Qarkullonte me armë zjarri në kryeqytet. Arrestohet në flagrancë 31 vjeçari.

 Qarkullonte me armë zjarri në kryeqytet. Arrestohet në flagrancë 31 vjeçari.  (për video kliko mbi link)Sequence 01.00 01 02 23.Still002

Tiranë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë ndalimin e një shtetasi.

Më datë 14.07.2017, rreth orës 12:30, ky shtetas është konstatuar në rrugën "Demokracia" në Bathore, duke qarkulluar me mjetin tip "Audi".

Menjëherë shërbimet e policisë kanë bërë të mundur ndalimin e mjetit dhe kanë filluar ushtrimin e kontrollit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
1 armë zjarri pistoletë, e llojt "TT" dhe 2 krehëra të mbushur me fishekë.

 Menjëherë është arrestuar në kushtet e flagrancës shtetasi:
A. K., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime proceduriale të mëtejshme.

 

Sequence 01.00 01 06 12.Still003

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...