. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.N, vjeç 40, banues në Tiranë, përmbarues gjyqësor privat pranë një shoqërie, pasi dyshohet se në vitin 2010, pranë një banke të nivelit të dytë, shtetases A.D, vjeç 46, banuese në Tiranë, nëpërmjet urdhrave të sekuestros, i ka mbajtur dy herë këste në një muaj, për të njëjtin detyrim të një kredie konsumatore, ku nuk ka mundur ta shlyejë kredinë, në kundërshtim me ligjin. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Më datë 22.05.2017, u ekzekutua urdhri i Prokurorit, për shtetasin në kërkim F.R, vjeç 64, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet kompjuterike

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F. M, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi shtetasi Gj.D, vjeç 32,  kallëzon se më datë 18.05.2017,  shtetasi F. M, nga karta e tij e një banke të nivelit të dytë, i ka tërhequr një sasi lekësh. Neni 143/b i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 22.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.G, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi, në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Mazda”, është përplasur me mjetet e parkuara tip “Volkswagen” dhe “Peugeot”, duke shkaktuar dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.V, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi, në kryqëzimin e rrugës “Besim Fagu” me “Fuat Dushku”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur biçiklistin shtetasin L.M, vjeç 50, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.H, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi, në Paskuqan, në rrugën “Korabi”, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Kawasaki”, është përplasur me autobusin tip “Iveco”, me drejtues shtetasin M.Gj, vjeç 39, banues në fshatin Paskuqan, ku për pasojë, është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim, pasi dyshohet se, më datë 21.05.2017, në Pikën e Kalimit Kufitarë Durrës, gjatë kontrollit të automjetit, në pronësi të shtetasit P.O, u konstatua një kambane e pa shoqëruar me çertifikatë malli.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.B, vjeç 24, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen Nr. 9, Durrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Land Rover”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017 u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen F.T, vjeç 33, banuese në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 15/1, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e  Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.H, vjeç 35, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 16, është përplasur me mjetin e parkuar tip “Benz”, për pasojë është aksidentuar dhe ka vdekur në spital. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në  Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin E.S, vjeç 27, banues në  Krujë, pasi dyshohet se, në fshatin Halil, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi”, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin S.H, vjeç 67, banues në  Krujë, për pasojë është aksidentuar shtetasi S.H dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni kundër krimeve ndaj pronës

Më datë 22.05.2017, rreth orës 09:30 , në lagjen Emin Matraxhiu, pranë parkut Rinia, pranë derës së një diskoje, në pronësi të shtetases I.B, vjeç 26, banuese në Tiranë, ishte vendosur një sasi lënde plasëse, ku u bë çaktivizimi i lëndës plasëse. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 152/1, 22 e 278/1 të  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Goditet një tjetër rast i "Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike".

Sekuestrohen  55 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Më datë 21.05.2017, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore si edhe gjatë kontrollit që shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë ushtruar në fshatin Lin, rreth 300 m pranë një kompleksi kanë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

53 pako të mbështjella me letër natriban, me bimë të dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale rreth 55 kg.

Nga ana e Policisë po punohet për identifikimin, kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Veprimet proceduriale të rastit u kryhen nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasen M.D, pasi ka bërë kallëzim shtetasi P.K, vjeç 49, banues në Bilisht, se ka falsifikuar një dokument kontrate i cili e nxjerrë debitor në një kompani. Punohet për identifikimin e plotë dhe kapjen e saj. Neni 186/3  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni për narkotikët

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin R.N, vjeç 22, banues në fshatin Ferm Çirim, Fier, pasi dyshohet se, në lagjen “Apollonia”, gjatë kontrollit në mjetin tip “Ford”, iu gjet dhe sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasen Xh.M, vjeç 19, banues në Durrës, pa leje drejtimi, pasi dyshohet se, në hyrje të plazhit të Divjakës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka nga rruga, për pasojë është dëmtuar shtetasja Xh.M dhe pasagjerja shtetasja K.V, vjeç 20, banuese në Durrës, të cilat ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290, 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 22.05.2017,u ndalua shtetasi në kërkim G.T, vjeç 59, banues në Patos, Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Neni 135 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Më datë 22.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim E.C, vjeç 55, banues në Vlorë, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Neni 88/1 i Kodit Penal.

Krimet e Rënda finalizojnë me sukses operacion e koduar "DIVIZIONI".

Kapet i kërkuari për "Plagosje të rëndë me dashje" i dënuar me 4 vite e 6 muaj burg shtetasi:

-  V.Z, 57 vjeç, banues në Vlorë (i dënuar më parë për vjedhje).

Më datë 22.05.2017, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda Vlorë, në kuadër të një hetimi disa ditor në ndjekie të këtij shtetasi, kanë bërë të mundur kapjen e tij në banesë, si autorin e ngjarjes së ndodhur në Shtator të vitit 2011.

(Ngjarja)

Më datë 04.09.2011, në fshatin Dhërmi, shtetasi V.Z, ka plagosur rëndë me armë zjarri për motive të dobëta shtetasin Th.D.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë me vendim nr.433, datë 04.10.2012, e ka dënuar këtë shtetas me 4 vite e 6 muaj burg për veprat penale "Plagosje e rëndë me dashje" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve", parashikuar nga nenet 88/1 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin F.A, vjeç 52, banues në Memaliaj, pasi dyshohet të ketë trafikuar mjetin tip “Reange Rover”, i futur kontrabandënga Serbia. Nenet 141/a e 174 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin M.N, vjeç 60, banues në Lezhë, ish faturist në O.Sh.E.E. Lezhë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi P.C, vjeç 87, banues në Grykë Manati, se i ka faturuar energjie elektrike në muajt shtator-tetor 2012, kohë kur në ketë zonë, nuk ka patur energji elektrike. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.F, vjeç 14, banues në Lezhë, pasi dyshohet se, në rrugën “Shtraus”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Chevrolet”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Seksioni kundër krimit  kompjuterik

Më datë 22.05.2017, shtetasi A.K, vjeç 17, banues në Pukë, ka bërë kallëzim se persona të paidentifikuar, i kanë hapur një adresë në rrjetin social me të dhënat e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 293/c i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 22.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.M, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Agush Gjergjevica”, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën e sekuestruan me cilësinë e provës materiale 2 doza, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.H, vjeç 61, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, bashkëshorti shtetasi V.H, vjeç 57, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 22.05.2017, në rrugën “Beqir Luga”, është vjedhur banesa e shtetases E.N, vjeç 46, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Përndjekja”, më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim T.B, vjeç 51, banues në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit Xh.Ç, K.A, A.K dhe Xh.L, vjeç 23, 23, 23 e 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, te Liqeni, iu gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.S, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Sandër Prosi”, në banesë, u konstatua duke kryer punime pa leje. Nenei 199/a i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Xh.S, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në bulevardin “Bajram Curri”, në ambjentet e një shkolle, ka goditur me grusht shtetasin A.M, vjeç 18, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, në rrugën Mentor Xhemali, duke punuar punonjësi i një firme shtetasi L.H, vjeç 43, banues në Tiranë,  i ka rrëshqitur një masë dheu dhe është aksidentuar në këmbë, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.M, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Frosina Plaku”, ka dëmtuar mjetin tip “Benz”, dhe ka kanosur shtetasen L.B, vjeç 34, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e shtetasit S.M. Nenet 84 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.N, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Frederik Shiroka”, iu gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen e mitur E.F, vjeç 17, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Medar Shtylla”, në dyqanin, e shtetasit A.B, vjeç 22, banuese në Tiranë, duke punuar si shitëse, ka marrë xhiron ditore dhe është larguar. Punohet për gjetjen e saj. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.D, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek kryqëzimi i rrugës “Mihal Duri” me rrugën e “Bogdanëve”, në lokal u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, rreth orës 02:40, në bulevardin “Zogu i Parë”, është vjedhur me thyerje Exchange i shtetasit H.B, vjeç 51, banues në Tiranë, ku kanë marrë 200 000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.Sh, vjeç 34, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Gjergj Legisi”, në banesë, i ka vjedhur një sasi lekësh babait, shtetasit M.Sh, vjeç 70. Punohet për kapjen e saj. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.K, vjeç 67, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Gjergj Legisi”, ka goditur me grushte shtetasin Sh.G, vjeç 61, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit S.Ç dhe P.Ç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Halil Hoxha”, në banesë, kanë kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.A, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Eshref Frashëri”, pranë lulishtes, iu gjet e sekuestrua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit D.R, A.S, H.D, P.Ç dhe K.M, vjeç 51, 40, 31, 43 e 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Imer Ndregjoni”, gjatë një konflikti, kanë goditur me grusht shtetasit L.Ç dhe F.T, vjeç 33 e 42, banues në Tiranë, dhe kanë dëmtuar xhamin e lokalit të shtetases L.P, vjeç 53, banuese në Tiranë. Nenet  89, 150 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.D, vjeç 36, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish kunata, shtetasja A.K, vjeç 50, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 22.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.L, vjeç 35, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi G.L, vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.D, vjeç 51, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se në rrugën “Muhamet Deliu”, ka prerë tubacionin e ujit, me të cilin furnizohet, banesa e shtetasit A.N, vjeç 44, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 22.05.2017, u ndalua shtetasi L.S, vjeç 71, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.K, vjeç 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në Bathore, në lagjen nr. 5, u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.K, vjeç 53, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vajzës shtetases S.K, vjeç 19. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 22.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.L, vjeç 60, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se djali, shtetasi J.L, vjeç 29, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Finalizohet operacioni "Recidivistët".

Kryejnë një vjedhje, arrestohen dy shtetas, shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Më datë 22.05.2017, është finalizuar operacioni “Recidivistët”, ku janë arrestuar shtetasit:

 D.D, 27 vjeç, banues në Tiranë

E.H, 20 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Vjedhje".

Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit:

F. H., 18 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Vjedhje".

D. T., 30 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Vjedhje".

 L. S. (po punohet për saktësimin e gjeneraliteteve)

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet të jenë autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 21.05.2017, në rrugën e "Qelqit", ku në magazinat, në brendësi të një fabrike kanë marrë, një kompresor.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kompresori i dyshuar i vjedhur në magazinat e kësaj fabrike.

Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/2-25 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases së mitur F.D, vjeç 15, banuese në Tiranë, më datë 23.05.2017, u gjet dhe deklaroi se ishte larguar nga banesa pasi dyshohet se nga nëna shtetasja F.D, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj si dhe iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin D.K, vjeç 23, banues në Kavajë, pasi dyshohet se, në fshatin Karpen, në oborrin e banesës, ka goditur me grusht shtetasen L.K, vjeç 48. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.G, vjeç 61, banues në Itali, administrator i një shoqërie, pasi dyshohet se në vitin 2016, me anë të mashtrimit, i ka marrë një sasi perimesh dhe nuk i ka bërë pagesën fermeres shtetases Z.S, vjeç 40, banuese në Kavajë. Nenei 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë

Më datë 22.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Sh.Xh, vjeç 47, pasi dyshohet se vjehrri shtetasi F.Xh, vjeç 69, banues në Rrogozhinë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit B.D dhe B.D, vjeç 58 e 45, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se, në Rrogozhinë, kanë goditur me grushte njëri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen K.M, vjeç 62, banuese në Durrës, pasi dyshohet se, ka tentuar të presë damarët e dorës me mjete prerëse dhe ndodhet në QSUT, nën kujdesin e mjekëve. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin L.V, vjeç 40, pasi dyshohet se,  bashkëshortja, shtetasja I.V, vjeç 31, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 22.05.2017, rreth orës 15:30 jemi njoftuar se në Zyrat e Aluiznit, Durrës personat e pranishëm kanë ndjerë një aromë mbytëse.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, ku disa persona kanë shfaqur shqetësime në  frymëmarrje, por pa probleme për shëndetin.

Nga ana jonë është lajmëruar prokurori i gatshëm, Forcat Zjarrëfikëse dhe ambulanca, me qëllim  parandalimin e çdo nevoje emergjente.

Situata në këto momente është normale dhe theksojmë se në ambientet e Spitalit Rajonal Durrës nuk është paraqitur asnjë person.

Është ngritur grupi hetimor dhe pritet të përcaktohet nga ekspertët lloji I lëndës e dyshuar e  hedhur në këtë ambjent dhe zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes. Informacion paraprak.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin  A.D, vjeç 44, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 14, në ambientet e një gjykate, për shkak të detyrës, ka kanosur shtetasin H.B, vjeç 49. Neni 317 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, rreth orës 16:45,  në  gjirin e Lalëzit, është mbytur aksidentalisht në det shtetasi  i mitur I.T, vjeç 17, banues në  Maminas. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 22.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen R.Xh, vjeç 40, pasi dyshohet se,  bashkëshorti shtetasi M.Xh, vjeç 29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 22.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen N.H, vjeç 44, pasi dyshohet se, ish bashkëshorti shtetasi Z.T, vjeç 64, si dhe gruaja e ish bashkëshortit shtetasja P.Ç, vjeç 51, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 22.05.2017 u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen F.T, banuese në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr 15/1, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në  Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.K, vjeç 32, banues në fshatin Baldushk, Tiranë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 6, ka goditur me grushte shtetasin A.D, vjeç 33, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Vijon zbatimi i planit të masave për goditjen e rasteve të kultivimit të fidanëve dhe bimëve narkotike.

Asgjësohen 159 fidanë Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe fillon procedimi penal në ngarkim të Kryeplakut të fshatit Mafsheq.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për kontrolle në sera dhe çdo vendi të mundshëm, me qëllim parandalimin e kultvimit të fidanëve dhe bimëve narkotike,  kanë goditur një tjetër rast.

Në bazë të informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:

 Xh.B, 59  vjeç, banues në Mafsheq, Krujë.

Gjithashtu procedohet penalisht në gjendje të lirë shtetasi:

G.F,  53 vjeç, banues në Mafsheq, Krujë, Kryeplak i fshatit Mafsheq.

Më datë 22.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Mafsheq, Krujë në vendin e quajtur ”Shqezë”,  pranë banesës së shtetasit Xh.B, u konstatuan dhe  asgjësuan me anë të djegies:

159 fidanë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale:

"Kultivimi i bimëve narkotike" në ngarkim të shtetasit Xh.B, parashikuar në nenin 284/2 të Kodit Penal.

"Shpërdorimi i detyrës" në ngarkim të shtetasit G.F,  parashikuar në nenin 248  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 22.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasen L.G  vjeç 36, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se, në banesë, ish bashkëshorti shtetasi H.G, vjeç 41, banues në  Elbasan, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 22.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasen Z.M, vjeç 44, banuese në Elbasan,  pasi dyshohet se, në banesë, ish bashkëshorti, shtetasi Xh.T, vjeç 50, banues në Elbasan, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 22.05.2017, në lagjen “Kongresi”, është djegur pjesërisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E.P, vjeç 28, banues në fshatin Bujqëz, e cila ishte e parkuar në rrugë. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga një defekt në pajisjet elektrike. Materialet i kaluan prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin Sh.L, banues në fshatin Qukës Shkumbin,  pasi dyshohet se, në fshatin Qukës Shkumbin, u konstatua se po ndërtonte një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, shtetasi I.K, vjeç 26, banues në fshatin Dragostunjë, ka bërë kallëzim se, një person i panjohur, është futur në banesë dhe ka kanosur pjesëtarët e familjes e më pas është larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 84 e 112 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 22.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.M, vjeç 25, banuese në Korçë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi, shtetasi Xh.V, vjeç 23, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e  Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin O.K, vjeç 39, banues në Golik, pasi dyshohet se, në Golik, ka plagosur lehtë me grushte shtetasin A.K, vjeç 53. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin O.M, vjeç 38, banues në Ersekë, pasi dyshohet se, në Ersekë, për shkak të detyrës, ka kanosur punonjësin e policisë së rendit.  Neni 238 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 22.05.2017, gjatë natës, në Lapardha, shtetas të paidentifikuar kanë vjedhur lokalin e shtetasit S.V, vjeç 46, ku kanë marrë 7 televizor të markave të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Berat. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.T, vjeç 15, banues në Berat, pasi dyshohet se, në Uznovë, ka kanosur me mjet të fortë shtetasin A.M, vjeç 18. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ura Vajgurore

Më datë 22.05.2017, gjatë natës, në Ura Vajgurore, shtetas të paidentifikuar kanë vjedhur lokalin, pronë e shtetasit K.A, vjeç 53, ku kanë marë 6 televizor të markave të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen  e autorit. Materialet i kalojnë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Berat.  Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 22.05.2017, shtetasi Xh.Sh, vjeç 66, banues në fshatin Cakran, kallëzon se, më datë 20.05.2017, për motive pronësie, është kanosur nga shtetasi K.S, vjeç 64, banues në fshatin Cakran. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më datë 22.05.2017, në aksin rrugor Fier-Rroskovec, në fshatin Belinë, shtetasi A.Ç, vjeç 51, banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Toyota”, ka goditur këmbësoren, një shtetase të mitur, vjeç 9, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Fier për vlerësim. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, gjatë natës, në fshatin Suk 1, Rroskovec, në kasollen e bagëtive, pranë banesës të  shtetasit N.M, vjeç 52, janë vjedhur 2 bagëti të trasha. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Patos

Më datë 22.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.Gj, vjeç 26, banues në Patos, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar 2 muaj burg, për veprën penale ‘’Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë  së rendit publik’’ dhe ‘’Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’’. Nenet 242 e 291 të Kodit Penal.

 

Komisariati i Policisë Lushnjë 

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin A.T, vjeç 35, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se, ka goditur me sende të forta shtetasin G.K, vjeç 50, banues në Lushnjë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.S, vjeç 33, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në lagjen “29 Nëntori”, ka goditur me grushte dhe i ka marrë një telefon celular, shtetasit A.Gj, vjeç 53, banues në Vlorë, me pretendimin se nuk e ka paguar, për punën e bërë. Nenet 277 e 89 të Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen G.Ç, vjeç 35, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në banesë, bashkëshorti shtetasi Th.M dhe vjehrra, shtetësia Sh.M, vjeç 50 e 88, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 22.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.H, vjeç 40, banues në Sarandë, pasi, ky shtetas është kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhë banesën e shtetasit E.U, në lagjen nr.1 Sarandë. Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja e mbetur në tentativë” parashikuar nga neni 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin A.Xh, vjeç 34, banues ne Fier, pasi dyshohet se, në rrugën “ Skënderbeu”, ka kanosur shtetasin M.S, vjeç 49, banues në Gjermani. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, në fshatin Krane, në oborrin e shkollës fillore të këtij fshati, është hequr flamuri i shtetit Grek dhe është hedhur sprajt  mbi fotografinë e një memoriali.

Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 268/1 i Kodit Penal. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen J.M, vjeç 25, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se, në lagjen “18 Shtatori”, ka goditur me grushte shtetasen E.Xh, vjeç 16, banuese në Gjirokastër.  Neni 90 i Kodit Penal.

 

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin K.I, vjeç 54, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se, në lagjen “11 Janari”, ka goditur me grushte shtetaset  Sh.M dhe E.D, vjeç 46 e 45, banuese në Gjirokastër.  Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër,  për shtetasin e mitur  A.A, vjeç 15, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 16.05.2017, në mjetin e shtetasit I.M, vjeç 64, ka vjedhur një sasi lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 22.05.2017, rreth orës 18.00, dy shtetas të pa identifikuar, në rrugën e spitalit, pas një konflikti të çastit  për motive të dobëta,  kanë qëllluar me armë zjarri  në drejtim të gomave të mjetit tip foristradë “Range Rover”, në pronësi të shtetasit B.L, vjeç 34, banues në Balldre, ku është dëmtuar goma e pasme e mjetit. Ne vendngjarje u gjet dhe sekuestrua një gëzhojë pistolete. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 84, 274 e 278/4 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin A.Ll, vjeç 25, banues në Laç, pasi dyshohet se më datë 21.05.2017, në Laç, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin E.M, vjeç 22, banues në Laç. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Gj, vjeç 20, banues në Laç, pasi dyshohet se, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait, shtetasit M.Gj, vjeç 69. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin S.P, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në fshatin Pulaj, Velipojë, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin R.S, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në fshatin Pulaj, Velipojë, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.B, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në fshatin Pulaj, Velipojë, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, në lagjen “Ndoc Mazi”, në oborrin e pallatit duke punuar, ka gjetur vdekjen shtetasi V.M, vjeç 66. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Komisariati i Policisë Vau Dejës

Më datë 22.05.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.M, vjeç 30, banues në fshatin Kroni i Madh, njësia administrative Shllak, Bashkia Vau Dejës, me detyrë kryeplak i fshatit Kroni i Madh, pasi dyshohet se, në vendin e quajtur “Perroj i Fosekut”, pronë publike, ambient i hapur, gjatë kontrollit të territorit, u gjetën të kultivuar dhe asgjësuan dy parcela 104 m², me 97 fidanë bimë të dyshuara narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 284 dhe 300 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë

datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin S.K, vjeç 39, banues në fshatin Mjedë, Shkodër, pasi dyshohet se, në Pukë, në gjendje të dehur, tek lokali i shtetasit A.R, vjeç 47, ka prishur rendin e qetësinë. Neni 274 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 22.05.2017, gjatë natës, në banesë, në fshatin Kujtim, Klos, shtetasit L.C, vjeç 47, i kanë vjedhur disa shpezë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 23, banues në Lezhë, pasi dyshohet se, iu gjet e bllokua një pasaportë e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.B, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, u kap duke udhëtuar me dokumente të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin  H.Z, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, u kap duke udhëtuar me dokumente te falsifikuara. Neni 189 i  Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, në P.P.K. Rinas, u kap shtetasi në kërkim T.B, vjeç 51, banues në Tiranë, për veprën penale “Përndjekja”. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tirane për shtetasin R.S, vjeç  35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në P.P.K. Rinas, ju gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një fishek pistolete e kalibrit 9 mm. Neni 278/3 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u kap shtetasi në kërkim E.T, vjeç 26, banues në Berat, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 11 muaj e 18 ditë burg, për veprën penale, "Prodhim dhe shitje të narkotikëve" dhe " Kultivim të bimëve narkotike". Neni 283/1 e 284 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës

Më datë 21.05.2017, shtetasi E.F, vjeç 29, banues në Tiranë, kallëzon se në P.K.K. Port Durrës, është konfliktuar me shtetasin I.B, vjeç 44, banues në Durrës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Vlorë

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin  Dh.V,  vjeç 29,  banues në Durrës, pasi dyshohet se, më datë 08.05.2017, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin  B.Sh, vjeç 56, banues në Ishëm, Durrës, pasi dyshohet se më datë 20.04.2017, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit&Migracionit Sarandë

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin  Dh.V,  vjeç  29,  banues në Durrës, pasi dyshohet se, më datë 08.05.2017, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 22.05.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin  B.Sh,  vjeç 56, banues në Ishëm, Durrës, pasi dyshohet se, më datë 20.04.2017, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

 

 

 

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24 orëve të fundit.

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 19 personave, është sekuestruar lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 3 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 4 persona për narkotikët.

6 persona në kërkim.

Janë kapur 6 persona për vjedhje dhe dhunë në familje.

Janë sekuestruar rreth 56 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva.


Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 48 persona.

Gjatë 24-Orëve janë  finalizuar Operacionet konkretisht:

Finalizohet me sukses Operacioni i koduar "DIVIZIONI".

Është kapur një shtetas në kërkim  për "Plagosje të rëndë me dashje" i dënuar me 4 vite e 6 muaj burg.

Nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Finalizohet me sukses Operacioni "Recidivistët".

Janë arrestuar dy shtetas, janë shpallur në kërkim 3 shtetas të tjerë për vjedhje.

Nga Efektivët e Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...