Lezhë Ushtron dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdueshme dhe në prezencë të fëmijëve ndaj bashkëshortes së tij , arrestohet në flagrancë nga policia.

Lezhë 13ARME

Ushtron dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdueshme dhe në prezencë të fëmijëve ndaj bashkëshortes së tij , arrestohet në flagrancë nga policia.

I sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe 11 fishekë pa leje

Më datë 12.07.2017, nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

- F.K, 44 vjeç , banues në Zejmen në Lezhë

Ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, në mënyrë të përsëritur e në prezencë të fëmijëve , si dhe duke e kërcënuar me një armë zjarri , bashkëshorten e tij.

Gjithashtu , gjatë kontrollit të ushtruar , iu gjet një armë zjarri pushkë model 56 me 11 fishekë brenda në pushkë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale " Dhuna në familje " "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...