Fier, Tenton të vrasë me thikë një shtetas, arrestohet në flagrancë nga policia.

Fier, Tenton të vrasë me thikë një shtetas, arrestohet në flagrancë nga policia. d.p.fier

Në datën 13.07.2017, në orën 23:30, në lagjen "Liri", shtetasi F.M, për motive të dobëta ka goditur dy herë me një mjet prerës (thikë) shtetasin E.M, 19 vjeç, banues në lagjen "Liri Gero", i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rezikut për jetën.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor i cili bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi:

-F.M, 22 vjeç, banues në lagjen “Liri Gero” Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 76 e 22 të Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...