Tiranë. Vijon puna nga Policia Rrugore për parandalimin dhe ndëshkimin e shkelësve rë Kodit Rrugor me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Tiranë. Vijon puna nga Policia Rrugore për parandalimin dhe ndëshkimin e shkelësve rë Kodit Rrugor me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë. 1Drejtoria PPSH.1

Në këtë kuadër gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt".

Më datë 12.07.2017, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në zbatim të planit "Për ruajtjen e parametrave dhe sigurisë në rrugë", kanë arrestuar në flagrancë, shtetasit :

- E. D., 27 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën "Ali Demi" u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin motorr të tipit "Yamaha" pa leje drejtimin përkatës.

- S.G., 25 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në rrugën "Abedin Rexha" u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin tip "Lifan" pa leje drejtimin përkatës.

- M.B., 19 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi këtij shtetasi u bë pasi në afërsi të Ministrisë të Shëndetësisë u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin tip motorr pa leje drejtimi përkatës.

- P.H., 23 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi këtij shtetasi u bë pasi në rrugën "Abedin Rexha" u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin motorr tip "Lifan", pa leje drejtimi përkatës.

- S.B., 42 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë , pasi në rrugën "5 Maj" u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin motorr të tipit "Yamaha" pa leje drejtimi përkatës.

- B.D., 19 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë, pasi në rrugën "5 Maj" u kap në flagrancë duke drejtuar mjetin motorr pa leje drejtimi përkatës.

Policia Rrugore në kuadër edhe të masave shtesë për përballimin e fluksit gjatë sezonit veror do intensifikojë masat parandaluese dhe ndëshkuese për zbatimin e rregullave të Kodit Rrugor.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...