Policia e Shtetit: Operacion masiv antidrogë në fshatin Llakatund, Vlorë!

Policia e Shtetit: Operacion masiv antidrogë në fshatin Llakatund, Vlorë! 13vlore1

Operacioni nga Policia e Vlorës e mbështetur nga FNSH-ja.

Operacioni në bashkëpunim edhe me SH.Ç.B.A-në.

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike, në 3 banesa!

Arrestohen 9 shtetas, ndër këta 2 punonjës policie dhe 1 kryeplak fshati!

Më datë 13.07.2017, në kuadër të një hetimi tërësisht policor, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka bërë të mundur goditjen e një sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike të fshehur në 3 banesa në fshatin Llakatund të Vlorës.

Në këtë operacion masiv kanë marrë pjesë rreth 150 forca policie, kryesisht efektivët e DVP Vlorë, në bashkëpunim me FNSH-në e Fierit, dhe Specialistë të SH.Ç.B.A-së.

Si rezultat i veprimeve të kryera në mënyrë të mirëorganizuar është bërë ndërhyrja nëpër banesat e sinjalizuara nga informacionet policore që dyshohej se në këto banesa mund të kishte lëndë narkotike.

Gjatë operacionit, duke qenë se hetimi nxorri se në këtë veprimtari kriminale ishin implikuar edhe punonjës policie, veprimet proceduriale për punonjësit e Policisë janë kryer në bashkëpunim me SHÇBA-në, për arrestimin e tyre.

Nga kontrolli i ushtruar në këto banesa, shërbimet e policisë kanë konstatuar sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike nëpër dhoma, në formë të presuar dhe çokollate, të ndara nëpër pako dhe thasë plastikë të zinj.

Është konstatuar një bazë e gjerë materiale si: 3 presa, sita, përbërës kimikë, vaj hashashi etj., të cilat shërbenin jo vetëm për presimin e lëndës narkotike, por edhe të përpunimit të saj me përbërës kimikë duke i dhënë formën e çokollatës etj.

Janë sekuestruar 5 armë zjarri automatike "Kallashnikov".

Janë bllokuar dhe sekuestruar 4 automjete: "Benz ML", "Mitsubishi", "Jeep" dhe "Furgon".

Gjatë operacionit është zbuluar një parcelë e kultivuar me bimë narkotike në oborrin e banesës të një punonjësi policie, konkretisht:

Në banesën e Inspektorit të Policisë L. L., në oborr, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 270 bimë të mbjella, të dyshuara si Cannabis Sativa.

Nga hetimet e menjëhershme intensive, në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar dhjetra persona, prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë 9 prej tyre, si autorë të dyshuar përgjegjës dhe të implikuar në këtë veprimtari, si më poshtë:

1- Inspektor L. L., 49 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 284 e 248 të Kodit Penal.

2- Inspektor A. S., 56 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

3- A. L. (vëllai i L. L.), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, arrestuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal.

4- B. Gj., 69 vjeç, banues në fshatin Drithas të Njësisë Administrative Shushicë, Vlorë, me detyrë Kryeplak i fshatit Drithas. Arrestuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi".

5- M. T., 66 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.

6- E. T., 42 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.
(Babë e bir), të cilët kishin strehuar lëndën narkotike në banesën e shtetasit Z.A).

7- R. A., 58 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë (i'u gjet sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike në banesën e tij).

8- K. T., 71 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.

9- E. T., 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
(Babë e bir, i'u është gjetur një pjesë e lëndës narkotike në banesën e tyre në fshatin Drithas).

Vijojnë veprimet proceduriale në lidhje me peshimin e lëndës narkotike deri në përcaktimin e saktë të peshës së saj.

Operacioni vazhdon dokumentimin e plotë ligjor.


14vlore

14vlore1

14vlore2

14vlore3

14vlore4

14vlore5

14vlore6

14vlore7

14vlore8

14vlore9

14vlore10

14vlore11

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...