Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 19 MAJ 2017

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 1Drejtoria PPSH.1

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 18.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi, në rrugën e ”Kavajës”, iu gjet e bllokua 522 gr lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.Sh, vjeç 69, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, me anë të mashtrimit, duke falsifikuar dokumentet, shtetasve I.O dhe Sh.P, vjeç 32 e 44, banues në Tiranë, u ka marrë nga nga një sasi eurosh. Nenet 143/2 dhe 180 të Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.Sh, vjeç 69, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, me anë të mashtrimit, duke falsifikuar dokumentet, shtetasve N.B dhe A.M, vjeç 43 e 31, banues në Tiranë e Pogradec, u ka marrë nga një sasi eurosh. Nenet 143/2 dhe 180 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.C, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Bulevardin “Bajram Curri”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni  291 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Ç, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Dibrës“, pranë Medresesë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka përplasur këmbësoren shtetasen A.V, vjeç  19, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh.H, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën e “Kavajës“, përballë një qëndre, duke drejtuar mjetin tip “Benz” , ka aksidentuar biçiklistin shtetasin R.C, vjeç 44, banues në Tiranë,  i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.Z, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi, te sheshi “Karl Topia”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.L, vjeç 27, banues në Durrës, pasi dyshohet se, mjeti kamion, tip “Scania Nederland”, më datë 26.10.2009, është vjedhur në Itali. Neni 141/a i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Vijon puna për goditjen e informalitetit.
Specialistët e Krimit Ekonomik finalizojnë me sukses 2 operacione.
Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme nafte dhe medikamentesh kontrabandë.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas.
Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për goditjen e informalitetit, kanë finalizuar me sukses 2 operacione, të koduara ” Farmacia”dhe ”Gomisti”.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit:
G.M, 45 vjeç, banues në Durrës;
I.T, 46 vjeç, banues në Durrës.
Më datë 18.05.2017, në lagjen Nr.13, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e farmacisë së shtetasit G.M , i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• 99 lloje medikamentesh me një vlerë 400 000 lekë, të cilat nuk kishin pullat fiskale të Agjensisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore Tiranë.

Gjithashtu, në lagjen Nr.3, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në ambientin ku shtetasi I.T punonte si gomist, i’u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
• 220 litra naftë e pa markuar në masën 90%, e cila është kontrabandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale:
•"Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë" dhe ”Fshehja e të ardhurave” në ngarkim të shtetasit G.M parashikuar në nenet 178/2 dhe 180 të Kodit Penal.
• “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe ”Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” në ngarkim të shtetasit I.T parashikuar në nenet 172 dhe 179 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 18.05.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R.D, vjeç 25, banues në Maminas, Durrës, pasi dyshohet se, më datë 17.05.2017, rreth orës 22:40, në fshatin Maminas, duke drejtuar  mjetin tip “Rover”, është përplasur me mjetin tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin A.A, vjeç 57, banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar shtetasit R.D dhe Sh.T, vjeç 58, banues në Durrës, të cilët pas mjekimit në spital ndodhen në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.K, vjeç 59, banues Sarandë, pasi, në lagjen nr. 14, Durrës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Land-Rover”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Më datë 18.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar E.S, vjeç 52, banues në Elbasan, pasi Gjykata Bergamo Itali e ka dënuar me 10 vjet burg për veprën penale të trafikimit të lëndëve narkotike. Nenet 73, 81 e 110 të Kodit Penal Italian.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 18.05.2017, u ndalua shtetasi A.K, vjeç 46, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale të ekspertimit të rremë. Neni 309 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.L, vjeç 47, banues në Pogradec, pasi u gjend e bllokua një sasi minerali kromi që dyshohet pa faturë dhe dokumentacionin përkatës. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.K, vjeç 27, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në fshatin Papërr, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka dalë nga rruga, si pasojë është aksidentuar shtetësja F.K, vjeç 18, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
Më datë 18.05.2017, Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit S.H, 43 vjeç banues në Belsh. Arrestimi i tij, u bë pasi duke drejtuar mjetin në aksin rrugor Elbasan–Cërrik në fshatin Gjergjan është përplasur me biçiklistin shtetasin H.H, 68 vjeç banues në fshatin Thanë Elbasan. Shtetasi H.H, pasi ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Elbasanit është dërguar në Tiranë dhe më pas ka gjetur vdekjen. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin K.S, vjeç 21, banues në  Starovë, Berat, pasi dyshohet se, në fshatin Starovë, është konstatuar në gjendje pune lokali, i bllokuar nga Drejtoria Rajonale Tatimore Berat. Nenet 180 e 181 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 18.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.D, vjeç 39, banues në Berat, pasi, te tregu industrial, Berat, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë finalizuar operacionin e koduar "Driver".
Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:
M.H, 35 vjeç, banues në Fier.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhërin e arrestit ndërkombëtar e cila e ka dënuar me 14 vjet e 6 muaj burg për veprën penale "Trafiki i lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim" parashikuar nga Nenet 110, 73 e 74 të Kodit Penal Italian.
Ndalimi i shtetasit M.H, u bë me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit Italian.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 18.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.D, vjeç 42, banues në Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën”. Neni 135 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimeve ndaj pronës
Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.A, vjeç 32, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në “Jonufër”, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë goditur me sende të forta dhe kanë kanosur shtetasin G.I, vjeç 55, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 89, 84 e 109/b të Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 18.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.C, vjeç 28, banues në fshatin Mali Jushit, Vau Dejës, pasi, në vendin e quajtur Mali Jushit, duke drejtuar motorin tip “Yinxiang”, pa targë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin R.Q, vjeç 27, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekut. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.J, vjeç 42, banues në fshatin Juban, pasi, në segmentin rrugor Mjedë-Kryebushat, në fshatin Kosmaç, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar një shtetase të mitur, vjeç 8, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.D, vjeç 73, banues në fshatin Pentar, Shkodër,  pasi dyshohet se , në rrugën “Eilson”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Policia e Lezhës gjatë 12 orëve të fundit finalizon me sukses operacionin e gjerë antidrogë në rang Qarku të koduar "Horizont".
Si rezultat i tij goditen 2 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike .
Sekuestrohen në total 190 kg lëndë narkotike Marijuanë.
Arrestohen në flagrancë 4 shtetas si dhe shpallet 1 shtetas tjetër në kërkim.

Në Kurbin, u arrestuan 3 shtetas , 1 shtetas u shpall në kërkim si dhe u sekuestruan 153.5 kg lëndë e dyshuar narkotike Marijuanë.
Në Lezhë u arrestua 1 shtetas si dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë e dyshuar narkotike Marijuanë.
Më datë 18.05.2017, në vijim të punës së pandërprerë për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjes para përgjegjësisë penale të autorëve, nga Seksioni kundër narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë , në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar , u finalizua me sukses operacioni i gjerë antidrogë në rang Qarku i koduar "Horizont " .
Si rezultat i tij u goditën 2 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Konkretisht :
Në Kurbin, në vendin e quajtur Fushë - Mamurras, u kap në flagrancë mjeti tip Opel ku brenda tij ishte fshehur lëndë narkotike e paketuar ku në peshë totale rezultoi 153.5 kg.
U arrestuan në flagrancë të dyshuar si poseduesit e kësaj lënde narkotike , 3 shtetasit :
- A.P , 40 vjeç, banues në Tiranë
-A.H, 27 vjeç, banues në Tiranë
- L.L, 40 vjeç, banues në Krujë
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.M. 42 vjeç, banues në Tiranë i dyshuar si bashkëpuntor si dhe punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Në Lezhë, në fshatin Mërqi, u gjetën dhe u sekuestruan 36.5 kg lëndë e dyshuar narkotike Marijuanë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Z.L, 57 vjeç, banues në Lezhë i cili u arrestua në flagrancë si posedues i saj.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të mësipërm të proceduar, u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 18.05.2017 Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në D.V.P.Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetaset/it : M.GJ, 68 vjeçe, banuese në Burrel
B.P, 76 vjeç, banues në Burrel, N.P, 73 vjeçe, banuese në Burrel, A.C, 56 vjeç, banues në Durrës
SH.K, 60 vjeç, banues në Bulqizë.
Procedimi penal ndaj tyre  filloi pasi, dyshohet se shtetasit e mësipërm kanë paraqitur të dhëna të rreme pranë D.R. S.Sh.Dibër duke përfituar pension në mënyrë të padrejtë.
Vepra penale  “Mashtrimi në sigurime”, parashikuar nga  neni 145 i Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 18.05.2017, u arrestua shtetasi I.A, 19 vjeç, banues në Tiranë, pasi tek një fakultet, i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, dy doza me lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sattiva, si dhe një thikë e cila plotëson kushtet e armës së ftohtë, të cilën e dispononte pa leje. Parashikuar nga Nenet 283 dhe 279 të Kodit Penal

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit R.P, vjeç 43, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, nëpërmjet mashtrimit i ka marrë një sasi eurosh, shtetasit T.K, vjeç 34, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.S, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në banesë, në rrugën “Agush Gjergjevica”, është konstatuar duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, shtetasja R.Sh, vjeç 23, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se, më datë 17.05.2017, është larguar nga banesa motra e saj shtetasja E.Sh, vjeç 27, banues në Tiranë, me probleme mendore. Punohet për gjetjen e saj. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 18.05.2017, në rrugën ‘’Ali Demi‘’, është vjedhur biçikleta e shtetasit R.L, vjeç 15, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.V, vjeç 46, banues në rrugën ‘’Mihal Grameno‘’, pasi dyshohet se, në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.T, vjeç 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Ismail Qemali”, ka goditur me grushte shtetasen Z.P, vjeç 31, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasja F.S, vjeç 21, banuese në Tiranë, pasi, afër një fakulteti, në bashkëpunim me një person të paidentifikuar, ka vjedhur me dhunë telefonin shtetases G.L. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit. Neni 139 e 25 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit R.Z dhe R.F, e dënuar më parë, vjeç 26 e 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, kanë detyruar të lypë fëmijën e mitur. Neni 124/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.B, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Pjetër Bogdani”, te një lokal, në gjendje të dehur dhe depresioni, ka tentuar të vetëvritet me një biçak dhe pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.L, vjeç 21, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Sulejman Delvina”, ka vjedhur biçikletën e shtetases K.K, vjeç 24, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 19.05.2017, në rrugën “Margarita Tutulani”, ka marrë flakë në pjesën e motorit, mjeti i parkuar tip “Benz”, pronë e shtetasit Sh.L, vjeç 53, banues në Tiranë, ku ka dëme materiale. Nga veprimet rezultoi se zjarri ka qënë si pasojë e një shkëndije në paketën elektrike. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.T, vjeç 321, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Ismail Qemali”, ka qëlluar me grushte, shtetasen Z.P, vjeç 31, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.B, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Halit Bega”, ka gërvishtur derën e mjetit tip “Benz”, pronë e shtetases V.K, vjeç 44, banuese në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 19.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.V, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, më datë 18.05.2017, në rrugën “Muhamet Allushi”, pas një konflikti, i ka shkuar në banesë dhe ka goditur me grushte shtetasen A.H, vjeç 51 , banuese në Tiranë. Nenet 112/a dhe 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 18.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin E.M, vjeç 65, pasi dyshohet se nusja e djalit, shtetasja L.D, vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.D, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën ‘’Azem Hajdari’’, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, gjatë natës, në Bathore, në oborrin e banesës, është vjedhur motori tip “Dayang“, në pronësi të shtetasit  H.B, vjeç 43. Punohet për  identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 1, Bathore, brenda në mjetin tip “BMV X 5”, me dyer të hapura, janë vjedhur sende personale, në pronësi të shtetasit A.R, vjeç 47, banues në Bathore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni  134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 18.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.H, vjeç 51, banues në fshatin Kashar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 8 muaj burg, për veprën penale “Ngacmimi seksual”. Neni 108/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.Ç, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, gjatë natës, në rrugën “Marie Kraja”, ka vjedhur pjesë, të mjetit tip “Benz, në pronësi të shtetasit A.F, vjeç 46, banues në Korçë. Punohet për kapjen e shtetasit O.Ç. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.A, vjeç 62, banues në Pogradec, pasi dyshohet se, në rrugën “Teodor Keko”, ka vjedhur në një supermarket. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 41, banues në Mëzez, pasi dyshohet se, në Mëzez, mbapa një qendre tregtare, ka goditur me grushte shtetasin I.A, vjeç 52, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin F.K, vjeç 45, banues në Elbasan, pasi dyshohet se ka shmangur detyrimet doganore për kamionin tip “Iveko“, pa targë. Neni 177 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin N.D, vjeç 39, banues në fshatin Synej, pasi dyshohet se, në banesë, është konstatuar duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin Xh.K, vjeç 35, banues në fshatin Gjevur, Peqin, pasi dyshohet se më datë 16.05.2017, nëpërmjet telefonit ka fyer e shqetësuar shtetasen Z.K, vjeç 34. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.S, vjeç 49, banues në fshatin Rrakull, pasi dyshohet se, në banesë, u konstatua duke kryer punime, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.Ç, vjeç 69, banues në fshatin Stërbeg Rrogozhinë, pasi dyshohet se, në fshatin Stërbeg, ka goditur me mjet prerës, shtetasin H.P, vjeç 62, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 89 e 279 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Në vijim të njoftimit të dhënë më datë 22.09.2014, për largimin nga banesa të shtetases K.C 23 vjeçe, banuese në fshatin Shënavlash, Durrës, më datë 18.05.2017, është kapur në Aeroportin e Rinasit dhe i’u dorëzua familjarëve.
Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerit të Policisë Gjyqësore pohon se është larguar me dëshirën e saj, si emigrante në Gjermani.
Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.L, vjeç 31, banues në Durrës, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 3, ka goditur me mjete të forta një shtetas të mitur vjeç 7 banuese në Fier. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, në lagjen nr. 14, në banesë, është rrëzuar aksidentalisht është dëmtuar me një xham të derës shtetasi G.K, vjeç 16, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.Gj, vjeç 54, banues në Manëz, pasi dyshohet se, në Manëz, kryente punime pa leje si dhe aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi T.B, vjeç 52, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Vijon zbatimi i planit të masave për goditjen  e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Asgjësohen 416 bimë Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në zbatim të planit të masave për kontrolle në sera dhe çdo vendi të mundshëm, me qëllim parandalimin e kultvimit të bimëve narkotike, mesditën e sotme kanë goditur një rast të tillë.
Në bazë të informacioneve të marra nga Strukturat Policore dhe pas një pune hetimore të mirëorganizuar, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
S.Rr, 24 vjeç, banues në Zall, Fushë-Krujë.
Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
S.Sh. 23 vjeç, banues në Vorë, Tiranë.
Më datë 18.05.2017, gjatë kontrollit të ushtruar në Krujë, në fshatin Krastë, u konstatuan dhe  asgjësuan me anë të djegies:
416 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit e mësipërm janë kultivues të bimëve narkotike të asgjësuar me anë të djegies.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale"Kultivmi i bimëve narkotike" në bashkëpunim parashikuar në nenin 284/2 të Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Gj.D, vjeç 51, banues në fshatin Luz, Fushë Krujë, pasi, pranë banesës së tij, u gjendën të kultivuara dhe u asgjësuan me anë të djegies 64 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.B, vjeç 45, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në lokalin në lagjen “5 Maj”, iu gjet e sekuestrua një aparat për lojëra fati, i palicencuar. Neni 198 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.J, vjeç 36, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, më datë 16.05.2017, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, gjatë shoqërimit ka kundërshtuar punonjësit e policisë të patrullës së përgjithshme. Neni 236 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.Sh, vjeç 21, pasi dyshohet se vjehrri shtetasi F.Q, vjeç 52, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 18.05.2017, Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Cërrik bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L.B, 29 vjeç banues në fshatin Xibrakë. Arrestimi i tij u bë pasi në fshatin Xibrakë dyshohet të ketë vjedhur disa sende në lokalin në pronësi të shtetasit B.S, 42 vjeç.
Sendet e vjedhura u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.M, vjeç 69, banues në fshatin Rrajcë Fushë, pasi, ka bërë kallëzim shtetasi Sh.M, vjeç 76, banues në fshatin Rrajcë Fushë, se në fshat, i ka zënë rrugën që kalon tek toka. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.Z, vjeç 36, banues në fshatin Katjel, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin R.C, vjeç 50, banues në fshatin Gurrë, pasi dyshohet se, në fshatin Gurrë, u konstatua se po ndërtonte një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin F.G, vjeç 50, banues në fshatin Gurrë, pasi dyshohet se, në fshatin Gurrë, u konstatua se po ndërtonte një banesë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.Ll, vjeç 26, banues në fshatin Bradashesh Elbasan, pasi dyshohet se bërë njoftim të rremë nëpërmjet telefonit. Neni 272 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, shtetasi A.Ç, vjeç 77, banues në fshatin Togëz, aksidentalisht ka rënë nga një kafshë pune dhe për pasojë gjatë rrugës për në spital ka vdekur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.Z, vjeç 36, banues në Përrenjas, pasi dyshohet se, në fshatin Stravaj, ka goditur me grushte shtetasin M.L, vjeç 40. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 18.05.2017, ka bërë kallëzim shtetasi B.C, vjeç 63, banues në Korçë, pasi dyshohet se gjatë natës, kanë vjedhur derën e jashtme të një ambienti. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 17.05.2017, shtetasi Nj.M, vjeç 62, banues në Maliq, i shoqëruar nga familjarët gjatë rrugës për në spital ka vdekur. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë për shtetasit Xh.R dhe S.Sh, vjeç 19 e 60, banues në fshatin Plasë, pasi dyshohet se, më datë 17.05.2017, në fshat, kanë goditur me grushte dhe sende të forta, shtetasin G.A, vjeç 45, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 18.05.2017, rreth orës 16:00, në banesën e shtetasit P.N vjeç 70, ka rënë zjarr, ku janë djegur disa orendi kuzhine si dhe shtetasi i mësipërm ka marrë lëndime në duar, për të cilat ka marrë mjekim në spital. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e një rrjedhje gazi në kuzhinë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 18.05.2017, në lagjen “30 Vjetori”, është vjedhur banesa e shtetasit L.S, vjeç 48, ku kanë marrë një sasi eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin K.P, vjeç 27, banues në Seman, pasi dyshohet se, në Seman, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale iu gjetën dhe bllokuan dy makina elektronike. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Tentojnë të vjedhin naftë në mjetet e një kompanie, ndalohen nga policia 2 autorët e dyshuar si edhe arrestohet në flagrancë roja private pasi qëlloi me armë zjarri të cilën e mbante pa leje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, ndaluan shtetasit:
B.K, 27 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier.
G.K, 28 vjeç, banues në fshatin Kallm i Vogël, Fier.

Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë natës, në fshatin Kallm, kanë tentuar të vjedhin naftën e mjeteve të një kompanie.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi:
B.H, 49 vjeç, banues në Fier (me detyrë roje e një firme private).
Arrestimi i tij u bë pasi në tentativë për të ndaluar personat e mësipërm, ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pa leje.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy gëzhoja pistolete TT dhe automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonin 2 autorët e dyshuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Patos
Më datë 18.05.2017, u ndalua shtetasi në kërkim K.H, vjeç 68, banues në fshatin Zharrëz, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulsive telefonike”. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Policia finalizon operacionin e koduar "Trubulli".
Si rezultat, arrestohen 3 shtetas për vjedhje në bashkëpunim, me qëllim përvetësimin e parave midis njëri-tjetrit.
Arrestohen shtetasit:
1- B.Xh, 61 vjeç, banues në Vlorë.
2- I.M, 38 vjeç, banues në Vlorë.
3- G.Sh, 63 vjeç, banues në fshatin Peshtan, Fier.
Më datë 15.05.2017, në fshatin Mërtiraj, Njësia Administrative Vllahinë-Bashkia Selenicë, gjatë natës, persona të paidentifikuar kanë vjedhur 11 bagëti të trasha (lopë) në stallën e shtetasit P.I., 34 vjeç, me banim në këtë fshat.
Si rezultat i këtij operacioni, pas hetimeve të kryera nga ana e policisë, më datë 18.05.2017 është bërë e mundur identifikimi i menjëhershëm, kapja dhe ndalimi i shtetasve të mësipërm, si autorët e dyshuar në lidhje me këtë ngjarje.
Në bazë të hetimeve të kryera, ka rezultuar se këta 3 (tre) shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kanë vjedhur krerët e lopëve, i kanë transportuar ato me ndihmën e automjetit tip Furgon në pronësi të shtetasit I.M, duke i strehuar në një vend të posaçëm pranë banesës së shtetasit G.Sh në fshatin Peshtan të Fierit.
Policia ka gjetur një pjesë të gjësë së gjallë (8 krerë lopë) si dhe ka bllokuar mjetin tip Furgon.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale "Vjedhja e kryer në bashkëpunim" dhe "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale", parashikuar nga nenet 134/2 dhe 287/b të Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, në lagjen ‘’Lef Sallata’’, në vendin e quajtur ‘’Albano Romina’’, shtetasit B.H, vjeç 28, banues në Patos, persona të paidentifikuar, i kanë vjedhur me dhunë portofolin me një sasi lekësh dhe një telefon Iphone. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 139 Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, në lagjen “Uji Ftohtë”, ka rënë zjarr në mjetin tip “Ford Fokus”, pa targë, në pronësi të shtetasit A.L, vjeç 35, ku ka dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 18.05.2017, rreth orës 22.30, në Konispol, duke punuar, është rrëzuar shtetasi E.Sh, vjeç 32, e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Sarandë.

Më datë 18.05.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.Xh, vjeç 24, pasi dyshohet se, bashkëshorti shtetasi Dh.Xh, vjeç 29, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datën 18.05.2017, shtetasi L.S., 43 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë, ka bërë kallëzim për një automjet tip Autoveturë Xhip, duke pretenduar se ishte i tij.
Pas verifikimit rezultoi se ky automjet është në pronësi të një shtetasi tjetër S.C., 44 vjeç, banues në lagjen nr.4 Sarandë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin K.L, vjeç 38, banues në Ksamil, pasi dyshohet se, duke falsifikuar dokumentet, në një bankë të nivelit të dytë, shtetasi R.I, vjeç 53, banues në fshatin Pandalejmon, ka përfituar një kredi prej një sasi lekësh, ku ka vendosur si dorëzanë pa dijeninë e saj shtetasen J.M, vjeç 34, banuese në Sarandë. Neni 186 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin B.D, vjeç 38, banues në fshatin Krahës, Bashkia Memaliaj, pasi dyshohet se, më datë 17.05.2017, në fshatin Krahës, ka goditur me sende të forta në kokë shtetasin B.D, vjeç 60,  banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 18.05.2017,  u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Sh.D, vjeç 47, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi A.D, vjeç 53, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 18.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin A.N, vjeç 19, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se i vëllai, shtetasi J.N, vjeç 21, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.M, vjeç 41, banues në Balldre, pasi dyshohet se, nëpërmjet telefonit, ka fyer e kanosur shtetasin Gj.P, vjeç 29, banues në Ishull Shëngjin. Nenet 275, 84 e 119 të Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, në fshatin Dajç, është vjedhur banesa e shtetasit L.M, vjeç 58, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më date 19.05.2017, rreth orës 04.07, në lagjen Kodër Mulliri, ka rënë zjarr në kasollen e bagëtive të shtetasit P.S, 60 vjeç, ku janë djegur pjesërisht mjeti tip kamionçinë dhe një motorvarkë plastike që ndodheshin pranë kasolles, nuk ka dëmtime në njerëz dhe bagëti. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 18.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.P, vjeç 27, banues në Laç, pasi, në kundërshtim me vendimin e gjykatës vazhdimisht ka kanosur dhe shqetësuar ish të fejuarën e tij shtetasen B.B vjeç 22, banuese ne Laç. Neni 321/2 e 275 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin A.H, vjeç 21, banues në Milot, pasi dyshohet se, në rrugën ”1 Maji”, ka kanosur shtetasin G.H, vjeç 44, banues në Milot. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 18.05.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Xh.G, vjeç 25, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se vjehrra, shtetasja T.G, vjeç 54, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 18.05.2017, gjatë natës, në fshatin Oblikë, në afërsi të banesës, shtetasit Gj.Q vjeç 38, i kanë vjedhur disa koshere me bletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, në fshatin Grudë e Re, është tentuar të vidhet banesa e shtetases D.G, vjeç 42. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.L, vjeç 23, banues në fshatin Dobraç, pasi, për në fshatin Dobraç, te një treg, ka goditur me mjete të forta shtetasit P.Z dhe F.Z, vjeç 51 e 25. Neni 89 i Kodit Penal.

Vijojnë kontrollet e territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.
Asgjësohen 924 bimë e fidanë Cannabis Sattiva dhe 154 gr lëndë të dyshuara Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë 1 shtetas, 7 shtetas procedohen në gjendje të lirë dhe shpallen në kërkim 3 të tjerë.
Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Shkodër gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur ish Reparti Ushtarak, fshati Gimaj, Njësia Administrative Shalë, Shkodër, pronë publike, ambient i hapur, u gjetën dhe u asgjësuan gjithsej 40 bimë (kubikë) të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva, dhe 160 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva të mbira në mënyrë të çrregullt.
Gjithashtu gjatë kontrollit të territorit në Njësinë Administrative Pult, fshati Plan, vendi i quajtur qafa e Boshit, pronë publike, ambient i hapur, u gjetën të kultivuara 3 (tre) parcela dhe u asgjësuan gjithsejt 687 bimë të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva, fidanë.
Për këto raste procedohen në gjendje të lirë:
L.K, 76 vjeç, banues në lagjen “Skenderbeg” Shkodër.
D.K, 62 vjeç, banues në fshatin Gimaj Njësia Administrative Shalë Shkodër, me detyrë Kryeplak fshati,
P.A, 49 vjeç, banues në fshatin Abat Shkodër, me detyrë Administrator i Njësisë Administrative Shalë Shkodër
P. Rr, 43 vjeç, banues në lagjen “Partizani” Shkodër, me detyrë Kryeplak i fshatit Plan.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim për shtetasin:
Gj. Sh 31 vjeç, banues në fshatin Plan Njësia Administrative Pult Shkodër.

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Aliaj, në vendin e quajtur pylli Rragamit, Njësia Administrative Kastrat, Malësi e Madhe, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan një parcelë gjithsej, me 25 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva, fidanë gjithashtu pas kontrollit të banesës së G.K, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës matriale 154 gr, të dyshuara Cannabis Sattiva.

Për këtë rast u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
G.K, 59 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe,
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit:
G. K. 29 vjeç, banues në fshatin Aliaj, Malësi e Madhe.

Nga shërbimet e Komisariatit Policisë Pukë gjatë kontrollit të territorit, në afërsi të banesës të shtetasit Z.Gj, në territorin e Bashkisë Pukë, Njësia Administrative Gjegjan, fshati Mesul, vendi i quajtur Kodra, zonë e pyllëzuar, pronë publike, u gjetën të kultivuara dhe asgjësuan 12 bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sattiva fidanë.

Për këtë rast shpallet në kërkim shtetasi:
Z.GJ, 57 vjeç, banues në lagjen Markatomaj Lezhë,
Gjithashtu procedohen në gjendje të lirë:
N.J. 48 vjeç, banues në fshatin Mesul Njësia Administrative Gjegjan Pukë, me detyrë Kryeplak në fshatin Mesul,
A.P. 37 vjeç, banues në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Inspektor i Drejtorisë së Sherbimit pyjor Pukë,
F.J. 43 vjeçe, banuese në fshatin Gojan i Vogël Pukë, me detyrë Kryetare e Njësisë Administrative Gjegjan Pukë,
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitje narkotikëve” kryer në bashkëpunim dhe "Moskallëzimi i krimit" të parashikuara nga nenet 284-25, 283 dhe 300 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasen F.C, vjeç 33, banuese në Tropojë, pasi, ka bërë kallëzim bashkëshorti, shtetasi P.C, vjeç 37, se bashkë me fëmijët është larguar jashtë shtetit, pa dijeninë e tij dhe pa prokurë për fëmijët. Punohet për kapjen e shtetases F.C. Neni 127 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 18.05.2017, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filluan procedimi penal në gjendje të lirë, për shtetasin:
R.D, 43 vjeç, banues në  Fushë-Alie, Dibër.
Procedimi penal ndaj tij filloi pasi  gjatë kontrollit të ushtruar  në ambientet e lokalit në përdorim të tij, ka kundërshtuar Inspektorët e Autoritetit  Mbykqyrës të lojërave të fatit, pasi ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.
Në  cilësinë e provës materiale u sekuestruan:
- dy  njësi qëndrore, dy monitor, dy mauza dhe dy tastiera, një printer, katër tv plazma.
Veprat penale “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore”, “Organizimi i llotarive të palejuara”,  “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga nenet 235/1, 197 dhe 180/1 , të Kodit Penal.

DREJTORIA E PERGJITHSHME PER KUFIRIN&MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit&Migracionit Rinas
Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.O, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në P.K.K, Rinas, në dalje, gjatë kontrollit fizik iu gjetën e bllokuan një sasi eurosh, të pa deklaruara. Neni 179/a i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u kap shtetasja në kërkim K.C, vjeç 23, banues në Shenavlash, Durrës, pasi më datë 20.09.2014, është larguar nga banesa pa adresë.

Më datë 18.05.2017, u ekstradua nga Greqia, shtetasi në kërkim A.V, vjeç 27, banues në Dibër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg  për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” dhe “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”. Nenet 190/1 e 297 të Kodit Penal. Ju dorëzua patrullës së Drejtorisë të Përgjithshme të Burgjeve.

Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasen E.S, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, gjatë kontrollit, në çantë iu gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale 1 fishekë pistolete i kalibrit 9 mm. Neni 278/2 i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, u ekstradua nga Hollanda shtetasi në kërkim kombëtar E.L, vjeç 33, banues në Has, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg për veprën penale "Përndjekja''. Neni 121/a/2 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Korçë
Në vijim të komunikatës datë 08.05.2017, që bën fjalë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”, më datë 18.05.2017, në luginën e Teodoricës, Pustec, u kapën dhe sekuestruan 10 kafshë pune, që dyshohet se janë kontrabandë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 174 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Gjirokastër
Policia Kufitare Kakavije godet një tjetër rast të "Trafikimit të lëndëve narkotike".
Sekuestrohet 6 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë një shtetas.
Më datë 18.05.2017, në Pikën Kufitare Kakavijë, nga punonjësit e Policisë Kufitare u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikut të lëndëve narkotike.
Në dalje të Republikës së Shqipërisë është paraqitur shtetasi K.K me automjetin tip "Benz". Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e këtij shtetasi u gjetën 10 pako me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva, me peshë totale 6 kg.
Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër u bë arrestimi në flagrancë i drejtuesit të mjetit :
K.K, 29 vjeç, banues në Fier.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve ", parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Më datë 18.05.2017, në vendin e quajtur “Konizma”, në afërsi të fshatit Kakavije, janë kapur shtetasit O.O, B.A, H.A, A.A, B.A dhe A.A, vjeç 24, 36, 23, 11, 8 e 6, me kombësi, marokene e siriane, të cilët, dyshohet se kanë kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Greqia për në Shqipëri, nga fshati Kakavijë. Në përfundim u proceduan me urdhëra largimi vullnetar.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Shkodër
Më datë 18.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit H.D dhe N.B, vjeç 41 e 53, banues në Dobrac, Shkodër, pasi dyshohet se, në liqenin e Shkodrës, janë kapur duke gjuajtur për peshk në mënyrë të paligjshme. Neni 204 i Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin&Migracionin Kukës
Më datë 18.05.2017, në  SPK Morinë, në hyrje, u kap shtetasi në kërkim O.L, vjeç 36, banues në Tiranë, autorë i dyshuar i vjedhjes së automjetit, më datë 15.03.2017, në Vlorë. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24 orëve të fundit.
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.
Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 38 personave, është sekuestruar lëndë narkotike dhe armë zjarri.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 6 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 15 persona për narkotikët, trafiqet e paligjshme dhe krimin ekonomik e financiar
1 person për krime ndaj personit dhe 1 person për veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës.
7 persona në kërkim dhe 1 person për armëmbajtje pa leje.
Janë kapur 7 persona për vjedhje.
Janë sekuestruar rreth 197 kg lëndë e dyshuar Cannabis Sattiva, 1 armë zjarri dhe 1 armë e ftohtë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 82 persona.
Gjatë 24-Orëve janë finalizuar Operacioni konkretisht:
Finalizohen me sukses 2 operacione të koduara ” Farmacia”dhe ”Gomisti”.
Janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme nafte dhe medikamentesh kontrabandë.
Janë arrestuar në flagrancë dy shtetas.
Nga Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Finalizohet me sukeses Operacioni i koduar "Driver".
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Finalizohet me sukses Operacionin antidrogë i koduar "Horizont".
Janë goditur 2 raste të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike .
Janë sekuestruar në total 190 kg lëndë e dyshuar narkotike Marijuanë.
Janë arrestuar në flagrancë 4 shtetas si dhe është shpallur 1 shtetas tjetër në kërkim.
Nga Efektivët e Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.

Finalizohet me sukses Operacioni i koduar "Trubulli".
Janë arrestuar 3 shtetas për vjedhje në bashkëpunim, me qëllim përvetësimin e parave midis njëri-tjetrit.
Nga Efektivët e Policisë në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Maj 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...