Tiranë Policia ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt"

Tiranë tirane

Policia ka arrestuar në flagrancë 4 shtetas për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt"

Më datë 11.07.2017, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në zbatim të planit "Për ruajtjen e parametrave dhe sigurisë në rrugë", kanë arrestuar në flagrancë, shtetasit :

- M.Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë në bulevardin "Bajram Curri" Tiranë, pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip "Ford" dhe është përplasur me mjetin tip "Volksvagen" duke i shkaktuar këtij të fundit dëme materiale.

- M.M., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë në rrugën "Sokrat Miho" Tiranë pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip "Zongshen".

- A.Z., 21 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas u kap në rrugën "5 Maji" Tiranë duke drejtuar mjetin tip motorr "Lifan", pa leje drejtimi përkatës.

- R.L., 18 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u bë në rrugën "5 Maji" Tiranë, pasi ky shtetas u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin motorr tip "Daygan", pa leje drejtimi përkatës.

Policia Rrugore po vijon punën për parandalimin dhe ndëshkimin e shkelësve rë Kodit Rrugor me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...