Shkodër, vetëdorëzohet autori i vrasjes së 01.07.2017

Shkodër 5shkoderm

Pas kontrollove të shumta të kryera nga forcat policore, pamundësisë për tu larguar falë masave të marra nga Policia e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Drejtoritë Vendore të tjera të Policisë , si dhe pas negociatave të pandërprera me familjarët, është vetdorëzuar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, autor i vrasjes së shtetasit I. A., ngjarje e ndodhur më datë 01.07.2017, shtetasi D.Y, 29 vjeç, lindur dhe banues në lagjen "Perash" të qytetit Shkodër.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër , ndaj këtij shtetasi , ka caktuar masën e sigurisë " Arrest në burg" për veprën penale "Vrasje me dashje", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal.

Materialet proçeduriale shtesë në ngarkim të tij do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...