Vijon operacioni masiv antidrogë në Llakatund. 14.07.2017

Vlorë Policia:

19959079 2000402713579423 5061039749644652507 n


Vijon operacioni masiv antidrogë në Llakatund.

Gjatë ditës së sotme gjendet një tjetër sasi lënde narkotike në fshatin Drithas !
Sekuestrohen rreth 600 kg cannabis sativa.

Sasia ështe gjetur gjatë kontrollit të territorit përrreth ku u gjet sasia e madhe gjate operacionit.
Për kontrollin është përdorur qeni antidrogë.

Efektivet e Policisë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Vlorës, menjëherë nga krehja që i kanë bërë zonës përreth terrenit ku u konstatuar dje lënda narkotike, ditën e sotme kanë gjetur një sasi tjetër me lëndë narkotike në pjesën perëndimore të fshatit Drithas, Vlorë.

Lënda narkotike u gjet e fshehur nëpër shkurret e një përroi, e vendosur në disa thasë sintetikë të cilët përmbajnë pluhur të imët, të ngjashme me atë të llojit Cannabis Sattiva.

Dyshohet se kjo sasi mund të jetë rreth 600 kg.

Krehja e zonës është kryer gjithashtu edhe me ndihmën e qenit antidrogë të specializuar për konstatimin e saj.

Nga hetimet paraprake, kjo pjesë territoriale dyshohet se është pronë e shtetasit M. T dhe të vëllait të tij F. T.

Vazhdojnë veprimet e mëtejshme të transportimit të saj drejt ambienteve të DVP Vlorë.

 

 

19959097 2000402796912748 5819795153374621648 n

20031717 2000402753579419 2400668417235581655 n

19989395 2000402673579427 2361999783175492674 n

 

 

 

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...