Kukës. Vijojnë kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike, në gjithë Qarkun e Kukësit.

Kukës. Vijojnë kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike, në gjithë Qarkun e Kukësit. 13KUKES

Asgjësohen 120 rrënjë bimë narkotike të kultivuara. 

Procedohet në gjendje të lirë inspektori i pyjores, për "Moskallzimi i krimit".

Më datë 12.07.2017, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë
Kontrollit të ushtruar në fshatin Shengjergj, Tropojë, gjetën të kultivuara 120 bimë narkotike, në një zonë të pyllzuar.

Bimët u asgjesuan më anë të djegies, ku pesë rrënjë u morën në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve të para proceduriale, u procedua në gjendje të lirë inspektori i pyjores, shtetasi H.H., 57 vjeç, banues në Pac, Tropojë.

Procedimi ndaj tij filloi për veprën penale "Moskallzim krimit", parashikuar nga neni 300 i K.Penal.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

Materialet i kaluam për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

13KUKES.jpg1

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...