Mat, Kanosin për motive të dobëta (nënë e bir).

Mat Drejtoria e Policise Diber

Kanosin për motive të dobëta (nënë e bir)

Shpallen 2 shtetas në kërkim nga Policia

Më datë 13.07.2017, në Komisariatin e Policisë Mat, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasja F.T, 56 vjeçe, banuese në Mat, ku ka deklaruar se, së bashku me djalin e saj, se në aksin rrugor Burrel-Klos, në vendin e quajtur "Kthesa e Sanës", për motive të dobëta janë kanosur nga shtetasit Xh.B, dhe L.B, të cilët dyshohen se i kanë kanosur nëpërmjet një arme.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, kanë organizuar punën për zbardhjen e kësaj ngjarje, kanë ushtruar kontroll në banesat e tyre por nuk janë gjetur.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë shpallur në kërkim policor shtetasit:

Xh.B, 47 vjeç, banues në Burrel

L.(K),B, 23 vjeç, banues në Burrel (djali i vëllait të Xh.B).

Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe kapjen e të dyshuarve si autor të kësaj ngjarje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale "Kanosje", kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 84, e 25 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...