Durrës, Parandalohet trafikimi i dy shtetaseve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Durrës, Parandalohet trafikimi i dy shtetaseve drejt vendeve të Bashkimit Evropian. (PER VIDEO KLIKO MBI LINK)  DURRES004

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm finalizojnë me sukses operacionin e koduar " Black Hats".

Trafikonin dhe shfrytëzonin femra për prostitucion kundrejt pagesës 100-300 €.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, pas një hetimore 2-mujore me metoda speciale kanë finalizuar me sukses operacionin e koduar "Black Hats", duke parandaluar trafikimin e dy shtetaseve drejt shtetit Italian.

Pas një pune hetimore të specializuar dhe të mirëorganizuar kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:

• F.D 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale" Trafikimi I personave të rritur";

• R.G 28 vjeçe,   banuese në Durrës, për veprën penale" Trafikimi I personave të rritur";

• D.Sh 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale" Shfrytëzim prostitucioni".

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi:

Nga veprimet hetimore të kryera për rreth 2 muaj u dokumentua me prova ligjore se shtetasi D.Sh gjente dhe shfrytëzonte me qëllim prostitucioni femra, ndërsa shtetasit  F.D dhe R.G kishin si qëllim trafikimin e tyre në shtetet fqinjë.

Aktiviteti kriminal kryhej zakonisht në Zonën e Plazhit, ku shtetasit e mësipërm në rolin e ndërmjetësve dhe tutorëve gjenin klientët, kundrejt pagesës 100- 300 €.

Në sajë të një vëzhgimi të pandërprerë dhe profesional naga ana e Specialistëve për Hetimin e Trafiqeve është bërë e mundur parandalimi I trafikimit të dy femrave drejt Italisë.

Specialistët kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë shtetasit F.D dhe R.G, në PKK Durrës, në momentin për tu larguar për në Itali, për të trafikur dy femra, shtetaset me iniciale K.B. 18 vjeçe dhe K.L. 19 vjeçe.

Shtetaset K.B. dhe K.L. janë viktima të trafikut dhe janë akomoduar në një qendër sociale.


Vijon puna për zbulimin dhe dokumentimin e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal dhe personave të përfshirë në këtë veprimtari që I prisnin viktimat në shtetin fqinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë  për veprime të mëtejshme për veprat penale:
• “Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të shtetasit D.Sh   parashikuar në nenin 114 të Kodit Penal;

•“Trafikimi I personave të rritur” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve F.D dhe R.G  parashikuar në nenin 110/ a  të Kodit Penal.

DURRES001

DURRES002

DURRES003

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...