Vlorë Policia dokumenton ngjarjen e vjedhjes me armë të ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës!

Vlorë, Policia dokumenton ngjarjen e vjedhjes me armë të ndodhur disa ditë më parë në qytetin e Vlorës! (per video kliko mbi link)d.p.p.v

Arrestohen 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Në vijim të informacionit të datës 30.06.2017, ku bëhet fjalë për vjedhjen e ndodhur në lagjen "24 Maji", ku nën kërcënimin e armës së zjarrit disa persona i kanë vjedhur 29-vjeçarit A.B., një sasi parash prej 4000 eurosh, Policia bën me dije se:

Nga veprimet hetimore intensive, shërbimet e Policisë së Vlorës kanë bërë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të cilët janë implikuar duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, si më poshtë:

1- V.B, 29 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar si bashkëpunëtor i vjedhjes me armë (neni 140/25 dhe 278).

2- Z.F, 36 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar për veprën penale "Përkrahja e autorit të krimit" (neni 302), pasi në banesën e tij është kapur shtetasi Vilson Bylaj.

3- A.B, 29 vjeç, banues në Vlorë, arrestuar për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Kallëzimi i rremë" (neni 283 dhe 305), pasi dyshohet se u ka shitur lëndë narkotike dy shtetasve të mësipërm.

4- E.A., 32 vjeç, banues në Vlorë, shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i vjedhjes me armë (neni 140/25 dhe 278).

Gjithashtu, në kohën e ndodhjes së ngjarjes më datë 30.06.2017 është arrestuar në flagrancë shtetasi M.B.

Materialet janë referuar në Prokurori për veprat penale "Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve", "Përkrahja e autorit të krimit", "Moskallëzim krimi", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga nenet 140, 25, 278, 302, 305 dhe 283/1 të Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...