Operacion antidrogë i koduar "Pilotët". 14.07.2017

 Operacion antidrogë i koduar "Pilotët". (për video klikoni mbi link)  005

Kavajë

Sekustrohen 1 ton e 360 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Sekuestrohen 3 automjete, 1 gomone, dhe një mjet i rëndë traktor.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas si dhe shpallën në kërkim 3 shtetas të tjerë.

Gjithashu shoqërohen në Komisariatin e Policisë Kavajë edhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

Gjatë orëve të para të ditës së sotme , nga efektivat e Komisariatit të Policisë Kavajë , është zhvilluar operacioni i koduar "Pilotët".

Operacioni u zhvillua në bazë të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për goditjen e “Kultivimit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”, dhe konkretisht:

Më datë 14.07.2017, rreth orës 02:20 , shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati “Bago” , dy automjete, konkretisht një “Land Rover “dhe një furgon mund të transportonin lëndë narkotike.

Menjëherë është organizuar puna për bllokimin e tyre.

Në momentin e kostatimit të këtyre dy automjeteve, nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke rrezikuar jetën e punonjësve të policisë .

Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete, duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet.

Nga kqyrja e këtyre automjeteve, rezultoi se në brendësi të tyre kishte pako të mëdha me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi rreth 1360 kg.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë në bashkëpunim me Sektorin për hetimin e narkotikëve në D.V.P. Tiranë , është organizuar puna dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve :

- J.S., R.H. dhe K. H.

Nga veprimet hetimore të kryera , rezulton se bashkëpuntor janë edhe shtetasit :

B.B., dhe F.S. të cilët janë shpallur në kërkim policor dhe punohet për kapjen e tyre.

Më pas nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë , është vijuar operacioni duke bërë krehjen e terrenit dhe territorit, ku si rezultat janë kostatuar një gomone me gjatësi 7.7m me dy motorrë me 200 KV e tipit Kavasaki e lidhur me nje traktor pa targa , si dhe nje automjet i markës Toyota, cila nga verifikimet i përket shtetasit :

H. K. i cili është shpallur gjithashtu në kërkim policor.

Gjithashtu , në lidhje me këtë ngjarje, janë shoqëruar edhe disa shtetas të tjerë për tu marrë në pyetje.
Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim" e mbetur në tentativë ' parashikuar nga nenet 283/a ,22 dhe 25 të Kodit Penal.

002

007

011

FURGONI KAVAJE

008

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...