Kapet dhe ndalohet një shtetas i dënuar me 15 vite burgim 14.07.2017

Elbasanperson ne kerkim elbasan

Vijon puna për kapjen e shtetasve në kërkim

Kapet dhe ndalohet një shtetas i dënuar me 15 vite burgim

Specialistët  për  Krimet  e  Rënda  në  Drejtorinë  Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim  me  efektivat  e  Komisariatit të Policisë Elbasan bënë  ndalimin e shtetasit në kërkim:

 A.M, 32 vjeç  banues  në  Elbasan.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata  e  Rrethit  Gjyqësor  Elbasan  me  vendim  penal  më  datë  26.12.2013  e ka dënuar  me  15 vite burgim për  veprat penale "Vrasje me  dashje  e  mbetur  në  tentativë" , "Plagosje  e rëndë  me  dashje," dhe " Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar  nga nenet  76, 22, 88/1,  dhe 278/2 të Kodit Penal.

Më datë  12.03.2012 në Lagjen  "Luigj  Gurakuqi" për motive të dobëta dyshohet të ketë  tentuar të  vrasë me armë zjarri  (pistoletë) shtetasit  E.L dhe G.G. Si pasojë  ky i fundit kishte  mbetur i plagosur.

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...