Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 13.07.2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Informacion paraprak.
Më datë 12.07.2017, ora 15:25, Korçë, në fshatin Zaroshkë, poshtë malit Ivan, në vendin e quajtur “Pylli me pisha”, ka rënë zjarr, i cili u fik në orën 22.00. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Informacion paraprak
Më datë 12.07.2017, ora 18:00, në fshatin Molisht Sinjë, tek “Bregu i Agos”, Berat, ka rënë zjarr, në kodrinë me pisha, u njoftuan specialistet e zjarrfikseve dhe specialisti i Emergjencave në Prefekturë. Punohet për fikjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Informacion paraprak.
Më datë 12.07.2017, ora 18:20, në fshatin Kalasë, Delvinë, ka rënë zjarr, digjen shkurre dhe kullota, në vend janë dërguar shërbimi i policisë, i zjarrfikës  dhe ai pyjor, të cilët mbajnë në kontroll zjarrin, pasi rrezikohen dhe disa banesa. Punohet për fikjen e zjarrit.

Më datë 12.07.2017, ora 15.30, në Malin e Milese, Konispol, në parcelat  nr. 15 e nr. 18,  ka rënë zjarr dhe janë djegur 150 ha me shkurre, mëlleze dhe lisa.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 12.07.2017, ora 14.00, në afërsi të lagjes nr. 2 Laç, në shpatin e malit të mbjellë me pisha janë krijuar dy vatra zjarri me sipërfaqe 30 m2 e 5 dy, ku janë djegur disa pisha. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për  vlerësim si ngjarje aksidentale Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, ora 19.25, në afërsi të  fshatit Torovicë, Lezhë, në mal ka rënë zjarr dhe si pasoje është djegur rreth 1500 m2 me shkurre, dhe ferra. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për  vlerësim.

Më datë 12.07.2017, ora 14.00, në fshatin Dragush, në një arë me sipërfaqe 2 dy, në pronësi të shtetasit F.L, vjeç 43, ka rënë zjarr ku janë djegur ferra dhe bar. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Informacion paraprak.
Më datë 12.07.2017, ora 14:05, në fshatin Mes, Shkodër, në kodra afër Digës Shtodrit, ka rënë zjarr në pyll me pisha dhe shkurre, larg banesave, i cili është fikur.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Informacion paraprak

Më datë 12.07.2017, ora 14:30, në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, në shpat mali sipër Tamarës, afër kufirit, ka rënë zjarr në pyll me shkurre, larg banesave. Punohet për fikjen e zjarrit.

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin R.B, vjeç 26, banues në Durrës, pasi dyshohet se  në lagjen nr 13, ka goditur me sende të forta shtetasin M.M, vjeç 33, banues në Boros, Suedi. Neni 90 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Informacion paraprak.
Më datë 12.07.2017, në Llaman, Himarë, një mjet lundrues tip “Xheska”, rrezikohej të mbytej i cili drejtohej nga shtetasit A.GJ dhe L.Ç, vjeç 32 e 26 banues në Durrës e Tiranë, u shpëtuan dhe u rimorkiua mjeti lundrues në bregdet, pa probleme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Informacion paraprak
Më datë 12.07.2017, në Shëngjin, shtetasi A.G, vjeç 28, banues në Shëngjin, duke u larë në det është hedhur nga një lartësi e është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.M, vjeç 38, banues në Levan Fier bazuar në nenet 128/b e 22 të Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Tiranë.
Ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim:
E.D 48 vjeç, banues në Tiranë.
Më datë 12.07.2017 Specialistët e Hetimit të Korrupsionit pranë D.V.P. Tiranë kanë bërë të
mundur kapjen e shtetasit në kërkim E.D, për arsye se:
Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin e datës 29.06.2017, ka caktuar masën e siguris “Arrest në burg” për veprën “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe funksionarëve të lartë publikë, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 319 / 25 i Kodit Penal. Nga hetimet e kryera, dyshohet se ky shtetas ka tentuar të korruptojë gjyqëtaren për të dhënë një vendim gjyqësor në favor të një të dënuari në IEVP - në e Rogozhinës.


Seksioni për krimet ndaj jetës
Tiranë.
Policia zbardhi ngjarjen e ndodhur natën e kaluar në rrugën “Sabaudin Gabrani”  ku mbetën të plagosur 2 shtetas.
Arrestohen 2 shtetas në flagrancë dhe  shpallen në kërkim 4 të tjerë.
Në datë 11.07.2017, rreth orës 23:29, në numrin e Emergjencave 112 u njoftua për 2 shtetas të plagosur me armë zjarri në rrugën “Sabaudin Gabrani”.
Në vendin e ngjarjes shkuan disa shërbime policore, të cilat kryen të gjitha veprimet hetimore për zbardhjen e ngjarjes.
Nga veprimet e kryera ka rezultuar se shtetasit F.F. 25 vjeç dhe  E.F. 25 vjeç, duke udhëtuar me mjetin tip “Wolksvagen Golf”janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasit M.Gj., 25 vjeç dhe Xh.V., 25 vjeç.
Konflikti ka precipituar deri në përdorimin e armëve të zjarrit ndërmjet tyre. Për pasojë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën shtetasit Xh.V., 27 vjeç dhe J.G., 25 vjeç.
Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 gëzhoja, 4 automjete të përdorura nga autorët dhe 2 telefona.
Shërbimet e policisë kanë arrestuar shtetasit:
      J.SH 25 vjeç banues në Tiranë
      XH.V  27 vjeç, banues në Tiranë
për veprën penale “ Moskallëzim i krimit”, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.
Vazhdon puna për gjetjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të 4 personave të shpallur
kërkim.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 12.07.2017, u arrestua në flagrancë A.Z, vjeç 21 banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maj”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.L, vjeç 18, banues në Shkozë, pasi në rrugën “5 Maj”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u arrestua në flagrancë E.D, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.H, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën ‘’5 Maji’’, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip ‘’Lonxia’’. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.SH, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi në Bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.P, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën ‘’Llazi Miho’’, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip ‘’Dayang’’. Neni 291 i Kodit Penal.


Më datë 12.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.M, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘’Sokrat Miho’’, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip ‘’Zongshen’’. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.H, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Dali Ndreu”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka  aksidentuar motoçiklistin DH.K, vjeç 65, banues në Tiranë, i cili pasi mori ndihmë mjekësore në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.S, vjeç 48, banues në Tiranë,  pasi dyshohet se, në rrugën “Siri Kodra”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin K.GJ, vjeç 6 banues në Tiranë, i cili pasi morri ndihmë mjekësore në spitali, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi S.G vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Abedin Rexha”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin, tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.B, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Piaxho”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi P.H, vjeç 23 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Abedin Rexha”, u kap duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.B vjeç 52, banues në Tiranë, pasi në rrugën "5 Maji", u kap duke drejtuar mjetin motorin, tip "Yamaha", pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.T, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën "5 Maji", u kap duke drejtuar mjetin motorin tip "Yamaha", pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.D, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, u kap duke drejtuar mjetin motorin, pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.G vjeç 67 banues në Koxhas, Shijak, me leje drejtimi, pasi dyshohet se   në fshatin Shenapremte, Durrës, duke drejtuar motorin tip “Yinxiang”, ka dalë jashtë rruge, për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B vjeç 33,banues në Elbasan, pasi në lagjen Qemal Stafa, u kap duke drejtuar  pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.07.2017, u  referuan materialet në Prokurorie e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.L, vjeç 28, banues në Leskovik, Ersekë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se  në dalje të qytetit Korçë, duke drejtuar mjetin tip “Landrover”, ka aksidentuar shtetasin S.GJ, vjeç 57, banues në fshatin Bulgarec, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë  12.07.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi L.D, vjeç 19, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 2, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Motor”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim I.Ç, vjeç 21, banues në Ura Vajgurore, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të ‘’Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor’’. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për  shtetasin T.L, vjeç 80, banues në fshatin Daullas, Fier, pronar i një furre buke në fshatin Hasturkas Libofshë, pasi dyshohet se  i ka marrë 12 kv grurë për ta konvertuar në bukë, shtetasit A.Z, vjeç 51  banues në Hasturkas, të cilit nuk ja ka kthyer. Nenet 180, 143 e 181 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin  M.Q, vjeç 68, banues në fshatin Qeparo-Himarë, pasi dyshohet se  në vitin 2008, në fshatin Qeparo, duke falsifikuar dokumentet, në Z.R.P.P.Vlorë, ka regjistruar në emrin e tij 3000 m2  tokë, truall pronë e shtetases F.D, vjeç 48, banuese në Vlorë. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.A, vjeç 36, banues në Sarandë, pasi në rrugën Qafë Bot-Krane, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volsvagen”, ka goditur 3 krerë dele. Nenet 150, 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, në Sarandë, në rrugën “Lefter Talo”, shtetasja B.B vjeç  54, banuese  në Kaliforni, Amerikë, me leje drejtimi duke drejtuar motorin tip “Piaggio”, ka dalë nga rruga e për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital, ku pasi morri mjekim është larguar në banesë.  Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 12.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.B vjeç 28, banues në Vinjoll, pasi në aksin e rrugor të fshatit Skuraj, është kapur me leje drejtimi të mjetit, të falsifikuar. Neni 186 e 190 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Sektori për trafiqet e narkotikët
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi GJ.A, vjeç 28, banues në fshatin Tarovicë, Lezhë, pasi përballë spitalit të vjetër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin  motorin  tip “Suzuki”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 12.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim Z.Y, vjeç 30 banues në Podujevë, Kosovë, pasi Gjykata e rrethit Gjyqësor Kukës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kontrabande me mallra te tjerë”. Neni 174 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Q, vjeç 24 banues në fshatin Zarisht, Has, pasi në aksin rrugor Golaj-Krume”, u kap pa leje drejtimi duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Burrel
Nga Specialistët e Seksionit për hetimin e ngjarjeve të qarkullimit rrugor,  filloi procedimi
penal në gjendje të lirë për shtetasin P.Gj, 51   vjeç, banues në  Suç-Klos.
Procedimi ndaj tij filloi pasi:
Rreth orës 22.50, në aksin rrugor Burrel-Klos, në vendin e quajtur “fushorja e fshatit Suç”
shtetasi M.Ll,  duke drejtuar motorrçikletën tip “Yamaha”  është përplasur me mjetin tip
Traktor bujqësor,  që drejtohej nga shtetasi P.Gj.
Nga hetimet e kryera nga grupi hetimor rezulton se  drejtuesi i motorrit, përpara se të
afrohej tek mjeti traktor, ka humbur kontrollin duke devijuar drejtimin, dhe më pas ështe
përplasur me mjetin traktor.
Si pasojë e kësaj përplasje drejtuesi i motorrit ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Në lidhje me veprimet e kryera nga Policia për këtë ngjarje, është mbajtur kontakt i
vazhdueshëm me Prokurorin e gatshëm në Mat.
Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale ”Shkelje e
rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.M, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Arben Broci”, me vetëgjyqësi, shtetases H.M, vjeç 44, banuese në Tiranë, i ka prishur murin e shkallëve të banesës. Nenet 150 e 277 të Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, në rrugën “Bajo Topulli”, është gjetur në banesë i pajetë në fazën e dekompozimit shtetasi P.D, vjeç 64, banues në Tiranë. Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale, pritet ekspertiza e mjekësisë ligjore. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 12.07.2017, gjatë natës, në rrugën “Shyqyri Brari”, është vjedhur banesa e shtetasit S.K vjeç 29, i dënuar më parë, ku kanë marrë një kasafortë me bizhuteri të ndryshme floriri. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Shkozë, ka goditur me grushte shtetasin P.M, vjeç 49, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset S.R e shtetasen V.R, vjeç 18 e 16 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Idriz Dollaku”, te nje market në pronësi të shtetasit O.T, vjeç 28, banues në Tiranë, kanë tentuar të vjedhin disa mallra ushqimor. Nenet 134, 22 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.H, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Krrabë, ka goditur me mjete të forta shtetasin e mitur A.Q, vjeç 14 banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.D, vjeç 73, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në Selitë, ka ndaluar shërbimin e policisë se do bënte dorëzimin e një pushke, pa fishekë, duke mos pasur dijeni se afati i dorëzimit të armëve dhe municioneve luftarake ka mbaruar. Neni 278 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.P, vjeç 24, banues në Fier, pasi dyshohet se  më datë 06.06.2017, në rrugën “Mine Peza”, me anë të mashtrimit, shtetasit S.M, vjeç 34 banues në Tiranë, i ka marrë nje sasi euro. Punohet për kapjen e K.P. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetases I.S, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, duke i shpërdoruar besimin, i ka marrë nje sasi dollaresh, shtetasit E.K vjeç 21, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasin S.XH, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në banesë bashkëshortja E.XH, vjeç 41, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet  i  kaluan Gjykatës së Rrethit  Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.K, vjeç 41, banues në rrugën “Foto Janku”, pasi dyshohet se  në banesë, kanë konstatuar rilidhje të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.K, vjeç 36, banues në rrugën “Eshref Frashëri”, pasi dyshohet se  në banesë, kanë konstatuar rilidhje të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit R.T dhe K.K, vjeç 19 e 60, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Dritan Hoxha”, janë goditur me grushte me njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Ç, vjeç 14, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  rreth 2 javë më parë, në banesën e shtetasit V.K, vjeç 36, banues në Institut Bujqësor, ka vjedhur 20 tuba hekuri dhe nje sasi lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.H vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës A.V vjeç 32, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.N vjeç 39, banues në fshatin Farkë e Vogël, pasi dyshohet se , në rrugën “Imer Ndregjoni”, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e rrugës, ku zbatues teknik i punimeve është B.N, është dëmtuar kabulli i internetit dhe sistemit të IT, në Komisariatin e Policisë Nr. 4, të Qarkullimit Rrugor dhe në nje kompani. Neni 156 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.H, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në fshatin Derje, në Shën Gjergj, me vetëgjyqësi, ka pushtuar tokën e shtetasit E.M, vjeç 31, banues në Shkozë. Nenet 200 e 277 të Kodit Penal.

Më datë 10.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.K, vjeç 28, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  bashkëjetuesi, V.D, vjeç 31, në mënyrë sistematike, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

Më datë 10.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.A, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  u gjet në Tiranë, duke u larguar nga vendi i dënimit, pasi ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 323 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit M.M, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “4 Dëshmorët”, ka kanosur për jetën, shtetasin I.DH, vjeç 61, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.N, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  shtetasit K.T, vjeç 28, banues në Tiranë, i ka vjedhur nje sasi lekesh. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.Ç, vjeç 55 banues në Tiranë, përfaqësues ligjor i nje shoqerie private, pasi dyshohet se në rrugën “Andon Sllovodana”, në një banesë 3 katëshe, nuk kishte marrë asnjë masë sigurimi dhe është rrëzuar një armaturë e katit të parë, e si pasojë është dëmtuar rëndë shtetasi G.N vjeç 58, banues në Tiranë. Neni 289 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, në rrugën “Muhamet Deliu”, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur në banesën e shtetasit Z.M, vjeç 61, ku kanë marrë disa bizhuteri. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.D, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në banesë, në mënyrë të vazhdueshme ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses B.K, vjeç 28 banuese në Tiranë dhe më pas është larguar duke braktisur fëmijën e tij 4 muajsh. Nenet 130/a e 124 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.M vjeç 54, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasen, N.B, vjeç 30, banuese në Paskuqan. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.A, vjeç 33, banues në Kamzë, pasi dyshohet se  në rrugën “Shen Stefani“, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D.S vjeç 80, banuese në Kamzë, pasi dyshohet se  në rrugën “Manhatan“, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.K, vjeç 46, banues në Laknas, pasi dyshohet se  në banesë, u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.K vjeç 46, banues në Laknas, pasi dyshohet se  në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatave që bëjnë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 12.07.2017, ora 11:00, u bë ekzekutimi i urdhrit të ndalimit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.GJ, vjeç 22, banues në Laknas, Kamzë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.B vjeç 54, banues në Babru Kamzë, pasi dyshohet se  në banesë, është konstatuar nga punonjësit e OSHEE-së, me rilidhje të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethti Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.L, H.L dhe ZH.M, vjeç 45, 75 e 61, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Paskuqan, kanë goditur me grushte njëri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 12.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.L vjeç 34, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  bashkëshorti E.L vjeç 33, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Më datë 12.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen O.SH, vjeç 26, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se  bashkëshorti V.SH, vjeç 33, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.07.2017, gjatë natës, në rrugën “Besim Imami”, kanë vjedhur banesën e shtetasit R.Ç, vjeç 62 ku kanë marrë 1 kompjuter, 1 lap-top dhe 1 telefon të markës “Samsung”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.L, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  ka ushtruar dhunë fizike, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, shtetases J.D, vjeç 24, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.P, vjeç 41, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se në banesë, ushtron dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes H.P, vjeç 33  neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Mashtrimi”, më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.GJ, vjeç 22 banues në Laknas Kamzë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit XH.P dhe F.M, vjeç 51 dhe 21, banues ne Bilaj Fushë Krujë dhe në Domje Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugë pranë kryqëzimit të Prezës, kanë kanosur dhe goditur me grushte njëri-tjetrin. Nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.GJ, vjeç 46, banues Domje, pasi dyshohet se në Domje, në banesë, është konstatuar duke kryer ndërtim, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 12.07.2017, gjatë natës, në lagjen nr. 1, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit M.B vjeç 69. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.A, vjeç 26, banues në Kavajë, pasi dyshohet se  në Kavajë, në mjetin tip “Smart”, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 doze lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, në plazhin e “Spilles“, në parkingun e nje restoranti shtetasit T.G, vjeç 70, banues në Tiranë, i kanë vjedhur 4 sensorë të prapakolpit në mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017,  gjatë natës, në lagjen nr. 1 Kavajë, është vjedhur mjeti tip “Ford Fiesta” në pronësi të shtetasit G.K vjeç 44, banuese në Kavajë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 12.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme  për shtetasen M.H, vjeç  40, banues në Durrës, pasi dyshohet se  bashkëshorti A.H, vjeç 46, ka  ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.07.2017, në rrugën Taulantia, shtetasit V.R, vjeç 52 banues në Tiranë, në mjetin e tij tip “Benz”, i kanë vjedhur nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.A, vjeç 59, banues në Durrës, pasi dyshohet se  në fshatin Shetaj, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u ndalua shtetasi K.SH, vjeç 25, banues në Durrës, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprën penale të kanosjes e armëmbajtjes pa leje. Neni 84 e 278/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin LL.LL, vjeç 37, banues në fshatin Prosek, Mirditë, pasi dyshohet se  në fshatin Shetaj, ka ndërtuar një pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.Xh, vjeç 14, banues në Durrës, i akomoduar në Qendrën e Zhvillimit Rezidencialë Durrës, pasi dyshohet se, punonjësit e Qëndrës, i gjetën e bllokuan 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit E.S dhe F.G, vjeç 31 e 32, banues në Durrës, pasi dyshohet se  më datë 12.07.2017, në Spitallë, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me grushte shtetasin M.N, vjeç 48 banues në Durrës. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 12.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 54, banues në fshatin Borizanë, pasi dyshohet se  në Borizanë, pranë fabrikës së çimentos u kap duke djegur një furrë gëlqere, me mbetje lëkure, goma të ndryshme dhe lëndë drusore. Neni 201 i Kodit Penal.

Krujë, më 12.07.2017.
      Në vijim të njoftimit ku në zbatim të Plan- operacionit për kontroll në të gjithë territorin   për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike,   ku
operacioni  u krye  mbi bazën e informacioneve policore konkretisht në Kodrën e Vrionit në Fushë-Krujë u evidentuan dhe u asgjesuan 54 bimë cannabis sativa, të kultivuara në tokë  të hapur rishtas,  ju informojmë se;
Po mbi bazën e  informacioneve policore si dhe  veprimeve profesionale të kryera nga Policia e Fushë-Krujëes, rreth orës 16:00  të ditës së sotme  Efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë kanë bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R.M 21 vjeç, banues në Fushë-Krujë, si autor të dyshuar të 54 bimëve Cannabis Sativa rë kultivuara në Kodrën e Vrionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale" Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, shtetasi  E.K, vjeç 37, banues në Arrameras, kallëzon se i është larguar nga banesa djali E.K, vjeç 15. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë.

Më datë 12.07.2017, shtetasi B.Z, vjeç 46, banues në Krujë, është dëmtuar me sende të forta dhe pasi ka marrë mjekimet në spital, është larguar për në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit F.H,  G.H dhe O.H, vjeç 47, 34 e 54, banues në Krujë, pasi dyshohet se  më date 12.07.2017, në “Gurra e kullait”, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë goditur me grushte shtetasin E.D, vjeç 47, banues në Krujë. Nenet 90 e 25 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 12.06.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.V, vjeç 62, banues në Elbasan, pasi dyshohet se  në rrugën “28 Nëntori”, duke drejtuar  autobusin është dëmtuar duke rënë nga shkallet e derës së mjetit, pasagjeri B.K, vjeç 64, banues në fshatin Labinot Mal i  cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290  i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e punohet për kapjen e shtetasit  R.T, vjeç 20, banues në Elbasan, pasi dyshohet se  në  lagjen 5 Maji, ka kanosur e goditur me grusht  shtetasin M.D, vjeç 50, banuese në Elbasan. Nenet 84 e  90 të Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Y.D, vjeç 63, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se, në banesë, u konstatua ndërhyrje  në aparatin matës të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.B, vjeç 31, banues në Elbasan, pasi dyshohet se  në  lagjen “Haxhias”, ka goditur me grushte shtetasin P.H, vjeç 45 banuese në Elbasan. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D.Ç vjeç 44, pasi dyshohet se   në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes M.Ç, vjeç 33. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin V.V vjeç 49, banues në fshatin Dëshiran, pasi dyshohet se  ka kanosur shtetasin A.T vjeç 40 banues në Elbasan. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.K, vjeç 46, banues në Përrenjas, pasi dyshohet se  në Përrenjas, ka goditur me grusht shtetasin R.K, vjeç 46 banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 12.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.K, vjeç 37, pasi dyshohet se  bashkëshorti I.K, vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 12.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.Ç, vjeç 41 pasi dyshohet se  bashkëshorti K.Ç, vjeç 46 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin E.SH vjeç 62, pasi dyshohet se  vëllai K.SH, vjeç 57, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 12.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.SH vjeç 53, banues në fshatin Qafëzez, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprat penale ”Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”. Nenet 130/a/1 dhe 321/2 të  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit K.S dhe P.S, vjeç 16 e 49, banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se  në Lapardha, kanë goditur me grusht shtetasin F.P, vjeç 17, banues në Lapardha. Nenet  89  të 25 të Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat dhe punohet për kapjen e shtetasit E.P, vjeç 20, banues në fshatin Moravë,  pasi dyshohet se  në lagjen “Uznovë”, në hotelin e shtetasit F.B, vjeç 53, banues në Uznovë, ka vjedhur disa shishe me pije alkoolike në banakun e hotelit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin F.B vjeç 22, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se  më datë 12.07.2017, në lagjen ”Llukan Prifti”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të patrullës së policisë rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit V.J, vjeç 60, banues në Fier, pasi dyshohet se  në lagjen Apolonia, nga në banesë, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit, V.Z, vjeç 49, banues në Fier, pasi dyshohet se  në lagjen Apolonia, në banesë, është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 12.07.2017, në fshatin Kosovë e Vogël, ka rënë zjarr në kodrën me shkurre dhe ullinj, ku është djegur një sipërfaqe me shkurre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.N 47 vjeç, banues në fshatin Mazhaj, Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 12.07.2017, duke drejtuar motorçikletën
tip ”Lifan”, pa targa, i pa paisur me leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, ka dalë nga
rruga e për pasojë është dëmtuar vetë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e personelit mjekësor. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin N.B, vjeç 57, banues në Divjakë, pasi dyshohet se  në Divjakë, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip ”Yinxiang”, është përplasur me një traktor bujqësor tip “Dum- Dum”, pa targë, i parkuar në anë të rrugës, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 291 i Kodit Penal.

Lushnje
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan
shtetasin e shpallur në kërkim:
XH.D., 49 vjeç, banues në Lushnjë.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Dhuna
në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.
Shtetasi XH.D., ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, shtetases Gj.D, 46
vjeçe dhe vajzës së tij 11 vjeçare.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për  shtetasin A.SH, vjeç 43, banues në Divjakë, pasi dyshohet se  në Divjakë, ka pushtuar tokën e babait S.SH, vjeç 65 banues në Divjakë. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 12.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.L,  vjeç 62, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se  në banesë, nusja e djalit P.L, vjeç 28 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen E.M, vjeç 45, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se  ka shqetësuar me telefon shtetasen A.Q vjeç 44, banuese në Vlorë. Neni 275 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 10.07.2017, që bën fjalë për kultivimin e bimëve narkotike në fshatin Drashovicë, më datë 12.07.2017, u bë ndalimi i shtetasit DH.T, vjeç 56 banues në fshatin Drashovicë, Bashkia Selenicë, Vlorë. Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.Z, vjeç 34, banuese në  Vlorë, pasi dyshohet se  bashkëshorti V.S vjeç 49, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Informacion paraprak.
Vlorë
Informacion paraprak
Rreth orës 21:20, në lagjen "24 Maji" Vlorë, në rrugën pranë shkollës së mesme "J.Minga" ka ndodhur një konflikt midis disa personave.
Grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes por nuk kanë konstatuar persona të lënduar apo dëme të tjera.
Policia ka shoqëruar njërin nga personat e përfshirë në konflikt, më të cilin po punon për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.
Po kryhen veprimet e mëtejshme në lidhje me dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Informacion paraprak.
Më  datë 13.07.2017, ora 02.00, ka shkuar në Spitalin Rajonal Vlorë, shtetasi B.K 48 vjeç, banues në fshatin Novoselë, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë në fshatin Babicë, është rrëzuar nga biçikleta dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Paraprakisht dyshohet per ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasit L.L, V.L dhe J.L, vjeç 38, 62 e 33, banuese në Konispol, pasi dyshohet se  më datë 11.07.2017,  kanë kanosur me fjalë, shtetasin V.L,  vjeç 44, banues në Sarandë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 12.07.2017, ora 14:30, në fshatin  Goricë, pranë pompave të ujit, është shfaqur një vatër zjarri, ku si pasojë e përhapjes më shpejtësi është djegur një sipërfaqe rreth 7 ha,  me bar e shkurre të thata. Nga veprimet e kryera, zjarri mendohet të ketë rënë nga një shkëndije elektrike në linjën që furnizonte pompat e ujit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për ngjarje aksidentale.  

Komisariati i Policisë Lezhë
Lezhë
Më datë 12.07.2017, rreth ores 02:30,  është marrë njoftim se në Kalivaç në  Lezhë, është djegur plotësisht një automjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se është djegur automjeti furgon  Benz në pronësi të shtetasit A.Gj. 47 vjeç , banues në Kalivaç,  i cili ka qënë i parkuar në ambientet e banesës së shtetasit P.C. banues në Kalivaç .
Nga veprimet hetimore të deritanishme rezulton që zjarrvënia të jetë e qëllimshme.Punohet për identifikimin e kapjen e autorit/ve.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr” parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, në lagjen “Besëlidhja”, ka marrë flakë mjeti tip “Nisan”, me drejtues shtetasin F.P vjeç 24, banues në Lezhë, i cili ka qenë në lëvizje,  shkaku i zjarrit dyshohet nga një shkëndijë elektrike. Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit gjyqësor Lezhë, për vlerësim si ngjarje aksidentale.

Më datë  12.07.2017, tek kryqëzimi i  fshatit Tresh, Lezhë, në sipërfaqe  100 m 2, në dy anët e një kanali vaditës, ka rënë zjarr, në mbeturina, shkurre e kallamishte. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim si ngjarje aksidentale.

Më datë 12.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.P, vjeç 25, banues në Kamzë, Tiranë, përgjegjës i nje firme private Shënkoll, Lezhë, pasi dyshohet se  gjatë kontrollit nga njësia speciale e  taks forcës Tiranë, në ambientet e firmës, nga matjet në diskun matës, rezulton gabim në matje dhe kalon rrymë elektrike pa u matur. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin N.N vjeç 49, banues në Kotër, në lokalin Bar-Kafe në pronësi të tij, nga kontrolli i ushtruar, është konstatuar se ishtë prishur një vulë e boksit të matësit të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Lezhë
Ushtron dhunë psikologjike dhe fizike në mënyrë të vazhdueshme dhe në prezencë të fëmijëve ndaj bashkëshortes së tij , arrestohet në flagrancë nga policia
Sekuestrohen një armë zjarri pushkë dhe 11 fishekë pa leje
Më datë 12.07.2017, nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
F.K, 44 vjeç ,  banues në Zejmen në Lezhë
Ky  shtetas ka ushtruar  dhunë fizike e psikologjike, në mënyrë të përsëritur e në prezencë të fëmijëve ,  si dhe duke e kërcënuar me një armë zjarri , bashkëshorten e tij.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar , iu gjet një armë zjarri pushkë model 56 me 11 fishekë brenda në pushkë të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për vepren penale " Dhuna në familje " "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit" parashikuar nga nenet 130/a/4 dhe 278/2 të  Kodit Penal.
Në vijim të komunikatës datë 11.07.2017, që bën fjalë për vjedhjen në bashkëpunim, e banesave, më datë 11.07.2017, shtetasit A.M e më datë 21.06.2017, shtetases M.M, më datë 12.07.2017, u ndaluan shtetasit P.D dhe B.M, vjeç 14 e 48, banues në Lezhë. Nenet 134/2 e 287/b te Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 12.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.E vjeç 22, banues në Gjormë, pasi në hyrje të qytetit të Laçit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi ciklomotorin tip “Lifan”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin M.P, vjeç 74 banues në Gjormë, pasi dyshohet se   në qytetin e Laçit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Kinro”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 12.07.2017, në afërsi të lumit Fan, si pasojë e rënies së nivelit të ujit u gjendën 9 pjesë metalike, predha luftarake, mortaje ku 4 janë me madhësi 85 mm, 4 janë me madhësi 60 mm dhe 1 me madhësi 120 mm. Këto municione u morën në dorëzim për asgjësimin përfundimtar nga specialistet. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për  vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
Shkodër
Vijon operacioni masiv antikanabis në të gjithë territorin.
Kontroll në të gjithë territorin për të parandaluar, evidentuar dhe goditur kultivimin e bimëve narkotike.
Operacioni nga ajri, toka si dhe mbi bazën e informacioneve policore.
Asgjësohen 1785 bimë Cannabis Sativa, të kultivuara në tokë të hapur rishtas në mes shkurreve.
Me dt.12.07.2017 pas një operacioni të organizuar nga strukturat Drejtorisë Vendore të  Policisë Shkodër, bazuar në monitorimin nga ajri të “Guardia di Finanza”, u bë e mundur gjetja dhe asgjësimi i 1785 bimëve narkotike, të kultivuara në zona malore dhe të pyllëzuara në toka të hapura rishtas, konkretisht:
Në Njësinë Administrative Pult, në fshatin Plan, vendi i quajtur Kuje të Planit, u gjetën dhe u asgjësuan 397 bimë të dyshuara si narkotike, Cannabis Sativa.
Po kështu gjatë operacionit të kryer në Njësinë Administrative Shosh, në vendin e quajtur "Bjeshket e Balzajve të Shoshit", u gjetën  dhe u asgjësuan 1388 bimë të dyshuara si narkotike.
Po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar dhe për shkak të hetimeve nuk jepen të dhëna.
Për të gjitha rastet e lartpërmendura janë kryer veprimet procedurale dhe materialet do t'i kalojnë për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike" parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P, vjeç 29, banuese në fshatin Shkozë, Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Pulaj, në supermarketin e tij, kanë konstatuar vjedhje të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 21.06.2017, i cili bën fjalë për ndërtim pa leje, më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Z.M, vjeç 28, banues në Shkodër. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 12.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.P, vjeç 31, banues në fshatin Stajka, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e ka dënuar me 4 muaj burg, për veprën  penale “Shkatërrimi pronës me zjarr”. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 12.07.2017, në fshatin Sterbeq, Malësi e Madhe, në banesën së shtetasit V.N, vjeç 55, nga pakujdesia, ka shpërthyer një bombole gazi, dhe ka rënë zjarr, për pasojë është dëmtuar shtetasja L.N, vjeç 52, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, si dhe janë djegur disa pajisje shtëpiake. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit B.M dhe S.M, vjeç 48 e 44 banues në Paskuqan, Tirane e fshatin Turaj,  pasi dyshohet se  me date 11.07.2017, në fshatin Turaj, kanë goditur me grushte e kanë kanosur shtetasin Q.F, vjeç 50, banues në fshatin Turaj. Nenet 90 e 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Kukës.
Vijojnë kontrollet kundër kultivimit të bimëve narkotike, në gjithë Qarkun e Kukësit.
Asgjësohen 120 rrënjë bimë narkotike të kultivuara.
Procedohet në gjendje të lirë inspektori i pyjores, për "Moskallzimi i krimit".
Më datë 12.07.2017, efektivët e Komisariatit të Policisë Tropojë, në vijim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, gjatë
Kontrollit të ushtruar në fshatin Shengjergj, Tropojë,  gjetën të kultivuara 120 bimë narkotike, në një zonë të pyllzuar.
Bimët u asgjesuan më anë të djegies, ku pesë rrënjë u morën në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve të para proceduriale, u procedua në gjendje të lirë inspektori i pyjores, shtetasi H.H., 57 vjeç, banues në Pac, Tropojë.
Procedimi ndaj tij filloi për veprën penale "Moskallzim krimit", parashikuar nga neni 300 i K.Penal.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.
Materialet i kaluam për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin K.K, vjeç 24, banues në fshatin Shëlli, pasi dyshohet se në fshatin Shëlli, ka kanosur e ka goditur me grushte shtetasin F.K, vjeç 60, banues në fshatin Shëlli.Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.B, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në P.K.K, Rinas, në valixhen e tij, u gjet e bllokua, një fishek pistolete, kalibrit 9 mm. Neni 278/3 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin  M.G, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  më datë 14.05.2017, në Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i  Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për Vlerësim, për shtetasin E.H, vjeç 34, banues në Laç, pasi dyshohet se  më datë 12.07.2017, në SPK Port, Durrës, në mjetin tip “ Man”, shasie që dyshohet i falsifikuar.

Më datë 12.07.2017, në P.K.K, Port, u ndalua shtetasi në kërkim SH.J, vjeç 33, banues në Ballsh, pasi dyshohet se  më datë 15.05.2016, është larguar nga banesa drejt Zvicrës.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 12.07.2017,  në PKK Port Sarandë, u kap shtetasi G.P, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 4 vjet, e 25 ditë burg, për veprat penale “Vjedhja e bankave” e kryer në bashkëpunim, "Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit". Nenet 136/2, 278/2 të Kodit Penal.

Policia ka sekuestruar një mjet lundrues në Himarë.
Proçedohet penalisht pronari i mjetit.
Më datë 12.07.2017, Policia ka filluar proçedimin penal në gjendje të lirë ndaj
shtetasit N.T., 26 vjeç, banues në Tiranë, për arsye se:
Nga kqyerja që i është bërë mjetit lundrues tip gomone me gjatësi 3 m dhe gjërësi 1.5
m, me motor tip “Suzuki”rreth 9.9 KF në Himarë, ka rezultuar se ky mjet është pa dokumentacion regjistrimi dhe pa deklarim për lëvizjen e tij.
Materialet janë referuar në Prokurori ndaj këtij shtetasi për shkelje të ligjit Nr.8663
datë 18.09.2000 “Për regjiistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundrues me motor me tonazh nën 20NT” “Mungesa e matrikullimit ose e regjistrimit” (neni 24) dhe “Zhvendosja ose përdorimi i një mjeti pa autorizim” (neni 29 pika 1).
Policia ka bërë sekuestrimin dhe ruajtjen e mjetit lundrues në Portin e Himarës.    

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 12.07.2017, në P.K.K, Muriqan, u kap shtetasi në kërkim Z.M, vjeç 28, banues në Shkodër, pasi dyshohet se  më datë 21.06.2017, në  lagjen "Tre Heronjtë",  po ndërtonte një objekt banimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...