Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 25.05.2017

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë1Drejtoria PPSH.1

Seksioni për krimin ekonomik e financiar

Në vijim të informacionit më datë 22.05.2017, që bënë fjalë për arrestimin e shtetasit L.T., më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor dhe për veprën penale “Shkelje e të drejtave të pronësisë industriale”. Neni 149/a të Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për disa punonjës të Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore bazuar në nenin 186 i Kodit Penal.

Tiranë

Finalizohet operacioni "Rent a Car".

Merrte automjete me qera për t'i lënë peng.

Shpallet në kërkim një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 22 automjete.

Specialistët e Sekisonit të Krimit Ekonomik, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit "Rent a Car", ku u bë shpallja në kërkim e shtetasit:

A.B., 43 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar tre herë më parë për veprën penale "Mashtrimi".

Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë shtetasi:

P. C., 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë për vepra të ndryshme penale.

Duke u nisur nga kallzimi i shtetasit O.Xh., përfaqësues i një kompanie për dhënien e automjeteve me qera, ku shtetasi A. B., kishte marrë 5 automjete me qera dhe nuk i kishte kthyer më ato.

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik, kanë arritur të dokumentojnë me prova ligjore, se shtetasi A. B., merrte automjete me qera në kompani të ndryshme dhe më pas i shiste ato me çmim më të lirë se ai i tregut në persona të tretë ose i linte në individë të ndryshëm me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare (peng).

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi P. C., jepte shuma të ndryshme monetare me qëllim përfitimi, ku shtetasve të cilët i kërkonin shumat monetare, për garanci u mbante automjetet apo sende të tjera me vlera të larta monetare.

Në garazh dhe në pjesën e oborrit të banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 automjete, ku 3 prej tyre janë automjete të marra me qera nga shtetasi A. B., pranë një shoqërie për dhënie mjetesh me qera.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

7 automjete të markës "Audi"

5 automjete të markës "Mercedes Benz"

2 automjete të markës "Ford"

2 automjete të markës "Volkswagen"

2 automjete të markës "Peugeot"

1 automjet i markës "Land Rover"

1 automjet i markës "BMV"

1 automjet i markës "Fiat"

1 automjet i markës "Porsche"

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Mashtrimi", parashikuar nga Neni 143/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit A. B. dhe për veprën penale "Fshehje e të ardhurave", parashikuar nga Neni 180 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit P. C.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore

Më datë 23.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.A., vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Golf”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi J.L, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.H, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Kamzë, duke drejtuar mjetin tip “Seat” ka aksidentuar shtetasin R.K, vjeç 56 banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.S, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi tek ura “Vasil Shanto”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 25.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetësia O.T, vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Peugeot” ka aksidentuar këmbësoren S.R., vjeç 29, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.P., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 24.05.2017, në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Opel” ka aksidentuar shtetasen V.M vjeç 38, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës

Seksioni për trafiqet e narkotikët

Durrës, më 25.05.2017.

Nga kontrollet e ushtruara nga Policia  Kufitare dhe Guarda Di Finanza Italiane u gjet në det një sasi e konsiderueshme lënde narkotike.

Sekuestrohen 64.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Vijon puna  për zbulimin e autorëve të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Më datë 24.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare dhe Guardia Di Finanza  Italiane, përballë zënë së Kallmit, në një distancë rreth 5 milje nga bregu i detit, në det janë konstatuar  dhe sekuestruar 7 pako, të dyshuara me lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë kryer veprimet e mëtejshme procedurale dhe peshimin e lëndës,  ku në përfundim rezultoi se pesha e përgjithshme e lëndës narkotike ishte 64.5 kg e futur në 7 pako.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijojnë hetimet për zbulimin e origjinës së lëndës,  identifikimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Trafikimi i lëndëve narkotike" parashikuar në nenin 283/ a të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:

F.K  28 vjeç, banues në Rrashbull, Durrës.

Më datë 24.05.2017, në lagjen Nr.17, Durrës është kapur nga Shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin tip Benz nën efektin e alkoolit në masën 0.55 mg/ litër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës  për veprime të mëtejshme për veprën penale”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar në nenin 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 24.05.2017, shtetasi S.XH, vjeç 62, banues në Elbasan, kallëzon se në Korrik të vitit 2013, i është larguar nga banesa vajza, S.XH, vjeç 24, i cili pretendon, se vajzën mund t’ia kenë trafikuar. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë. Neni 110/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Elbasan

Vijon zbatimi i planit të masave për goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Asgjësohen nga policia 14 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Proçedohet penalisht kryeplaku i fshatit dhe Inspektori i mbrojtjes së pyjeve.

Në zbatim të planit të masave me qëllim parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë kontrollit të territorit në fshatin Ulem Njësia  Administrative Bradashesh, në vendin e quajtur "Përroi i Shinit" në një zonë të pyllëzuar është bërë e mundur konstatimi i 14  rrënjëve  bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Bimët narkotike ishin të sapo mbjella në pronë publike pa pronarë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve përgjegjës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Si rezultat u proçeduan penalisht shtetasit:

A.K, 46 vjeç banues në fshatin Ulem Njësia Administartive Bradashesh me detyrë Kryeplak i fshatit Ulem

Sh.V, 53 vjeç banues në Elbasan me detyrë Inspektor i mbrojtjeve së pyjeve

Këta shtetas dyshohen se me veprimet dhe mosveprimet e tyre nuk kanë dhënë informacion në lidhje me 14 bimë narkotike të gjetura më datë 23.05.2017 të mbjella në fshatin Ulem në tokë shteti.

Ndaj tyre materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan  për veprime të mëtejshme për veprën penale  "Shpërdorimi i detyrës" parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin K.S, vjeç 26, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në Pogradec, u kap me furgonin tip “Ford” duke transportuar 25 topa pëlhure pa dokumentacion, e cila iu bllokua në cilësinë e provës materiale. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 24.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Q.T, vjeç 47, banues në Elbasan, pasi në Zvezdë, duke drejtuar mjetin tip “Nisan” ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjerët B.T., F.T., A.T. dhe E.M, vjeç 46 e 46, 19 e 35, banues në Elbasan e Gramsh, të cilët  ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Pasagjeri B.T, më pas ka ndërruar jetë në spital. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit M.M dhe M.Ç, vjeç 30 e 61, banues në fshatin Petrush, Pogradec e Gurisht, Maliq, pasi dyshohet se në fshatin Symiz, duke drejtuar mjetet tip “Benz” dhe mjetin “Zetor”, pa leje drejtimi, janë përplasur, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i traktorit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier

Seksioni për trafikun e paligjshëm

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin S.M, vjeç 70, banues në Vlorë, pasi dyshohet se mjetin tip “Fiat” që ja ka shitur shtetasit G.K vjeç 22, banues në fshatin Shtyllas, dyshohet se është vjedhur jashtë shtetit. Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Seksioni kundër krimeve ndaj personit

Vlorë

Informacion paraprak

Rreth orës 19:40, në "Sheshin e Flamurit" Vlorë është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një lokali.

Për pasojë kanë mbetur të vdekur 2 shtetas:

R.S., Drejtor i OSHEE-së

E.H., i cili ka ndërruar jetë disa minuta më pas në Spitalin Rajonal Vlorë.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pranë një lokali aty pranë sheshit, ku autorët pasi kanë qëlluar me armë zjarri të dyshuar "Automatik" janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Policia ka ngritur pika kontrolli në qytet, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS

Më datë 24.04.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.RR vjeç 41, banues në fshatin Katundisht, Përmet, pasi në rrugën nacionale, pranë parkut të “Viroit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1

Më datë 23.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.F, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘’Theodhori Bej’’, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, shtetësia F.A, vjeç 57, banuese në Tiranë, kallëzon se më datë 23.04.2017, në rrugën “Beqir Luga", në garazhin e pallatit, i kanë vjedhur një makinë qepëse. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin SH.M, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në lokal u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi O.D dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A vjeç 24 e 24, banues në Tiranë, pasi tek  sheshi “Nënë Tereza”, nga kontrolli fizik, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis  Sativa. Nenet 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 24.05.2017, shtetësia M.A vjeç 46, banuese në Tiranë, kallëzon se me anë të telefonit është kanosur me mesazhe. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, më datë 24.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim R.S dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.L, vjeç 18 e 23, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e K.L. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 25.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.S, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 24.05.2017, në rrugën “Frederik Shiroka”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 25.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.P, vjeç 36, banues në Rrëshen, pasi në rrugën e “Kavajës”, ka prishur qetësinë publike dhe ka thyer xhamin e autobusit të linjës Kombinat-Kinostudio. Nenet 274 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.N vjeç 36, pasi dyshohet se në banesë, ka mbyllur me çelës (të dashurin) shtetasin, S.D vjeç 66. Neni 110 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.SH, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish të dashurës, E.H, vjeç 22, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e A.SH. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.Ç, vjeç 53, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Andon Zako Çajupi”, pranë banesës u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 23.05.2017, në rrugën “Mustafa Dapi”, në banesë është vetëvarur, shtetasi D.P, vjeç 61. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme. 

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.B e H.D vjeç 31 e 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Asim Vokshi”, në kontenierin e mbeturinave u kapën duke vjedhur materiale të riciklueshme. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”, më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.GJ, vjeç 40, banues në Tiranë. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit D.S vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Fortuzi”, ka dëmtuar derën e banesës të shtetasit E.H, vjeç 45. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, në spital ka vdekur shtetasi J.D, vjeç 75, banues në Dibër. Nga veprimet e kryera rezultoi se më datë 16.05.2017, e kanë shtruar të dëmtuar në një aksident automobilistik. Materialet u referuan nëProkurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, si ngjarje aksidentale.

Më datë 24.05.2017, në spital ka vdekur shtetasi N.K, vjeç 55, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi vdekje natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 24.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.F, vjeç 25, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, vjerra, L.S, vjeç 54, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Informacion paraprak.

Më datë 24.05.2017, në një maternitet ka ndërruar jetë, shtetësia E.S vjeç 39, banuese në Qytet Studenti. Punohet për sqarimin e rrethanave të vdekjes.

Komisariati i Policisë Nr. 4

Më datë 23.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim XH.SH, vjeç 31, banues në Kamzë,  pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit R.M e E.M, vjeç 25 e 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek Fresku, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësin e policisë të rendit publik. Neni 236/2 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, gjatë natës, në fshatin Qafë Mollë, është vjedhur banesa e shtetasit E.SH, vjeç 61, ku kanë marrë disa aksesor hidrosanitar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen F.L, vjeç 48, banuese në Kukës, ish punonjëse e një kompanie private, pasi dyshohet se në vitin 2008, me anë të mashtrimit, ka falsifikuar dokumentet, duke i regjistruar 4 numra me kontratë, shtetasit A.C, vjeç 43, banues në Tiranë. Nenet 186 e 143/1 të Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.K, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë natës, në Paskuqan, ka vjedhur lokalin e shtetasit I.P, vjeç 55, ku ka marrë një sasi lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale ’’ Vjedhja’’, më datë 24.05.2017,  u ndalua shtetasi në kërkim I.I, vjeç 39, banues në Tiranë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, në Bathore, në banesë është vetëhelmuar me pesticide bujqësore, shtetësia M.M, vjeç 41, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.P e M.P, vjeç 49 e 38, banues në Paskuqan, pasi dyshohet se në Paskuqan, lokalin e tij, kanë goditur me sende të forta, shtetasin D.D, vjeç 42, banues në Paskuqan. Nenet 89, 150 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasin A.I, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘’Teodor Keko’’, u kap  duke marrë nga kontenieri i plehrave të bashkisë, mbetje të riciklueshme.

Më datë 24.05.2017, në Fushë Mëzes, është vjedhur banesa e shtetasit H.SH, vjeç 52, ku kanë marrë disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhekapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin I.S, vjeç 75, banues në Tiranë, pasi dyshohet se djali, L.S vjeç 49 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 24.05.2017, në rrugën “Teodor Keko”, ka rënë zjarr në zyrën e  shtetasit P.M, vjeç 48, banues në Tiranë, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, ka goditur me grusht shtetasin B.XH, vjeç 42 banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 25.05.2017, në rrugën “Aleksandri i Madh”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit F.A, vjeç 39. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 25.05.2017, në Unazë të Re, në rrugën “Agim Qarri”, kanë tentuar të vjedhin dyqanin e shtetasit SH.G, vjeç 42. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në  Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.H, vjeç 35, banues në fshatin Marikaj, pasi dyshohet se në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.K, vjeç 34, pasi dyshohet se bashkëshorti, E.K vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kavajë

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.G vjeç 61, administrator i një shoqërie private, pasi dyshohet se në vitin 2016, me anë të mashtrimit, i ka marrë 6745 kg. perime dhe nuk i ka dhënë lekët, shtetasit A.XH, vjeç 60, banues në fshatin Luz. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim, për shtetasin E.P, vjeç 72, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Karpen, në kompleksin turistik u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim, për shtetasin L.B, vjeç 73, banues në Tiranë, pasi dyshohet se te “Bishti i Zhurit”, duke drejtuar mjetin tip “Toyota” është përplasur me mjetin tip “Volksvagen” me drejtues S.P, vjeç 66, banues në Elbasan, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët N.P e SH.P, vjeç 76 e 58 të cilët pasi morën mjekimin në spital, u larguan në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin Q.E, vjeç 52, banues në fshatin Domën, pasi dyshohet se në banesë u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës

Më datë 24.05.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 13, në banesë, shtetasit J.Q, vjeç 69,i kanë vjedhur rrjetat e peshkimit.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 5, është vjedhur banesa e shtetases M.R, vjeç 41, ku kanë marrë disa bizhuteri floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:

E. K. 17 vjeç.

Më datë 24.05.2017, në Sukth, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me thikë shtetasin F.V. 17 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

I dëmtuari pas mjekimit të marrë është larguar për në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Plagosja e lehtë me dashje” parashikuar në nenin 89 të Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.F, vjeç 43, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 18, ka kanosur, shtetasin S.S, vjeç 16. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë

Më datë 24.05.2017, në fshatin Thumanë, në gjendje të dehur, aksidentalisht ka rënë nga ura e trenit, shtetasi M.SH, vjeç 54, banues në Kurbin, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin:

XH.XH 51 vjeç, banues në Nikël, Krujë.

Më datë 23.05.2017, dyshohet se ka shkatërruar me anë të djegies (kavaletin e barit)  të shtetasit M.Xh.  57 vjeç, banues në Nikël, Krujë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë  për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkatërrimi i pronës me zjarr” parashikuar në nenin 151  të Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, në fshatin Krastë, para banesës, shtetasit A.H, vjeç 28, katër persona të maskuar, i kanë vjedhur me dhunë mjetin tip “Benz”. Punohetpër identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin L.B, vjeç 71, banues në fshatin Derven, pasi dyshohet se në Derven, duke drejtuar motorin tip “Yixiang” është përplasur me motorin tip “BMV” me drejtues G.C, vjeç 28, banues në  Burrel, me leje drejtimi, për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit, të cilët pas mjekimit në spital janë larguar në banesa. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.GJ vjeç 23, banues në Shijak, pasi dyshohet se në fshatin Vllazërim, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.M, vjeç 50, banues në Sallmone, Shijak, pasi dyshohet se në Sallmone, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan

Më datë 23.05.2017, gjatë natës, në fshatin Llixhë, shtetasit E.Ç, vjeç 24, banues në fshatin Tregan, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 23.05.2017, gjatë natës, në fshatin Llixhë, shtetasit M.TH, vjeç 66, banues në  Kosovë, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik

Më datë 24.05.2017 gjatë natës, në Cërrik, është tentuar vjedhja e banesës të shtetasit R.D, vjeç 57, ku kanë dëmtuar me mjete të forta derën kryesore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.H, vjeç 59, banues në fshatin Rrajcë, pasi dyshohet se në Rrajcë, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin T.K, vjeç 76, banues në fshatin Rrajcë, pasi dyshohet se në Rrajcë, u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.B vjeç 89  banues në fshatin Dvoran,  pasi dyshohet se në Dvoran, ka pushtuar  sipërfaqe tokë, të shtetasit J.R, vjeç 76, banues në Dvoran. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, në lagjen Nr. 15, është vjedhur dyqani i shtetasit A.G vjeç 61, ku kanë marrë 19 paketa cigare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, në lagjen Nr. 2, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit K.DH, vjeç 60, emigrant në Greqi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.N, vjeç 23, banues në fshatin Plasë, pasi dyshohet se në këtë fshat, në lokal u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojrave te fatit. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan dy kompjuter dhe një printer. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec

Më datë 24.05.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec dhe punohet për kapjen e shtetasit A.I vjeç 31, banues në fshatin Çërravë, pasi dyshohet se në fshatin Peshkëpi, ka vjedhur 6 gica, të shtetasit F.K vjeç 56, banues në fshatin Vërdovë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat

Më datë 24.05.2017, nga Seksioni për Krimet, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.K 50 vjeç, banues në Berat, pasi për motive të dobëta ka goditur me grushta dhe kanosur shtetasit A.A 15 vjeç, dhe K.A 19 vjeç, banues në Berat. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Kanosja”, parashikuar nga neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, nga Seksioni për Krimet, u bë ndalimi i shtetasit:

Y.H 59 vjeç, banues në Berat, me detyrë drejtor i një shkolle të mesme, pasi dyshohet se në zyrën e tij ka ngacmuar seksualisht 2 nxënëse të shkollës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ‘’Ngacmim

seksual’’ dhe ‘’Shpërdorim i detyrës’’, parashikuar nga nenet 108/a/2 dhe 248 të

Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ura Vajgurore

Më datë 24.05.2017, nga Seksioni për Krimet, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A.Gj 41 vjeç, banues në Urë Vajgurore, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin L.G 80 vjeç, banues në Urë Vajgurore . Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Plagosje e lehtë me dashje’’, parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.R, vjeç 60, banues në Patos, pasi dyshohet se në Patos, ka fyer shtetasen G.K, vjeç 39. Neni 119 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin F.B vjeç 71, banues në fshatin Drizë, pasi dyshohet se pranë banesës ka hedhur themelet për ndërtimin e një objekti pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë 

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin L.Z, vjeç 43, banues në Fier, pasi dyshohet se në fshatin Ardenicë, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin N.K, vjeç 32, banues në fshatin Gramsh, pasi dyshohet se në Gramsh, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin A.L, vjeç 53, banues në fshatin Gramsh, pasi dyshohet se në Gramsh, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

 Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin T.K vjeç 34, banues në fshatin Gramsh, pasi dyshohet se në Gramsh, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, në fshatin Plug, në banesë ka vdekur shtetasi A.Z, vjeç 57. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë.

Komisariati i Policisë Divjakë

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin  S.M vjeç 46, banues në fshatin Grabjan, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka kanosur bashkëfshatarin, S.SH, vjeç 39. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

Më datë 24.05.2017, në autostradën Levan-Tepelenë, në fshatin Malas, ka rënë zjarr dhe është djegur autobusi tip Bova” i një kompanie private, me drejtues M.H, vjeç 59 banues në Fier. Materialet u referuan Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë

Më datë 24.05.2017, u plotësua kërkesëpadia, për lëshimin e Urdhrit të Mbrojtjes së Menjëhershme, për shtetasin F.P, vjeç 84, pasi dyshohet se nipi, P.R, vjeç 58, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 22.05.2017, në fshatin Dukat i Vjetër, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Z.V, vjeç 61 ku ka dëme materiale. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Më datën 24.05.2017, shtetësia M.SH vjeç 23, banuese në Vlorë, kallëzon se më datë 23.05.2017, në ambientet e spitalit, i kanë vjedhur celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për shtetasin N.D, vjeç 48, banues në Jorgucat, Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen ”Uji Ftohtë”, pranë banesës, ka ndërtuar një mur pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, gjatë natës, në lagjen “Rilindja”, është vjedhur banesa e shtetasit T.S, vjeç 42, ku kanë marrë një sasi  lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin H.B, vjeç 74, pasi dyshohet se më datë 21.05.2017, ka përndjekur, shtetasen J.N, vjeç 30. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, gjatë natës, në lagjen “Bashkimi”, është vjedhur banesa e shtetasit T.S, vjeç 49 ku kanë marrë sende me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u ndalua shtetasi F.I, vjeç 26, banues në fshatin Mërtiraj, pasi në fshatin Mërtiraj, në vendin e quajtur “Përroi i Kaminave”, u kap nga shërbimet e policisë, në afërsi të dy parcelave ku ishin kultivuar 60 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, me lartësi 20-40 cm. Neni 284 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.

Vlorë

Rreth orës 16:30, kemi marrë njoftimin se është mbytur një shtetas në një kanal.

Menjëherë shërbimet janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në Novoselë, ku në një kanal me ujë pas një pike shumice, është gjetur i mbytur shtetasi K.Q., rreth 57 vjeç, banues në fshatin Akërni.

Paraprakisht dyshohet se mbytja mund t’i jetë shkaktuar për shkaqe aksidentale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Komisariati i Policisë Sarandë

Më datë 24.05.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin Q.E, vjeç 50, banues në fshatin Çiflik, pasi dyshohet se në fshat ka kanosur me fjalë, shtetasen M.SH, vjeç 36. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin D.K vjeç 27, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj babait, Z.K, vjeç 54. Neni 130/a  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër

Më datë 24.05.2017, gjatë natës, në Libohovë,  shtetasit T.B, vjeç 31, banues në Libohovë, në oborrin e banesës i kanë thyer xhamin e mjetit tip “Renault”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetaset S.M, B.M dhe F.C vjeç 51, 80 e 34, banuese në fshatin Valare, pasi dyshohet se më datë 23.05.2017, kanë shpifur e kanosur me fjalë, shtetasit N.K e K.K, vjeç 59 e 56, banues në fshatin Valare. Nenet 120 e  84  të Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen, K.N, vjeç 34, pasi dyshohet se ish bashkëshorti E.Z, vjeç 36, nëpërmjet telefonit, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”. 

Komisariati i Policisë Tepelenë

Memaliaj.

Ndalohet një shtetas për veprën penale "Mosdhënie e mjeteve për jetesë".

Nga Specialistët e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë ndalimi i shtetasit :

SH.M, 32 vjeç, banues në fshatin Rabie, Memaliaj.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Gjykata e Shkallës së Parë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, me Vendimin nr 189, datë 08.06.2016, e ka dënuar me 3 muaj burgim, për veprën penale “Mosdhënia e mjeteve për jetesë”, neni 125 i Kodit Penal.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor  të Shkallës së Parë  Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Lezhë

Më datë 24.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, A.S, vjeç 48, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale  “Goditjet për shkak të detyrës”. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, në “Kodër Marlekaj”, në banesë, shtetasit N.M, vjeç 57, i kanë vjedhur 1 kompjuter dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër

Më datë 24.05.2017, shtetasi H.H, vjeç 50, banues në Shkodër, kallëzon se më datë 23.05.2017, në lagjen “Guerile”, në banesë i kanë vjedhur disa bizhuteri floriri, një laptop dhe 4 ora dore burrash. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin R.K, vjeç 18 banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Ahmet Haxhia”, i ka dëmtuar tavanin e mjetit tip “BenzshtetasitJ.K vjeç 60. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës

Më datë 24.05.207, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.V, vjeç 40  banues në Shkodër, pasi dyshohet se gjatë natës, në fshatin Krybushat, ka vjedhur banesën e shtetasit G.Ç, vjeç 33, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për kapjen e N.V.Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.D, vjeç 55, banues në fshatin Mjedë, pasi dyshohet se pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G.L, vjeç 47, banues në fshatin Hot,  pasi dyshohet se në këtë fshat, ka goditur me grusht shtetasinL.Z vjeç 66 banues në Hot. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit F.Q, XH.H, M.B, K.V dhe M.M, vjeç 45, 39, 31, 32 e 43, banues në fshatin Lojme, pasi dyshohet se më datë 23.05.2017, në këtë fshat, me vetëgjyqësi, nuk kanë lejuar punëtorët e firmës që kryen punime, për ndërtimin e ujësjellësit të qytetit. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër

Më datë 24.05.2017, gjatë natës, në fshatin Vojnikë, pranë banesës, shtetases SH.K., vjeç 59, i kanë vjedhur 1 lopë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017 shtetasi R.K, vjeç 53  banues në Peshkopi,kallëzon se i është larguar nga banesa vajza, K.K, vjeç 17. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.

Komisariati i Policisë Mat

Më datë 24.05.2017, gjatë natës, në Burrel është vjedhur banesa e shtetasit E.P, vjeç 29, ku kanëmarrë vlera monetare në euro dhe lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin Y.N, vjeç 38, banues në fshatin Karicë, pasi dyshohet se ka dhunuar banesën e shtetasit H.N, vjeç 52. Neni 112 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas

Më datë 24.05.2017, u transferua nga Italia e ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit, i dënuari me 4 vjet burg, shtetasi A.G,  vjeç 35, banues  në Durrës, për veprën penale “Keqtrajtimi”.

Më datë 24.05.2017, u ekstradua drejt Kroacisë, shtetasi në kërkim ndërkombetar, G.K vjeç 32 banues në Kroaci, pasi Gjykata Supreme Kroaci, e ka dënuar me 1 vit burg, për shkelje të ligjit të drogave. Neni 190/2 i Kodit Penal Kroat.

Më datë 24.05.2017, u ekstradua për në Austri, shtetasi  në kërkim ndërkombëtar, Sh.S, vjeç 38, banues në Resinoc Kosovë, pasi Gjykata e Vienës, Austri, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Pjesmarrje në organizatë Kriminale” dhe “Vjedhje e rëndë” bazuar në Kodin Penal Austriak.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Durrës

Më datë 24.05.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin J.C, vjeç 79 banues në Durrës, pasi dyshohet se mjeti tip “Benz”  që u bllokua, rezulton i vjedhur në Belgjikë. Neni 141/a i Kodit Penal

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë

Më datë 24.05.2017, në P K K, Kapshticë, u kap shtetasi në kërkim H.GJ, vjeç 52, banues në Kamzë, Tiranë, pasi Gjykata e  Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 15 ditë burg për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike". Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 24.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.L, vjeç 26, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 07.05.2017, në S P K M Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër

Më datë 25.05.2017, në  S P K Kakavijë, u kap shtetasi në kërkim ndërkombëtar, F.K,  vjeç 34, banues në Lezhë,  pasi Gjykata e Apelit Ankona, Itali, e ka dënuar me 10 vjet e 5 muaj e 22 ditë burg, për veprat penale ‘’Vjedhje e Grabitje bazuar në Kodin Penal Italian.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24 orëve të fundit.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 19 personave, është sekuestruar lëndë narkotike.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 4 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 4 persona për narkotikët.
5  persona në kërkim.
Janë kapur 2 persona për vjedhje dhe ndërtim pa leje.
1 person i ndaluar për veprën penale”Mosdhënia e mjeteve për jetesë”.

Është arrestuar 1 person për veprën penale” Shkatërrim i pronës me zjarr” dhe 1 person i arrestuar për veprën penale” Prishje e qetësisë publike”.

Është ndaluar 1 person për veprën penale “ Ngacmim seksual” .

Janë sekuestruar rreth 65 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 69 persona.

Gjatë 24-Orëve është finalizuar Operacioni konkretisht:

Finalizohet me sukses operacioni i Koduar “ Rent a Car”
Merrte automjete me qera për t'i lënë peng.

Shpallet në kërkim një shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë një tjetër.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 22 automjete.

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik, kanë arritur të dokumentojnë me prova ligjore, se shtetasi A. B., merrte automjete me qera në kompani të ndryshme dhe më pas i shiste ato me çmim më të lirë se ai i tregut në persona të tretë ose i linte në individë të ndryshëm me qëllim marrjen e shumave të ndryshme monetare (peng).

Në garazh dhe në pjesën e oborrit të banesës së tij, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 22 automjete, ku 3 prej tyre janë automjete të marra me qera nga shtetasi A. B., pranë një shoqërie për dhënie mjetesh me qera.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...