DVP Vlorë Policia ka sekuestruar një mjet lundrues në Himarë.

DVP Vlorë d.p.p.v

Policia ka sekuestruar një mjet lundrues në Himarë.

Proçedohet penalisht pronari i mjetit.

Më datë 12.07.2017, Policia ka filluar proçedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit N.T., 26 vjeç, banues në Tiranë, për arsye se:

Nga kqyerja që i është bërë mjetit lundrues tip gomone me gjatësi 3 m dhe gjërësi 1.5 m, me motor tip ''Suzuki'' rreth 9.9 KF në Himarë, ka rezultuar se ky mjet është pa dokumentacion regjistrimi dhe pa deklarim për lëvizjen e tij.

Materialet janë referuar në Prokurori ndaj këtij shtetasi për shkelje të ligjit Nr.8663 datë 18.09.2000 ''Për regjiistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundrues me motor me tonazh nën 20NT'', ''Mungesa e matrikullimit ose e regjistrimit'' (neni 24) dhe ''Zhvendosja ose përdorimi i një mjeti pa autorizim'' (neni 29 pika 1).

Policia ka bërë sekuestrimin dhe ruajtjen e mjetit lundrues në Portin e Himarës.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...