Policia e Shtetit - Masa ndëshkimore për punonjësit e Policisë të Stacionit të Velipojës, për neglizhencë në detyrë për parandalimin e ndërtimeve pa leje - Shkrihet Stacioni i Policisë Velipojë

Policia e Shtetit 13velipoje
- Masa ndëshkimore për punonjësit e Policisë të Stacionit të Velipojës, për neglizhencë në detyrë për parandalimin e ndërtimeve pa leje
- Shkrihet Stacioni i Policisë Velipojë

Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako urdhëroi Drejtorinë e Standarteve Profesinale “Për kryerjen inspektimit, verifikimin e ndërtimeve pa leje në Njesinë Administrative Velipojë, si dhe masat e marra nga Policia, për vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetësave që kanë kryer ndërtime pa leje në këtë territor”.

Në datë 7 korrik 2017 u krye inspektimi në Stacionin e Policisë Velipojë, Komisariati i Policisë Shkodër.

Nga verifikimet dhe veprimet e kryera rezultuan disa ndërtime pa leje, si dhe u konstatuan këto mangësi nga Policia vendore:
• Mosnjohja e situatës në lidhje me kontrollin e territorit për ndërtimet e paligjshme kryesisht në zonën e plazhit (përgjegjësi ka ndihmës specialisti i Policimit në Komunitet, specialisti për Krimet dhe Shefi i Stacionit të Policisë).
• Nuk janë zbatuar detyrat e përcaktuara në aktet e ardhura nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit (me përgjegjësi ngarkohet Specialisti për Krimet dhe Shefi i Stacionit të Policisë Velipojë).

Nisur nga shkeljet e konstatuara është vendosur:
- shkarkimi nga detyra i Shefit të Stacionit të Policisë Nënkomisar E.Gj.
- pezullimi nga detyra i Specialistit për Krimet Nënkomisar D.S.j dhe ndaj tij nis hetimi disiplinor
- fillimi i ecurisë disiplinore për shkelje të rënda displinore ndaj Nd/Specialistit të Policimit në Komunitet, Inspektor P.N.

Policia e Shtetit është e vendosur të ndëshkojë ashpër çdo paligjshmëri, përfshirë edhe masat ndaj punonjësve të saj, kur konstatohen shkelje në detyrë. E në këtë kuadër, ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast që konstatojnë.

13velipoje1

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...