Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit. 14.07.2017

Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit.Stema Policia

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve. 

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 46 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 16 drejtues mjetesh.

2 persona për Dhune ne familje,

1 person OSHEE,

1 person për veprën penale " Vjedhja",

8 persona në kërkim.

1 person per vepren penale "Përndjekja"

3 persona për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionet"

3 persona per vepren penale “Shpërdorim Detyre”

3 persona për veprat penale " Trafikim i të rriturve dhe  Shfrytëzim Prostitucioni"

1 person për veprën penale" Vrasje e mbetur në tentativë"

1 person për veprën penale" Vrasja"

Nga kontrollet e strukturave të drejtorive vendore jane arrestuar 6 persona për Narkotiket dhe Krimi ekonomik dhe financiar.

Janë sekuestruar rreth 78kg lëndë e dyshuar Cannabis Attiva me gjithë ambalazh,

  5 armë zjarri, 200 fishekë si dhe 3  mina me telekomandë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 90 persona.

Gjatë 24- orëve të fundit janë finalizuar operacionet e mëposhtme, konkretisht:

1-Tiranë, Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Ndjekja"

Sekuestrohen drogë e armë.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Sekuestrohen 60 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.Si dhe 3 armë gjahu.

2- Elbasan, Finalizohet me sukses operacioni i koduar “SPECIALISTI”

Sekuestrohen 3 copë mina me telekomandë dhe 6 aparate celularë të markave të ndryshme.

Arrestohen në flagrancë dy shtetas, arrestohet më parë një shtetas dhe proçedohet në gjëndje të lirë një shtetase.

3- Durrës, Parandalohet trafikimi i dy shtetaseve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm finalizojnë me sukses operacionin e koduar " Black Hats"

Trafikonin dhe shfrytëzonin femra për prostitucion kundrejt pagesës 100-300 €.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas.

Edhe në ditët në vijim do vijojë puna e Policisë së Shtetit për rritjen e parametrave të sigurisë në vend.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...