Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 14.07.2017

Policia e Shtetit 1Drejtoria PPSH.1
Operacion masiv antidrogë në fshatin Llakatund, Vlorë!
Operacioni nga Policia e Vlorës e mbështetur nga FNSH-ja.
Operacioni në bashkëpunim edhe me SH.Ç.B.A-në.
Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike, në 3 banesa!
Arrestohen 9 shtetas, ndër këta 2 punonjës policie dhe 1 kryeplak fshati!
Më datë 13.07.2017, në kuadër të një hetimi tërësisht policor, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë ka bërë të mundur goditjen e një sasie të konsiderueshme me lëndë narkotike të fshehur në 3 banesa në fshatin Llakatund të Vlorës.
Në këtë operacion masiv kanë marrë pjesë rreth 150 forca policie, kryesisht efektivët e DVP Vlorë, në bashkëpunim me FNSH-në e Fierit, dhe Specialistë të SH.Ç.B.A-së.
Si rezultat i veprimeve të kryera në mënyrë të mirëorganizuar është bërë ndërhyrja nëpër banesat e sinjalizuara nga informacionet policore që dyshohej se në këto banesa mund të kishte lëndë narkotike.
Gjatë operacionit, duke qenë se hetimi nxorri se në këtë veprimtari kriminale ishin implikuar edhe punonjës policie, veprimet proceduriale për punonjësit e Policisë janë kryer në bashkëpunim me SHÇBA-në, për arrestimin e tyre.
Nga kontrolli i ushtruar në këto banesa, shërbimet e policisë kanë konstatuar sasi të konsiderueshme me lëndë narkotike nëpër dhoma, në formë të presuar dhe çokollate, të ndara nëpër pako dhe thasë plastikë të zinj.
Është konstatuar një bazë e gjerë materiale si: 3 presa, sita, përbërës kimikë, vaj hashashi etj., të cilat shërbenin jo vetëm për presimin e lëndës narkotike, por edhe të përpunimit të saj me përbërës kimikë duke i dhënë formën e çokollatës etj.
Janë sekuestruar 5 armë zjarri automatike "Kallashnikov".
Janë bllokuar dhe sekuestruar 4 automjete: "Benz ML", "Mitsubishi", "Jeep" dhe "Furgon".
Gjatë operacionit është zbuluar një parcelë e kultivuar me bimë narkotike në oborrin e banesës të një punonjësi policie, konkretisht:
Në banesën e Inspektorit të Policisë L. L., në oborr, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 270 bimë të mbjella, të dyshuara si Cannabis Sativa.
Nga hetimet e menjëhershme intensive, në lidhje me ngjarjen janë shoqëruar dhjetra persona, prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë 9 prej tyre, si autorë të dyshuar përgjegjës dhe të implikuar në këtë veprimtari, si më poshtë:Inspektor L. L., 49 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Shpërdorim detyre” parashikuar nga nenet 284 e 248 të Kodit Penal.
Inspektor A. S., 56 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariatin e Policisë Vlorë, për veprën penale “Shpërdorim detyre” parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
A. L. (vëllai i L. L.), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, arrestuar për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. B. Gj., 69 vjeç, banues në fshatin Drithas të Njësisë Administrative Shushicë, Vlorë, me detyrë Kryeplak i fshatit Drithas. Arrestuar për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi".
M. T., 66 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.
E. T., 42 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.
(Babë e bir), të cilët kishin strehuar lëndën narkotike në banesën e shtetasit Z.A).
7- R. A., 58 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë (i'u gjet sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike në banesën e tij).

8- K. T., 71 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.

9- E. T., 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.
(Babë e bir, i'u është gjetur një pjesë e lëndës narkotike në banesën e tyre në fshatin Drithas).
Vijojnë veprimet proceduriale në lidhje me peshimin e lëndës narkotike deri në përcaktimin e saktë të peshës së saj.
Operacioni vazhdon dokumentimin e plotë ligjor.


INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 13.07.2017,  ora 17:15, në fshatin Romanat ka rënë zjarr në breg të lumit Erzen, ku digjen  shkurre. Punohet për fikjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 12.07.2017, ora 16.00, në fshatin Kamunah, në vendin e quajtur “Rrahu i Hasanit”, ka rënë zjarr ku janë djegur 2 ha me shkurre dhe pisha. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë aksidentalisht. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Më datë 13.07.2017, ora 15:30, në lagjen “Goricë”, në malin “Partizan”, ka rënë zjarr në bllokun me pisha, zjarri po i afrohet grupit të antenave të kompanive celulare të vendosura atje dhe poshtë tyre ndodhet lagja muzeale “Goricë” e qytetit, zonë e mbrojtur, pasuri e “UNESKO”. Punohet për fikjen e zjarrit.

Më datë 12.07.2017, ora 18:00, në fshatin Molisht, në vendin e quajtur “Peradhi”, ka rënë zjarr dhe u dogj 2 dynym, me shkurre e pisha pjesërisht. Nga veprimet e kryera dyshohet se zjarri mund të jetë aksidental. Materialet u kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 13.07.2017, ora 14:50, në lagjen “1 Maji”, në oborrin e banesës të shtetasit M.Y, ka rënë zjarr, ku ka dëme material. Punohet për shkaqet e rënies së zjarrit.

Më datë 13.07.2017, ora 17:10, në fushat e fshatit Vromero, Finiq, Delvinë, ka rënë zjarr, ku digjen bimësi dhe shkurre. Punohet për fikjen e zjarrit.

Informacion Paraprak.
Më datë 13.07.2017, ora 20:30, në Lukovë, ka rënë zjarr në një zonë malore me bimësi të egër shkurre i cili po përhapet në drejtim të fshatit Kalasë, në zonën e Bashkisë  Delvinë. Terreni është i pa kalueshëm nga mjetet zjarrfikëse. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Informacion Paraprak.
Më datë 13.07.2017, ora 21:40, në Selenicë, në malin e Çipinit, ka rënë zjarr në një zonë me bimësi të egër. Janë njoftuar shërbimet e Emergjencave. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 13.07.2017, ora 16:50, në Orosh, në një zonë të pyllëzuar rreth 4 hektar, ka rënë zjarr. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Më datë 13.07.2017, ora 22:20, në Kodër Dajç, Lezhë, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me barishte. U njoftuan shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 13.07.2017, ora 22:00, në fshatin Mali Hebe, ka rënë zjarr në shkurre, për momentin nuk rrezikohen banesa, zjarri favorizohet nga era, zjarri ka kaluar deri në afërsi të fshatit Berdice, Shkodër, për pasoje deri tani është djegur një kabine elektrike në fshatin Mali Hebe.Punohet për fikjen  zjarrit, situata po monitorohet nga shërbimet e policisë.

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 13.07.2017, gjatë natës, në Golem, Kavajë, në afërsi të nje kompleksi shtetasve K.SH dhe T.K vjeç 66 e 40, banues në Tiranë, u kanë vjedhur mjetet tip “BMV”. Punohet për identifikimin dhe kapje e autorëve. Neni  134 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 12.07.2017, në vendin “Rana e Hedhun”, Shëngjin, shtetasi A.G, vjeç 28 banues në Krujë, është hedhur në det, ka rrezikuar të mbytet i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për vlerësim.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 13.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.F vjeç 38, banues në Elbasan, pasi në rrugën e “Dibrës”, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 3.4 gr. lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Tiranë
Finalizohet me sukses operacioni antidrogë i koduar "Ndjekja".
Sekuestrohen drogë e armë
Arrestohen në flagrancë dy shtetas si dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Sekuestrohen 60 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Si dhe 3 armë gjahu.
Nga ana e Specialistëve të Seksionit për Narkotiket dhe Seksioni për Operacionet Sepeciale, në D.V.P.Tiranë, u finalizua me sukses operacioni antidrogë “NDJEKJA”.
Pas një pune intensive është arritur të dokumetohet veprimtaria kriminale dhe arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 280 të K.Penal, për shtetasit e mëposhtëm:
S.Ç, 20 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
B.RR, 54 vjeç, lindur në Krujë dhe banues në Larushk Krujë .
Gjithashtu është bërë dhe shpallja në kërkim policor e shtetasit :
B. Rr, 28 vjeç, lindur dhe banues ne Larushk rrethi Kruje.
Arrestimi i këtyre shtetasve është bërë në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative nga Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ku rezultonte se shtetasit S.Ç dhe B.Rr., kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit Canabis Sativa në sasira të mëdha në zona të ndryshme të Tiranës.
Mbi bazën e informacioneve të mara është organizuar shërbim me qëllim kapjen në flagrancë të këtyre shtetasve gjatë ushtrimit te aktivitetit kriminal dhe konkretisht më datë 13.07.2017, shtetasit e mesipërm janë konstatuar bashkë në rrugën Teodor Keko (unaza e re Tirane), duke levizur me automjetin fuoristradë të markës KIA ku janë konstatuar duke levizur në drejtim të Kamzës, e më pas në fshatin Larushk në afërsi të banesës së shtetasit B.RR, ku dyshohej se strehonin lëndën narkotike, duke u kthyer përsëri në Tiranë.
Në vendin e quajtur Pallati me shigjeta, është bërë ndalimi dhe kontrolli i shtetasit S.Ç, ku gjatë kontrollit në xhepin e pantallonave ju gjet një sasi lënde bimore e dyshuar narkotike cannabis sativa e cila rezultoi e pëshë 4.6 gramë.
Po gjatë operacionit në ambjentet e banesës së shtetasit B.RR, në fshatin Larushk, u gjeten tre fuçi plastike të mbushura me lëndë bimore si dhe një qese e zezë e mbushur me lendë bimore të dyshuar narkotike cannabis sativa, ku pas peshimit rezultoi se sasia e lëndës narkotike në total ishte 60 kilogramë, si dhe tre armë gjahu.
Gjatë ndërhyrjes shtetasi B.Rr, ka arritur ti shmanget kapjes së Policisë, por është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij.
Në kuadër të opercionit “NDJEKJA”, këtyre shtetasve u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e meposhtme :
60 kilogramë lendë e dyshuar cannabis sattiva, 3 aparate celularë të markave të ndryshme, 1 automjet si dhe 3 armë gjahu të markave të ndryshme.
Materialet në ngarkim të shtetasëve të mësipërm do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike e kryer në beshkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” të parashikuara nga nenet 283/2 dhe 280 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm te kufirit”, “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, më datë 13.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.A, vjeç 48, banues në Tiranë. Me cilësinë e provës materiale iu sekuestrua, 1 pasaporte italiane dhe dokumente e zarfe të ndryshme sipas kërkesave dhe porosive të paplotësuara. Punohet për kapjen e personave të tjerë. Nenet 298, 189/2 dhe 186/2 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 13.07.2017,  në ambientet e I E V P, Tiranë, u ekzekutuan vendimet e Gjykatës Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykatës Apelit Tiranë, për dënimin me 3 vjet e 8 muaj burg, për shtetasen E.H vjeç 52, banuese në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.I, vjeç 27, banues në Tiranë, administratore e kompanisë “Call Center”, pasi dyshohet se nuk i ka paguar rrogat dhe sigurimet shoqërore prej dy muajsh, shtetases XH.S, vjeç 23 banuese në Tiranë. Nenet 143, 170/a dhe 180  të Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.I, vjeç 27, banues në Tiranë, administratore e kompanisë “Call Center”, pasi dyshohet se nuk i ka paguar rrogat dhe sigurimet shoqërore prej dy muajsh, shtetasit S.O, vjeç 25, banues në Tiranë. Nenet 143, 170/a dhe 180  të Kodit Penal.


Seksioni për krimet ndaj pronës
Më datë 13.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, G.P vjeç 33, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 9 vjet burg, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Vjedhja e bankave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. Nenet 134/2, 136/2 e 278/2 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.M, vjeç 24, banues në Laknas, pasi dyshohet se në rrugën “3 Dëshmorët”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Piaggio”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetësia A.H, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Smart”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D, vjeç 40, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rrugore për të ndaluar, i cili dyshohet se drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.M, vjeç 27, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lonçin”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.Q, vjeç 58 banues në Sauk, pasi dyshohet se më datë 12.07.2017, në rrugën Sauk- Picallë, duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Vespa”, ka humbur kontrollin, për pasojë ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 291 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.B, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek sheshi “Karl Topia”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi ciklomotorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.P, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek sheshi “Karl Topia”,  u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.K, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se pranë Liqenit të Thatë, duke drejtuar ciklomotorin tip “Lifan”, ka goditur nga pas automjetin tip “Skoda” me drejtues shtetasin K.D, vjeç 20, për pasojë është dëmtuar R.K i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.B vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar çiklistin A.K, vjeç 59, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.


Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.M vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Abdi Toptani”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi ciklomotorin tip “MBK”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H.XH, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi më datë 13.07.2017, në rrugën “5 Maji”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motor tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 13.07.2017, u  arrestuan shtetasit E.S dhe A.S, vjeç 27 e 23, banues në  fshatin Gramëz. Per arsye hetimi nuk jepen te dhena te tjera. Nenet 284/2 e 278/1 të Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Durrës.
Parandalohet trafikimi i dy shtetaseve drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Specialistët për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm finalizojnë me sukses operacionin e koduar “ Black Hats”.
Trafikonin dhe shfrytëzonin femra për prostitucion kundrejt pagesës 100-300 €.
Arrestohen në flagrancë tre shtetas.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të
Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë,
pas një hetimore 2-mujore me metoda speciale kanë finalizuar me sukses
operacionin e koduar “Black Hats“duke parandaluar trafikimin e dy
shtetaseve drejt shtetit Italian.
Pas një pune hetimore të specializuar dhe të mirëorganizuar kanë bërë të
mundur arrestimin në flagrancë të shtetasve:
F.D 29 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale ” Trafikimi i personave të rritur”
R.G 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale”Trafikimi i personave të rritur”
D.SH 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi:
Nga veprimet hetimore të kryera për rreth 2 muaj u dokumentua me prova ligjore
se shtetasi D.SH gjente dhe shfrytëzonte me qëllim prostitucioni femra, ndërsa shtetasit F.D dhe R.G kishin si qëllim trafikimin e tyre
në shtetet fqinjë.
Aktiviteti kriminal kryhej zakonisht në Zonën e Plazhit, ku shtetasit e mësipërm në
rolin e ndërmjetësve dhe tutorëve gjenin klientët, kundrejt pagesës 100- 300 €.
Në sajë të një vëzhgimi të pandërprerë dhe profesional nga ana e Specialistëve
për Hetimin e Trafiqeve është bërë e mundur parandalimi i trafikimit të dy femrave
drejt Italisë.
Specialistët kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë shtetasit F.D,
dhe R.G, në PKK Durrës, në momentin për tu larguar për në Itali, për të trafikur dy femra, shtetaset K.B. 18 vjeçe dhe K.L. 19 vjeçe.
Shtetaset K.B. dhe K.L. janë viktima të trafikut dhe janë akomoduar në një qendër
sociale.
Vijon puna për zbulimin dhe dokumentimin e personave të tjerë të implikuar në
këtë rrjet kriminal dhe personave të përfshirë në këtë veprimtari që I prisnin
viktimat në shtetin fqinj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të
mëtejshme për veprat penale:
“Shfrytëzim prostitucioni” në ngarkim të shtetasit D.SH parashikuar
në nenin 114 të Kodit Penal;
“Trafikimi i personave të rritur” në bashkëpunim në ngarkim të shtetasve
F.D dhe R.G parashikuar në nenin 110/ a të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 13.07.2017, u arrestuan në flagrancë A.M, vjeç 57 banues në fshatin Jubë Sukth, pasi dyshohet se në Jubë Sukth, ka goditur me një mjet prerës, shtetasin L.L vjeç 53 banues në Jubë, i cili vdiq në spital. Neni 76 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 13.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.M, vjeç 28, banues në Xhafzotaj, pasi në Shënavlash, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen motoçiklistin S.M, vjeç 54, banues në Durrës. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.GJ, vjeç 40, banues në Durrës pasi në Maminas, duke drejtuar mjetin tip “KIA”, ka aksidentuar me vdekje motoçiklistin shtetasin E.XH, vjeç 26, banues në Kareç Maminas, dhe pasagjeri i motorit XH.B, vjeç 23 banues në Kareç, i cili pas mjekimit në spital, është larguar për në banesë. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Elbasan
Finalizohet me sukses operacioni i koduar “SPECIALISTI”
Sekuestrohen 3 copë mina me telekomandë dhe 6 aparate celularë të markave të ndryshme
Arrestohen në flagrancë dy shtetas, arrestohet më parë një shtetas dhe proçedohet në gjëndje të lirë një shtetase.
Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të një hetimi proaktiv të ndjekur prej kohësh me metoda speciale të hetimit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “SPECIALISTI”
Si rezultat i këtij operacioni, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
M.H 26 vjeç banues në Vlorë
N.R, 21 vjeç banues në Vlorë.
Gjithashtu, u ekzekutua urdheri i ndalimit të datës 13.07.2017 ndaj shtetasit:
-F.F, 38 vjeç banues në Elbasan, i cili ndodhet i arrrestuar në D.V.P Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.
Gjithashtu ka nisur proçedimi penal në gjëndje të lirë ndaj shtetases A.K., 42 vjeçe banuese në Tiranë.
Arrestimi i tyre, u krye në kuadër të proçedimit penal me metoda speciale hetimi, pasi më datë 13.07.2017, rreth orës 15:30, në bashkepunim me oficerët e Forcës së Posaçme Operacionale të Drejtorisë së Policisë Shtetit, u ushtrua kontroll në ambjentet e servisit të marrë me qera nga shtetasi M.H, në qytetin e Vlorës.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga efektivat e policisë, në keto ambjente u gjetën 3 (tre) copë mina shpërthimi në distancë (mina me telekomande), të pajisura me aparat telefoni celular me bateri, fije përcjellëse, dhe magnet.
Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
Tre copë mina shpërthimi në distancë (mina me telekomande)
6 aparate aparate celularë të markave të ndryshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 13.07.2017, u referuan materialet  në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin N.P, vjeç 46, banues  në fshatin Muçan Elbasan, ish arkëtar i postës Tregan, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën i ka vjedhur pensionin e invaliditetit të familjarëve, shtetasit I.M, vjeç 67, banues në fshatin Tregan. Neni 135 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Korçë
Në vijim të informacionit paraprak datë 13.07.2017, ju informojmë se specialistët e
Sektorit për Policinë Rrugore në Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të
shtetasit :
T.S, 59 vjeç, banues në Korçë
Më datë 13.07 2017, në lagjen nr 14 në Korçë, gjatë hapjes së derës, (në ecje e sipër) të
mjetit tip autobus që ky shtetas drejtonte, është aksidentuar një pasagjer i këtij mjeti konkretisht shtetasi Sh.G, 42 vjeç, i cili për pasojë ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja
rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër pastrimit të parave
Më datë 09.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit F.K dhe A.P, vjeç 35 e 28, banues në Kuçovë e Berat, pasi dyshohet se kanë bërë transaksione bankare në shuma të konsiderueshme valutë dhe lekë nga vende të ndryshme. Neni 287 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.S, vjeç 69, banues në fshatin Goraj Kuçovë, pasi dyshohet se, tek kthesa e Çiflikut, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka dale nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin T.L, vjeç 80, banues në fshatin Daullas, Fier, pronar i një furre buke, në Libofshë, pasi dyshohet se ka mashtruar duke i marrë 11 kv grurë për t’ia konvertuar në bukë dhe nuk ia ka kthyer, shtetasit P.M vjeç 43, banues në fshatin Daullas, me 8 klasë. Nenet 181, 180 dhe 143 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Fier
Tenton të vrasë me thikë një shtetas, arrestohet në flagrancë nga policia.
Në datën 13.07.2017, në orën 23:30, në lagjen "Liri", shtetasi F.M, për motive të dobëta ka goditur dy herë me një mjet prerës (thikë) shtetasin E.M, 19 vjeç, banues në lagjen "Liri Gero", i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier jashtë rezikut për jetën.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor i cili bëri të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi:
-F.M, 22 vjeç, banues në lagjen “Liri Gero” Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë, parashikuar nga Neni 76 e 22 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.P, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Neni 287 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.S dhe DH.S vjeç 56 e 51, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në vitin 2009, në mirëbesim, i kanë marrë nje sasi Euro dhe nuk ja kanë kthyer, shtetasit TH.M, vjeç 57, banues në Vlorë. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Sektori për aktet terroriste dhe krimet e rënda
Në vijim të informacionit që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja me armë”, më datë 13.07.2017, u ndaluan shtetasit në kërkim V.B, Z.F, A.B dhe punohet për kapjen e shtetasit E.A, vjeç 29, 36, 29 e 32, banues në Vlorë. Nenet 140, 25, 278, 302, 305 dhe 283 të Kodit Penal. 

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 13.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.M, vjeç 29, banues në fshatin Kreshpan Fier, pasi në rrugën ‘’Ibrahim Kushta”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Përmet.
Vijon plani i veprimit për kontrollin e territorit, ambjenteve të ndryshme, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, si dhe goditjen e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen 41 Kg lëndë e dyshuar si narkotike Cannabis Sattiva.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Në vijim të kontrolleve të territorit të ushtruar nga strukturat e Drejtorisë të Qarkut Gjirokastër, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e lëndëve narkotike, më datë 13.07.2017, në fshatin Miçan, Përmet, në ambjentet e ish shkollës së mesme të këtij fshati, shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, kanë gjetur një sasi prej 41 Kg lëndë të dyshuar si narkotike Cannabis Sativa.
Gjithashtu nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë shtetasi :
M.SH, 68 vjeç, banues në fshatin Miçan, Përmet.
Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për hetime të mëtejshme, për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 13.07.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit GJ.D dhe N.SH vjeç 52 e 50, banues në Barbullojë e Goca, Lezhë, elektriçist në OSHEE, Lezhë, pasi dyshohet se më datë 15.09.2014, në Tale 2, duke mos kryer kontrollin e saktë në vulat e makinerisë të nje subjekti privat, kanë favorizuar abonentin të vjedhë energjinë elektrike.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe punohet për kapjen e shtetasve M.SH dhe M.SH, vjeç 57 e 50, banues në Grykë Lumi pronar të nje subjekti privat pasi dyshohet se prej vitit 2014 e në vazhdim kanë vjedhur energjinë elektrike nëpërmjet ndërhyrjeve në matësin e energjisë.

U referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasen O.P, vjeç 35, banuese në Lezhë, pasi dyshohet se ka përfituar energjinë elektrike të vjedhur nga ndërhyrjet në matës në ambientin e marrë me qera të shtetasve M.SH dhe M.SH. Nenet 248, 25 e 137/2 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 13.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.G, vjeç 24, banues në fshatin Dajç, pasi në fshatin Mabe, duke drejtuar motorin tip “Dayang” është përplasur me motorin tip “Skygo” për pasojë është dëmtuar pasagjeri, A.G vjeç 23, banues në Dajç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290/2 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin S.K, vjeç 73, banues në Fushë Milot, pasi dyshohet se në aksin rrugor Milot-Laç, duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me motorin tip “Yamaha” me drejtues shtetasin A.M, vjeç 63, banues në Nikël, Krujë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin H.K dhe B.M, vjeç 44 e 29 banues në Belgjikë e Kosovë, pasi dyshohet se në Munaz Mirditë, duke drejtuar mjetet tip “BMV”, dhe “Volsvagen”, janë përplasur me mjetin tip “Volksvagen” me drejtues shtetasin V.P, vjeç 34 banues në Kosovë, për pasojë janë aksidentuar lehtë drejtuesi i mjetit V.P dhe pasagjeri M.B, vjeç 64, banues në Tregtan Has, të cilet pas ndihmës mjekësore në spitalin e Rreshenit, janë larguar në banesa. B.M, larguar nga vendi i aksidentit. Nenet 290/1 dhe 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Shkodër
Sekuestrohen 28 kg lëndë narkotike cannabis sattiva
Më datë me 13.07.2017, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe është marrë informacion në rrugë operative se në vendin e quajtur Gërçar, fshati Vermosh, Njësia Administrative Kelmend, Malësi e Madhe dhe pikërisht në anën e rrugës në afërsi të PKK Bashkim gjenden dy thasë me lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sattiva.
Menjëherë nga ana jonë është formuar grupi hetimor dhe kane shkuar në vendngjarje.
Nga kqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se në vendin e lartpërmendur gjendeshin rrëzë një peme dy thasë plastik me 46 pako të mbështjella me plasmas, ku pas peshimit rezultoi 28 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sattiva
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet proceduriale do ti kalojnë në Prokurorinë Për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale “Trafikim i narkotikëve” mbetur në tentativë, parashikuar nga neni 283/a/22 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim D.Y, vjeç 29, banues në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprat penale "Vrasja me dashje" dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit". Nenet 76 e 278 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 13.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.M, vjeç 54, banues në fshatin Rrencë, pasi në lagjen “Vasil Shanto”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S.N, vjeç 21, banues në fshatin Vukatanë, pasi në lagjen “Vasil Shanto”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin F.B, vjeç 43, banuese në Kukës pasi dyshohet se , në lagjen Nr.3, në servisin e tij ju gjetën disa mjete pa dokumente dhe pa adresë hyrje-dalje, pa faturë tatimore dhe kontratë për shitjen e tyre. Nenet 174 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen F.L, vjeç 48, banuese në Kukës, përfaqësuese e nje kompanie private, pasi dyshohet se duke falsifikuar dokumentet, i ka faturuar nje shume lekesh, shtetasit T.R vjeç 35 banues në Surroj, i cili nuk ka patur në përdorim numër me kontratë ne nje kompani telefonike private. Neni186 i Kodit Penal.


DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.R vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Idriz Dollaku”, te nje lokal ka goditur me grusht shtetasin D.S, vjeç 43, banues në Tiranë.Punohet për shoqërimin e V.R. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.GJ, vjeç 22, banues në Shkozë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, tek stacioni i autobusit, ju gjet e bllokua 1 doze narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K vjeç 65 banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta, ish bashkëshorten S.K, 62, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.Q, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Dali Ndreu”, ka goditur me grusht, shtetasin R.M, vjeç 56, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 13.07.2017, u  arrestua në flagrancë shtetasi H.U, vjeç 51 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes V.U, vjeç 20. Gjatë kontrollit në banesë, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 çifte. Nenet 130/a dhe 280 të Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, gjatë natës, në rrugën “Viktor Eftimiu”, kanë vjedhur nje minimarket, në pronësi të shtetasit L.R, vjeç 44, banues në Tiranë, ku kanë marrë 50 paketa cigaresh dhe nje sasi lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, në rrugën “Teodor Keko”, te nje fabrike private, shtetasi A.M, vjeç 27, banues në Tiranë, duke punuar, ka dëmtuar dorën në makineri, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.G, vjeç 24, banues në Tiranë, në vazhdim, pasi dyshohet se, në rrugën ”Asim Vokshi”, ju gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasit M.S dhe S.S, vjeç 52 e 60, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme janë dhunuar fizikisht e psikologjikisht nga djali A.S, vjeç 23 banues në Tiranë. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit I.H e M.T, vjeç 28 e 27 banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 13.07.2017, në rrugën "Pandi Dardha", iu gjetën e sekuestruan 1 doze lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.XH, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se te sheshi “Skëndërbej”, duke qënë me punë si inspektor parkingu ka vjedhur xhiron ditore. Neni 135 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.B, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën "Myslym Keta”, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Punohet për kapjen e G.B. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D.H, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në kundërshtim me vendimin e gjykatës, nuk lejon ish-bashkëjetuesin, M.V, vjeç 40, banues në Vorë, të takoj fëmijët e tij. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit G.L e L.L, vjeç 22 e 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Tasim Shehu”, kanë goditur me grusht, shtetasen A.S, vjeç 28, banuese në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.SH, vjeç 56, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, SH.SH vjeç 66, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi  R.J, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në mënyrë të përsëritur ka përndjekur shtetasen Z.A vjeç 25, banuese në Tiranë, e pajisur me urdhër mbrojtje më datë 07.07.2017 ndaj këtij shtetasi. Gjithashtu për këtë shtetas ka bërë kallëzim për bezdisje dhe kanosje me anë të telefonit edhe shtetasja B.V, vjeç 40, banuese në Tiranë. Neni 121/a dhe 275 të Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, shtetasi S.I, vjeç 60, banues në Tiranë, në banesë, 1 m larg portës kryesore, ka gjetur 200 fishekë municion model 156. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, në rrugën “Memo Meto”, është vjedhur banesa e shtetasit R.I , vjeç 32, ku kanë marrë nje sasi lekesh. Dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është shtetasi G.K vjeç 21. Punohet për kapjen e tij. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës së dhënë që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim, më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit e mitur J.R, E.H dhe M.S, vjeç 12, 14 e 14 banues në Kamzë, dhe punohet për kapjen e shtetasit I.A, vjeç 19, banues në Kamzë. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen XH.M, vjeç 76, banuese në Paskuqan, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit OSHEE-së, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e XH.M. Neni 137/1 i  Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.B vjeç 37, banues në Bathore Kamzë, pasi dyshohet se në banesë, në rrugën “Paqësori”, është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.B e B.B, vjeç 48 e 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 12.07.2017, në rrugën “Teodor Keko”, kanë goditur me grusht shtetasin F.M, vjeç 56, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasin M.E, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e ‘’Qelqit’’, me vetëgjyqësi i ka mbyllur rubinetin e ujit të rrjetit të banesës, shtetases A.Ç, vjeç 21.

Më datë 13.07.2017, në rrugën “Azem Meshi”, është gjetur i braktisur 1 motor tip “Yamaha”, dhe i dëmtuar. Nga veprimet e kryera rezultoi se motori është në pronësi të shtetasit GJ.SH, vjeç 36, banues në Selitë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.G, vjeç 52 banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 13.07.2017,në rrugën “Llazi Miho”, ka kanosur shtetasin F.XH vjeç 43, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 12.07.2017, në fshatin Kazaz, Helmas, në oborrin e banesës, shtetasit G.K, vjeç 60 i kanë vjedhur mjetin tip “Jeep”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 31, banues në fshatin Qerret, pasi dyshohet se në fshatin Kalush, ka ngritur një pikë inertesh pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, shtetasja R.H, vjeç 56, banuese në fshatin Bago, kallëzon se prej 3 vjetësh, i është që është larguar në drejtim të Italisë, djali M.H, vjeç 23. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin N.D vjeç 55, banues në fshatin Karpen, pasi dyshohet se në lagjen nr. 6, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, në plazhin e Golemit, ka rënë zjarr në rulotën e shtetases M.G, vjeç 56 banues në Tiranë, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i rënies së zjarrit, ka qenë nga rrjedhja e gazit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 13.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen e mitur E.M, vjeç 13, banuese në Kavajë, pasi dyshohet se babai M.M vjeç 41, banues ne Kavajë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Informacion Paraprak
Ne vijim te operacionit masiv antidrogë.
Më datë 14.07.2017, në fshatin Bogo, rruga që të çon në “Plazhin e Gjeneralit“, janë konstatuar 2 mjete në lëvizje. Drejtuesit e mjeteve i kanë  braktisur mjetet dhe duke perfituar nga erresira janë  larguar. Brenda në mjete eshte konstatuar lëndë e dyshuar  narkotike. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Durrës
Në  vijim të komunikatës datë 01.07.2017,  që bënë fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë”, më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin O.I, vjeç 31, banues në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, shtetasja D.L, vjeç 36, banuese në Durrës, kallëzon se më datë 12.07.2017, i është larguar nga banesa bashkëshorti GJ.L, vjeç 42. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 14.07.2017, shtetasja R.GJ, vjeç 58, banuese në Durrës, kallëzon se në lagjen nr 9, një person i ka marrë nga qafa 1 varëse floriri dhe është larguar me vrap. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për  shtetasit E.R e S.RR, vjeç 22, 23, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se më datë 12.07.2017, në Fushë Krujë, E.R duke udhëtuar në motorin tip “Kavasaki”, të drejtuar nga S.RR nuk i janë bindur urdhrit të punonjësit të policisë. Nenet 242 dhe 301të Kodit Penal

Më datë 13.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm  për shtetasen G.D, vjeç  38, pasi dyshohet se bashkëshorti,  SH.D, vjeç 42 ka  ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 13.07.2016, gjatë natës,  në fshatin Shtrazë, në shkollën  9 vjeçare, kanë vjedhur një laptop tip “Siemens”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë
arrestimin në flagrancë të shtetasit:
A.H, 53 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “28 Nëntori” duke drejtuar mjetin tip “Ford” veturë
u ndalua dhe u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të
mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur”
parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të
shtetasit:
P.T 55 vjeç banues në fshatin Mlizë Elbasan
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me specialistë të OSHEE
në lokalin e tij, në fshatin Mlizë u konstatua se ishin cënuar vulat e boksit të matësit të
energjisë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të
mëtejshme për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike” parashikuar nga
neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve shtetësia A.A,  vjeç 26, banuese në fshatin Katundi i Ri, larguar nga banesa më datë 17.04.2017, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Informacion Paraprak.
Më datë 14.07.2017, në fshatin Balëz, në ambientet e jashtme të dyqanit me artikuj ushqimor, në pronësi të shtetasit F.K, vjeç 50, banues në fshatin Balëz, ka shpërthyer një sasi lënde plasëse, për pasojë ka vetëm deme të lehta materiale. Punohet për përcaktimin e llojit të lëndës plasëse, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Cërrik
Specialistët për Krimet, në Stacionin e Policisë Belsh, bënë arrestimin në flagrancë të
shtetasit:
K.M 20 vjeç banues në fshatin Dushk
Arrestimi i tij, u bë pasi në fshatin Dushk dyshohet të ketë kanosur me armë gjahu duke
qëlluar në ajër punonjësit e OSHEE-së Belsh që kanë qenë duke kryer detyrën për ndërprerjen e energjisë elektrike në banesën e tij.
Grupi hetimor, sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën e gjahut e llojit çifte e pajisur
me leje në emër të babait të tij, shtetasit B.M.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të
mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të
gjuetisë dhe sportive” dhe “Kanosja për shkak të detyrës” parashikuar nga
nenet 280 dhe 238 Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin S.M, vjeç 33, banues në Cërrik, pasi dyshohet se në aksin rrugor Cërrik-Belsh, ka penguar lëvizjen e mjeteve të  nje firme private. Neni 277 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.G, vjeç 45, banues në fshatin Kotodesh, pasi dyshohet se më datë 06.07.2017, ka kanosur shtetasin  L.G, vjeç 19 banues në Kotodesh.Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin K.L, vjeç 56 banues në fshatin Sutaj, pasi dyshohet se në Sutaj, ka kanosur shtetasen M.H vjeç 77. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë,  për shtetasin XH.G, vjeç 26, banues në fshatin Voskopojë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 5, në lokal, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lotarive sportive. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan  2 kompjuter. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 13.07.2017, shtetasi N.M, vjeç 73 banues në fshatin Orman, kallëzon në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, se më datë 09.07.2017, në rrugën e fshatit, duke ecur së bashku me djalin, V.M, vjeç 41, me një karrocë të tërhequr nga kali, ju është trembur kali dhe është përmbysur karroca, për pasojë ka gjetur vdekjen djali, kurse N.M, nuk ka njoftuar komisariatin e Policisë Maliq, organet e Prokurorisë dhe Spitalin, për kryerjen e autopsisë mjeko-ligjore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 13.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.M vjeç 43, pasi dyshohet se bashkëshorti G.M, vjeç 42, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Pogradec
Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor në Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin
në flagrancë të shtetasit :
G.A, 50 vjeç, banues në fshatin Gurras.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 13.07.2017 ky shtetas në kryqëzimin e fshatit Çërravë u
kap duke drejtuar pa leje drejtimi një mjet motor tip “Lifan”, pa targë .
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : “Drejtimi
i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, gjatë natës, në fshatin Nizhavec, para banesës, shtetasit E.E, vjeç 26, me në mjetin tip “Benz” i kanë vjedhur kasetofonin dhe nje sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Pogradec
Procedohet penalisht në gjendje të lirë, pas dëmtimit të një punëtori gjatë punës,
drejtuesi teknik i minierës së Pojskës, për veprën penale: “Shkelja e rregullave të
mbrojtjes në punë”.
Në vijim të informacionit paraprak datë 13.07.2017, ju informojmë se specialistët e
Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, filluan procedimin penal në
gjendje të lirë ndaj shtetasit :
G.Xh, 50 vjeç, banues në Pogradec, me detyrë drejtues teknik pranë minierës në Pojskë-
Pogradec.
Procedimi ndaj tij filloi pasi më datë 13.07.2017, punonjësi i kësaj miniere, shtetasi A.D,
40 vjeç, banues në fshatin Rëmenj, duke punuar ka rënë në një pus nën tokë dhe për
pasojë ka marrë dëmtime trupore. Ky shtetas pas ndihmës së marrë në Spitalin e
Pogradecit, është dërguar për mjekim më të specializuar në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për hetime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 13.07.2017, shtetasja D.H vjeç 32, banuese në fshatin Drenovicë, Ura Vajgurore, kallëzon se e shqetësojnë dhe kanosin në telefon. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 275 e 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 13.06.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për  shtetasen V.P, vjeç 36 banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 12.07.2017, në qytetin Fier duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin P.K, vjeç 55, banues në Fier, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të  mbrojtjes, për shtetasen V.SH vjeç 45, banues në Fier,  pasi dyshohet se ish bashkëshorti K.LL, vjeç 57 banues në Fier, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet iu referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier.Ligji 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Më datë 13.07.2017,  u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të  mbrojtjes, për shtetasen A.V, vjeç 26, pasi dyshohet se bashkëshorti H.V, vjeç 29 ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhënie familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Më datë 13.07.2017, gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, Lushnjë pranë banesës të shtetasit E.Ç, vjeç 31 i kanë vjedhur mjetin tip “BMV”.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.SH, vjeç 55, banues në fshatin Allprenj, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Lonçin”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.P, vjeç 28,  banues në fshatin Imësht, pasi në vendin e quajtur Pushimi i Shoferit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Lonçin”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin A.D vjeç 29, banues në Divjakë, pasi dyshohet se në Divjakë, ka goditur me grusht, shtetasin B.D, vjeç 36, banues në Lushnje. Neni 89 i Kodit Penal.
.
Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin N.Ç, vjeç 74, banues në fshatin Gërmenj Madh, pasi dyshohet se Gërmenj Madh, ka filluar ndërtimin e  një banese në pronën e tij pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin R.M vjeç 41, banues në fshatin Zharrnec, Divjakë, pasi dyshohet se në Zharrnec, ka filluar ndërtimin e  katit të dytë të banesës pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit M.M, M.XH dhe O.L, vjeç 15, 21 dhe 13, banues në Ballsh, pasi dyshohet se më datë 12.07.2017, në lagjen “29 Nëntori”, kanë vjedhur 2 bidonë vajë ulliri 56 litra në dyqanin e shtetasit B.H, vjeç 61, banues Fier. Nenet 134/2 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, per shtetasin A.S, vjeç 56, banues në fshatin Drenovë, pasi dyshohet se, në Drenovë, ka kanosur me armë gjahu, shtetasin, S.M, vjeç 45, banues në Drenovë. Neni 84 e Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier dhe punohet për kapjen e shtetasit S.B, vjeç 49, banues në fshatin Hekal, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 e Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasen V.B, vjeç 54 banuese në fshatin Hekal, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 e Kodit Penal.

Në vijim të informacionit të datës 11.07.2017, që bënë fjalë, për veprën penale “Vjedhja”, më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin me K.V, vjeç 18, banues në fshatin Dushkarak, Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin RR.T vjeç 68, banues në Vlorë, pasi dyshohet se  në banesë, ka ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike, duke lidhur një kabull, jashtë matësit. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, në lagjen ‘’1 Maj’’, në banesën e pabanuar të shtetasit M.Y, vjeç 59, i cili jeton në Angli, ka rënë zjarr, ku janë djegur disa barishte. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.P, vjeç 22, banues në Selenicë, pasi dyshohet se më datë 12.07.2017, në lagjen “Bashkimi”, ka kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin B.S, vjeç 25 banues në Vlorë. Në vendngjarje u sekuestrua 1 gëzhojë pistoletë e kalibrit 7. 62mm. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.

Më datë 12.07.2017, shtetasi K.P vjeç 44, banues në Vlorë, kallëzon se i është larguar nga banesa më datë 28.06.2017 bashkëshortja S.I, vjeç 35. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë.

Më datën 13.07.2017, në vendin e quajtur lagja ”Bashkimi”, është vjedhur një biçikletë, pronë e shtetasit E.P, vjeç 26, banues në Vlorë. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorit .Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, iu referuan materialet në Prkurorinë e Rrethit Gjyqësorë Vlorë, për shtetasin N.P vjeç 64 banues  Borsh, pasi dyshohet se në Borsh, në banesë, ka penguar dhe kundërshtuar punonjësit e OSHEE-së. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.LL, vjeç 24, banues  në Himarë, pasi më datë 13.07.2017 në Himarë,  vendin e quajtur “Varrezat” e fshatit, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 20 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 13.07.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi J.A vjeç 36, banues në Elbasan, pasi në lagjen Nr.4, duke drejtuar, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”, ka dalë nga rruga, ku si pasojë ka marrë dëmtime të lehta. Neni 290, 291 Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prkurorinë e Rrethit Gjyqësorë Sarandë dhe punohet për kapjen e shtetasit S.I, vjeç 31, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në Ksamil,  për shkak të detyrës, ka goditur me shkop bejzbolli punonjësit e OSHE-së. Neni 237  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 13.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin I.XH, vjeç 51, banues në Gjirokastër,  pasi dyshohet se vëllai dhe mbesa e tij, A.XH dhe V.XH  vjeç 48 e 20 banuese në Gjirokastër, në banesë, kanë ushtruar dhunë psikologjike. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”. 

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim, për shtetasin A.M, vjeç 43 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Shëngjin, i ka ndërruar bravën një apartamenti të përbashkët, të trashëguar nga babai, shtetases A.M, vjeç 45, banuese në Shkodër.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasen V.LL, vjeç 48 banuese në fshatin Zejmen, pasi dyshohet se në Zejmen, në lokal nga kontrolli i ushtruar nga Task Forca e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike, e cila ishte ndërprerë pasi ishte debitor. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, në fshatin Kotërr shtetasi P.SH vjeç 57, banues në Kotërr, aksidentalisht ka prekur telat e tensionit të mesëm dhe është goditur nga rryma elektrike, për pasojë ka gjetur vdekjen. Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për vlerësim të mëtejshëm.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 13.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.GJ, vjeç 28 pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi Z.GJ vjeç 34 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.07.2017, në aksin rrugor Rrëshen-Kukës, në fshatin Gëziq, në lëvizje ka rënë zjarr dhe është djegur mjeti tip “Citroen” që drejtohej nga shtetësia S.K, vjeç 27, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkak i rënies së zjarrit, ka qenë një shkendijë elektrike në impiantin elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin GJ.D, vjeç 53, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Ndoc Mazi”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim F.A, vjeç 29, banues në fshatin Oblikë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e ka dënuar me 18 muaj burg për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 13.07.20116, u referuan materiale në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin A.B vjeç 55, banues në fshatin Shëmri, pasi dyshohet se në Shëmri, ka goditur me sende të forta dhe ofenduar me fjalë fyese, shtetasin E.V, vjeç 20, banues në Shëmri. Nenet 90, 84 e 119 të Kodit Penal.

Më datë 13.07.20116, kanë mbërritur në spital civil Kukës, shtetasit  S.O dhe I.L, vjeç 44 e 54, banues në fshatin Nangë e Buzmadhe, të cilët deklarojnë, se janë përplasur nga një mjet në hyrje të fshatit Nëngë, i cili është larguar, S.O, nën mjekimin e mjekëve, ndërsa shtetasi I.L nuk ka patur dëmtime. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Dibër.
Në vijim të njoftimit të dhënë me datë 11.07.2017, ku bën fjalë për shpalljen në kërkim të një të riu nga Dibra i cili dyshohet se i mori me forcë 100 euro një shtetasi maqedonas, ju informojmë se:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u kap shtetasi i shpallur në kërkim :
S.E, 31 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër. (Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi me datë 10.07.2017, në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Maqellarës dyshohet se i kishte marrë me forcë 100 euro shtetasit maqedonas M.D, i cili ka qenë duke udhëtuar nga Durrësi për në P.K.K.Bllatë).
Shtetasi S.E, ka deklaruar se shumën prej 100 euro e ka marrë si rezultat i shoqërimit dhe rregullimit të automjetit të shtetasit M.D
Në përfundim të hetimeve disa ditore dhe  pas komunikimeve të vazhdueshme me Prokurorin e gatshëm Dibër shtetasi S.E, u procedua penalisht në gjendje të lirë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më  datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin R.K, vjeç 33 banues në fshatin Tomin, bashkia Peshkopi, pasi dyshohet se në Tomin në tokën e tij, ka filluar të ndërtoj një objekt jashtë afatit të lejes së ndërtimit . Neni 199/a /1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Mat
Kanosin për motive të dobëta (nënë e bir)
Shpallen 2 shtetas në kërkim nga Policia
Më datë 13.07.2017, në Komisariatin e Policisë Mat, është paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasja F.T, 56 vjeçe, banuese në Mat, ku ka deklaruar se, së bashku me djalin e saj, se në aksin rrugor Burrel-Klos,  në vendin e quajtur "Kthesa e Sanës",  për motive të dobëta  janë kanosur nga shtetasit Xh.B, dhe L.B, të cilët dyshohen se i kanë kanosur nëpërmjet një arme.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, kanë organizuar punën për zbardhjen e kësaj ngjarje,  kanë ushtruar kontroll në banesat e tyre por nuk janë gjetur.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore janë shpallur në kërkim policor shtetasit:
Xh.B, 47 vjeç, banues në Burrel
L.(K),B, 23 vjeç, banues në Burrel (djali i vëllait të Xh.B).
Vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, dhe kapjen e të dyshuarve si autor të kësaj ngjarje.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale "Kanosje", kryer në bashkëpunim,  parashikuar nga neni 84, e 25 të Kodit Penal.


DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Interpol Tirana
Ekstradohen 2 shtetas Shqiptar, një nga Hollanda dhe një nga Gjermania drejt vendit tonë , të dënuar përkatësisht me 7 vite burg dhe 3 vite burg.
Konkretisht:
Më datë 13.07.2017, u ekstradua nga Hollanda dhe u dorëzua në D P Burgjeve, shtetasi në kërkim ndërkombëtar D.K, vjeç 41 banues në Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprat penale "Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike” e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve të ftohta". Nenet 82, 25 e 279 të Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u ekstradua nga Gjermania, shtetasi në kërkim ndërkombëtar E.K, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal

Më datë 13.07.2017, në PKK Rinas, u ekstradua dhe ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shtetasi në kërkim ndërkombëtar D.M, vjeç 41 banues në Shkodër, pasi Gjykata Apelit Shkodër, e ka dënuar me 7 vjet burg, për veprën penale "Vrasja e kryer në gjendje të tronditjes së fortë psikike” e kryer në bashkëpunim dhe "Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve të ftohta". Nenet 82, 25, 279 të Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.XH, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 11.07.2017, në Francë, ka braktisur fëmijën e mitur D.XH, vjeç 17. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 13.07.2017, në PKK Rinas, u ekstradua dhe ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shtetasi në kërkim ndërkombëtar S.B, vjeç 42,  banues në Burrel pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me paramendim" dhe " Prodhim dhe mbajte pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" . Neni 78 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 13.07.2017, në P K K Qafë Thanë, u kap shtetasja A.A, vjeç 26, banuese në Elbasan, e shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Informacion Paraprak.
Më datë  13.07.2017, në Qafë Thanë, u bllokua, mjeti tip “Kamionçinë”, në të cilën ndodheshin të ngarkuar 7 viça kontrabandë dhe u shoqërua drejtuesi i mjetit.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 13.071.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin L.M, vjeç 26 banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në Grykën e Bogazit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 13.071.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin S.B, vjeç 37, banues në Cërrik, pasi dyshohet se në Grykën e Bogazit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

 

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...