Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 15.07.2017

Policia e Shtetit. 1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë

Operacion masiv antidrogë në fshatin Llakatund, Vlorë !

Operacioni u ndoq dhe u monitorua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Në monitorim dhe ndjekie të operacionit edhe Drejtori i Përgjithshëm i SH.Ç.B.A.

Sekuestrohet gjatë gjithë operacionit 15 ton e 162 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Sekuestrohen edhe 5 armë zjarri, 3 presa që presonin lëndën narkotike, vaj hashashi, sita e përbërës kimikë.

Operacioni startoi më datë 13.07.2017, nga Policia e Vlorës mbështetur nga FNSH-ja e Fierit, Specialistët e SHÇBA-së dhe Prokuroria e Vlorës !

Sekuestrohet një sasi e konsiderueshme me lëndë narkotike, në 3 banesa të fshatit Drithas me peshë prej 14 ton e 466 kg e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva në formë boçesh dhe çokollate !

Janë asgjësuar rreth 270 bimë narkotike të dyshuara si Cannabis Sattiva

Janë arrestuar në flagrancë 9 shtetas, ndër këta 2 punonjës policie dhe 1 kryeplak fshati

Në këtë operacion masiv kanë marrë pjesë rreth 150 forca policie


Gjithashtu, ditën e sotme më datë 14.07.2017, në vijim të operacionit masiv antidrogë në Llakatund, gjendet një tjetër sasi lënde narkotike në fshatin Drithas, e cila pas peshimit rezultoi prej rreth 696 kg Cannabis Sativa.

Forcave mbështetëse të policisë u është shtuar edhe asistimi i qenit antidrogë, i specializuar për konstatimin e lëndës narkotike.

Vazhdojnë veprimet e mëtejshme të transportimit të lëndës narkotike drejt ambienteve të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit Tiranë.

 

 

Kavajë

Informacion përfundimtar në lidhje me operacionin antidrogë të koduar "Pilotët"

Në përfundim të veprimeve hetimore  të kryera nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim  me Specialistët për hetimin e Krimit në Komisatiatin e Policisë Kavajë , u bë arresimi në flagrancë edhe i dy shetasëve të tjerë , shpallja në kërkim e dy të tjerëve, si dhe u proceduan edhe 4 shtetas në gjendje të lirë.

Më konkretisht komunikata në vijim.

Operacion antidrogë i koduar "Pilotët".

Sekustrohen 1 ton e 360 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sattiva.

Sekuestrohen 3 automjete, 1 gomone, dhe një mjet i rëndë traktor.

Arrestohen në flagrancë 5 shtetas , procedohen në gjëndje të lirë 4 shtetas, si dhe shpallën në kërkim 5  shtetas të tjerë.

Gjithashu shoqërohen në Komisariatin e Policisë Kavajë edhe disa shtetas   të tjerë për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.

 Gjatë orëve të para të ditës së sotme , nga efektivat e Komisariatit të Policisë Kavajë , është zhvilluar operacioni i koduar "Pilotët".

Operacioni u zhvillua në bazë të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për goditjen e “Kultivimit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”,  dhe konkretisht:

Më datë 14.07.2017,  rreth orës 02:20 , shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati “Bago” , dy automjete, konkretisht një  “Land Rover “dhe një furgon  mund të transportonin   lëndë narkotike.

Menjëherë është organizuar puna  për bllokimin e tyre.

Në momentin e kostatimit të këtyre dy automjeteve,  nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke  rrezikuar jetën e punonjësve të policisë .

Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete,  duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet.

Nga kqyrja e këtyre  automjeteve,  rezultoi se   në brendësi të tyre   kishte pako të mëdha me lëndë  të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi  rreth  1360 kg.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e  Policisë Kavajë në bashkëpunim me Sektorin për hetimin e  narkotikëve në D.V.P. Tiranë , është organizuar puna dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i  shtetasve :
- A. M  24 vjeç
- J. S 18 vjeç
- R. H 37 vjeç
- A. K 23 vjeç
- K. H 22 vjeç
Procedohen në gjëndje të lirë shtetasit :
- Q.Ç, H.K, A.M dhe S.M
Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit :
- E.E, E.S, B.R., F.S dhe E.S.
Më pas nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë , është vijuar operacioni duke  bërë  krehjen  e terrenit dhe territorit,  ku si rezultat  janë kostatuar një gomone me gjatësi 7.7m me dy motorrë me 200 KV e tipit Kavasaki e lidhur me nje traktor pa targa , si dhe nje automjet i markës Toyota.
Materialet proçeduriale i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së  Parë për Krimet e Rënda Tiranë,  për veprën penale  “Trafikim të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim"   e mbetur në tentativë ' parashikuar nga nenet 283/a ,22 dhe 25 të Kodit Penal.

 

I.    INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

1.    Më datë 14.07.2017, rreth orës 17:55, në fshatin Petrelë, pranë urës së varur, ka rënë zjarr në pyllin me shkurre dhe pisha, u njoftua zjarrfikësja për të marrë masa për shuarjen e zjarrit, pasi rrezikohen dhe banesat pranë, u njoftuan dhe emergjencat civile. Informacion paraprak.


2.    Më datë 15.07.2017, rreth orës 02.00, në rrugën Siri Kodra, ne blloku i magazinave, te Frigoriferi, ka rënë zjarr në magazinën me artikuj kozmetik, në pronësi të shtetases A.B, vjeç 35, banuese në Tiranë, ku ka patur vetëm dëme materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprim.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
1.    Më datë 14.07.2017, rreth orës 17:15, në fshatin Likmetaj, Ishëm, Durrës, ka rënë zjarr dhe digjen pisha, u njoftua zjarrfikësja dhe forcat e policisë për të shkuar në vend ngjarje. Zjarri u fik janë djegur vetëm ferra. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Informacion paraprak.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan


1.    Më datë 14.07.2017, rreth orës 00.20, në fshatin Banjë e Re, Njësia Administrative Klos, në një kodër të mbuluar me shkurre ka rënë zjarr. Kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikësja, por terreni është thyer, i cili u fik në orën 02.00. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Informacion paraprak.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
1.    Më datë 14.07.2017, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Perdhikal” midis fshatrave Zminec dhe Karroq, Finiq, Sarandë, ka rënë një vatër zjarri, me shkurre e kullotë. Zjarri i cili ndodhet në Mile prej disa ditësh, është drejtuar drejt fshatit Vagalat–Finiq. Në vend ndodhen punonjësit e policisë dhe pyjores që punojnë për fikjen e zjarrit, i cili në orën 20.00, është fikur. Informacion paraprak.


2.    Më datë 14.07.2017, rreth orës 17:50, në fshatin Nartë, në vendin e quajtur “Guri i Doktorit”, te nënkalimi i trenit, ka rënë një vatër zjarri dhe po digjen barishte e shkurre. Në vend ndodhen shërbimet e policisë dhe zjarrfikësit që punojnë për fikjen e zjarrit. Informacion paraprak.


3.    Më datë 14.07.2017, rreth orës 23.35, në fshatin Shalës, Konispol, në kullotat e fshatit, ka rënë  zjarr, ku digjen shkurre e barishte, i cili mund të marrë përmasa, i cili u fik në orën 01.00. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Informacion paraprak.


4.    Më datë 14.07.2017,  u ndalua me iniciativë shtetasi Y.H, vjeç 63, banues në fshatin Mavrovë, pasi më datë 11.07.2017, dyshohet se është autori i zjarrvënës, në vendin e quajtur “Blodua”, në fshatin Mavrovë, Selenicë, Vlorë, ku si pasojë është djegur një sipërfaqe 150 ha, pyll, shkurre dhe një sipërfaqe 2.2 ha, me 300 rrënjë ullinj 10 vjeçar. Neni 151 i Kodit Penal.


5.    Më datë datë 13.07.2017, rreth orës 17.30, në vendin e quajtur “Makërgje”, në malin e fshatit Markat, Bashkia Konispol, janë djegur 7 hektar me shkurre e bar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorive. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
1.    Më datë 14.07.2017, rreth orës 08:30, në afërsi të fshatit “Andon Poçi”, Gjirokastër, ka një vatër zjarri, ku si pasojë është djegur një stallë bagëtish dhe disa materiale. Kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe të policisë. Informacion paraprak.


2.    Më datë  23.07.2017, rreth orës 11:30, në fshatin “Asim Zenel”, ka rënë zjarr, ku janë djegur 2 dynym tokë me barishte, ferra dhe shkurre. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije në një shtyllë elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Neni 151 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
1.    Më datë 13.07.2017, rreth orës 23.00,  në  fshatit Dajç, Lezhë, në vendin e quajtur Kodër, Vorre, në toke pyjore, ka rënë zjarr, në sipërfaqe rreth 3000 m 2, ku janë djegur ferra e shkurre pa probleme për  banesa. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim, si ngjarje aksidentale.


2.    Më datë 14.07.2017, rreth orës 14:40, në fshatin Shemëri, Mamurras, Kurbin, në një luginë me shkurre dhe ferra, është aktivizuar një vatër zjarri, në sipërfaqe rreth 5-6 dynym toke, zona ndodhet larg qendrave të banuara, shërbimet e policisë zjarrfikëses dhe disa banor të fshatit janë aktivizuar për shuarjen e zjarrit pasi mjeti zjarrfikës nuk futet shkak terreni i vështirë. Informacion paraprak.


3.    Më datë 14.07.2017, rreth orës 15.30, në luginën Zall Frashër, në fshatin Zhejë, ka rënë zjarr, i cili me ndërhyrjen e shërbimeve zjarrfikës dhe banorëve të zonës është bërë e mundur shuarja e plotë e tij, ku janë djegur ferra, shkurre dhe barishte. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim.

II.    VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
1.    Më datë 14.07.2017, rreth orës 13:31, në lagjen nr. 13, sektorin Apolonia, duke u larë në det, është mbytur shtetasi kosovar Rr.R., vjeç 62, banues në Kosovë. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësorë Durrës, për vlerësim.


Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
1.    Më datë 13.07.2017, në orën 16:00, në plazhin e Velipojë, ka ndërruar jetë, shtetasja L.SH, vjeç 63, banuese në Shkodër. Nga veprimet dhe këqyrja e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vdekje natyrale.


2.    Më datë 13.07.2017, rreth orës 19:00, në plazhin e Velipojë, shtetasi B.P, vjeç 63, banues në Kosovë, ka vdekur. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekje ka qenë natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

III. DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për korrupsionin
1.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit M.D dhe B.E , 50 e 56 vjeç,  banues në Tiranë, M.D, pasi dyshohet se duke shpërdoruar detyrën, i ka marrë ryshfet njw shtetasi dhe zvarritur dhënien e certifikatës së pronësisë së banesës së tij. Nenet 248, 259 e 244 të Kodit Penal.


2.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T. L, 34 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke shpërdoruar detyrën, nuk ka pushuar ekzekutimin e vendimit të Gjykatës, për një hua, që ka patur shtetasja N.U, e 56 vjeç, banuese në Tiranë, të cilën e ka likuiduar në rrugë bankare. Neni 248 të Kodit Penal.


Seksioni për krimin ekonomik e financiar
3.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.Q , 53 vjeç, banues në Tiranë, pasi në fshatin Picallë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, ka përvetësuar pronën e shtetasit A.Q , 38 vjeç. Neni 186 i Kodit Penal.


1.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit L.B dhe B.B, 53  e 24 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Vorë, në rrugën “Demokracia”, në një pikë bastesh, organizonin lotari të palejuara, ku transmetonin ndeshje të kundra ligjshme. Nenet 197, 198, 149/a e 180 të Kodit Penal


2.    Më datë 15.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.L, 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet  burg, për veprën penale “Mashtrim”. Neni 143/2 i Kodit Penal.  


Seksioni për krimet ndaj jetës
1.    Në vijim të komunikatës së dhënë që bën fjalë për veprat penale “Vrasja me paramendim” në bashkëpunim e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, më datë 14.07.2017, u ndalua shtetasi A.B, i 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi ky shtetas ka qenë në vendngjarje dhe nuk ka kallëzuar në polici si dhe gjatë shoqërimit të tij, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik. Nenet 300 e 236 të Kodit Penal.


Seksioni i kërkimit
1.    Më datë 14.07.2017,  u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar F.H, 36 vjeç, banues në Babrru, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 5 vjet e 8 muaj burg, për veprën penale "Shfrytëzimi i prostitucionit". Neni 114/2 i Kodit Penal.


Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
1.    Më datë 14.07.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi M.K, 49 vjeç, pasi  në Bulevardin “Bajram Curri”,  duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Land Rover”, është përplasur me pemët dekorative rreth trotuarit, ku si pasojë është dëmtuar vetë, e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.


2.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.S, 32 vjeç, banues në Tiranë, pasi në Mullet, në gjendje të dehur, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, është përplasur me mjetin tip “Land Rover”, me drejtues E.G, 34 vjeç, banues në Elbasan, për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin N. Gj, 55 vjeç, banues në  Thumanë, Krujë, pasi  në kryqëzimin e  Bushneshit, duke drejtuar motorin tip “Piaxho“, ka dalë nga rruga, për pasojë janë aksidentuar drejtuesi motorit e bashkëshortja H.Gj, 47 vjeç, ta cilët ndodhen në spital nën kujdesin e  mjekeve. Neni 290 i Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 14.07.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan , për shtetasin F.P, 30 vjeç, banues në fshatin  Voskop, pasi në një Hotel  në Qafë Thanë u kap duke trasportuar me mjetin e tij, 7 viça  të cilat e sekuestruan në cilësinë e provës materiale , pa faturë tatimore . Neni 180 i Kodit  Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 14.07.2017 u ndalua shtetasi në kërkim A.M., 32 vjeç banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan ,me vendim penal më  datë 26.12.2013, e ka dënuar me 15 vjet burg për veprat penale ”Vrasje me dashje e  mbetur në tentativë", “Plagosja e rëndë me dashje” si dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Nenet 76-22, 88/1 e 278/2 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1.    Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.T., 20 vjeç banues në Elbasan, pasi në rrugën 28 Nëntori, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yinxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.


2.    Më datë 14.07.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi M.D., 50 vjeç banues në Elbasan, pasi në lagjen 5 Maji, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin  tip “Jamaha”. Neni 291 i KoditPenal.


3.    Më datë 14.07.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi K.H., 20 vjeç  banues në Belsh, pasi në Belsh, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin  tip "Dajang”, pa targë . Neni 291 i Kodit Penal.


Më datë 14.07.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.F., 20 vjeç banues në fshatin Yzberisht, pasi ne aksin rrugor Qafë Thanë-Prrenjas , vendi Qafë Thanë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”,  është fërkuar me mjetin tip “Audi” që drejtohej nga shtetasi A.M., 35 vjeç banues në Strugë Maqedoni. Gjithashtu  është përplasur me mjetin Autobuz  tip “ Setra ”, të drejtuar nga shtetasi M.I., 45 vjeç, banues në Tetovë.  Si pasojë janë dëmtuar shtetaset S.T., 53 vjeçe, E.Ç., 15 vjeçe dhe O.Ç., 11 vjeçe, të treja me banim në Pogradec, të cilat ishin pasagjerë dhe pasi u mjekuan në spitalin Prrenjas u larguan pën në banesë, jashtë rrezikut për jetën.Neni 290/1 i Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë për shtetasen M.S, 47 vjeçe, banuese në Korçë, pasi nga kontrolli i ushtruar në lokalin që kjo shtetase administron u kostatua, se kjo e fundit ushtron aktivitetin tregëtar duke mos prerë kupona elektronik tatimorë. Neni 180 i Kodit Penal.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS


Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.C, 31 vjeç, banues në Bilisht - Devoll, pasi në Bilisht, u kap duke drejtuar mjetin motorçikletë tip “Lifan”, pa targa, pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1.    Më datë 14.07.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:K.K. 30 vjeç, banues në Urë Vajgurore, pasi është kostatuar në punë lokali i tij bar-kafe, aktivitet me status të pezulluar pranë Qëndrës Kombëtatre të Biznesit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Fshehje e të ardhurave’’ dhe ‘’Mospagim i taksave dhe tatimeve’’, parashikuar nga nenet 180 dhe 181 të Kodit Penal.


2.    Më datë 14.07.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:Q.F. 31 vjeç, banues në Urë Vajgurore, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e tij, janë gjetur 50 goma të përdorura, të cilat dyshohet se jenë futur kondrabandë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale ‘’Kondrabandë me mallra të ndaluar’’ dhe ‘’Fshehje e të ardhurave’’, parashikuar nga nenet 171 dhe 180 të Kodit Penal.


Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1.    Më datë 14.07.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin: A.B. 71 vjeç, banues në Kuçovë, pasi duke drejtuar automjetin tip Opel, në bulevardin e qytetit të Kuçovës, ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka aksidentuar shtetasit I.S. 71 vjeç dhe A.P. 72 vjeç, banues në Kuçovë, të cilët po marrin ndihmën mjeksore në spitalë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale ‘’Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’’, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasin T.L, 80 vjeç, banues në fshatin Daullas Fier, pasi shtetasi P.N, 59 vjeç, banues në fshatin Libofshë Fier, jep  kallëzim se shtetasi i mësiperm, i cili  ka nje aktivitet makinë bluarje drithi dhe furr buke në fshatin Daullas, e ka mashtruar duke i mare një sasi prej 10 kv grur për ta konvertuar në bukë dhe ia ka kthyer. Neni 180,181,143 i Kodit Penal.

2.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasin T.L, 80 vjeç, banues në fshatin Daullas Fier, pasi shtetasi A.M, 45 vjeç, banues në fshatin Daullas,Fier, jep  kallëzim se shtetasi i mësiperm, i cili  ka nje aktivitet makinë bluarje drithi dhe furr buke në fshatin Daullas, e ka mashtruar duke i mare një sasi prej 10 kv grur për ta konvertuar në bukë dhe ia ka kthyer. Neni 180,181,143 i Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
1.    Më datë 14.07.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit M.T. dhe E. M., vjeç 66 e 42, banues në fshatin Drithas, Vlorë, pasi më datë 13.07.2017, në fshatin Drithas, Njësia Administrative Shushicë, Bashki Vlorë, gjatë kontrollit, në një banesë të pabanuar të shtetasit Z.A., i cili jeton jashtë shtetit u gjetën dhe bllokuan 9166 kg. e 600 gr. lëndë narkotike në gjëndje të thatë dhe 112 kg. e 500 gr. në formën çokollate në total 9279 kg. e 100 gr. e llojit Cannabis Sativa, 3 automatike, dhe 1 arkë me fishekë, model 56, kalibër 7.62 mm. Neni 283 e 278 i Kodit Penal.


2.    Më datë 14.07.2017, u arrestuan në flagrancë shtetasit K.T dhe E.T, banues në fshatin Drithas, pasi më datë 13.07.2017, në fshatin Drithas, Njësia Administrative Shushicë, Bashkia Vlorë, gjatë kontrrollit në një ambjet afër banesave të tyre, që përdorej si magazinë, janë gjetur e sekuestruar 33 kg e 400 gr lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal


3.    Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.A., vjeç 58, banues në fshatin Drithas, Vlorë, pasi më datë 14.07.2017,  në fshatin Drithas, Njësia Administrative Shushicë, Bashki Vlorë, gjatë kontrollit, në oborrin e banesës së tij, u gjetën dhe bllokuan 5266 kg. e 800 gr. lëndë narkotike në formë boçe e pluhur cokollate, 2.5 litra vaj i ngjashëm me atë të Cannabis Sativa, 2 automatik, dhe 2 krehrat me 60 fishekë, model 56, kalibër 7.62 mm. Nenet 283 e 278 të Kodit Penal.


4.    Më datë 14.07.2017, në fshatin Drithas, njësia administrative Shushicë, gjatë kontrollit në një përrua në pjesën lindore të këtij fshati, janë gjetur e sekuestruar 49 qese plasmasi, ngjyra e zezë  me 696 kg e 700 gr. lëndën narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Vlorë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1.    Më datë 14.07.2017,  u arrestua në flagrancë  shtetasi V. Z., vjeç 53, banues në Vlorë, pasi    në rrugën Transballkanike, duke drejtuar mjetin tip ‘’Kama”, pa targa, ka aksidentuar shtetasen  L.b, vjeçe 17, banuese në Vlorë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, e është larguar nga vendi i aksidentit. Neni 273 e 290  Kodit Penal.


2.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Vlorë, për  shtetasin E.M,  vjeç 22, banues në Vlorë, pasi   në aksin rrugor Levan- Vlorë, duke  drejtuar motorin tip ‘’Jamaha’’, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar shtetasja M.A, vjeçe 19 , banuese në Ballsh, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.


3.    Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasja A.S, vjeçe 21, banuese në Vlorë, pasi  në Panaja, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin B.M, vjeç 46, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.


Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
1.    Më datë 14.07.2017, ndalua shtetasja në kërkim G.P. vjeç 24 , banuese në  Kurbin.  Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Shkoder, ka urdhëruar ndalimin për vepren penale " Trafikimi i mjeteve motorrike " kryer në bashkëpunim ' parashikuar nga  neni 141/a/2 i Kodit Penal.


Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P. vjeç 33 , banues në Mirditë. Në  aksin rrugor Milot-Skuraj, u kap nga sherbimet e policisë duke drejtuar një mjet motorr tip “Lifan”, pa targa, i pa paisur me leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi P.Sh.  vjeç 52,  banues në Lezhë. Në  aksin rrugor Lezhë-Kallmet, u kap nga sherbimet e policisë duke drejtuar një mjet motorr tip “Yamaha”, pa targa, i pa paisur me leje drejtimi për mjete. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.P. vjeç 44 , banues në Lezhë. Në aksin rrugor Lezhë-Shkoder, u kap nga sherbimet e policisë duke drejtuar një mjet motorr tip “Yinxiang”, i pa paisur me leje drejtimi për mjete. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.M.vjeç 62 ,  banues në Lezhë. Në  aksin rrugor Lezhë-Balldre, u kap nga sherbimet e policisë duke drejtuar një mjet motorr pa targa, i pa paisur me leje drejtimi .  Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N.F. vjeç 48 , banues në  Lezhë. Në aksin rrugor Lezhë-Kallmet, u kap nga sherbimet e policisë duke drejtuar një mjet motorr tip “Yamaha”, pa targa, i pa paisur me leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 14.07.2017,u  arrestua në flagrancë shtetasi Gj. M. vjeç 54,  banues në Lezhë. Në aksin  rrugor Lezhë-Balldre, u kap nga sherbimet e policisë duke drejtuar një mjet motorr tip “Dayang”, i pa paisur me leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi N. D. vjeç 58 ,  banues në  Lezhë. Në aksin rrugor Lezhë-Balldre, u kap nga sherbimet e policisë duke drejtuar një mjet motorr tip “Nipponia”,i pa paisur me leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 14.07.2017, u procedua nw gjendje tw lirw shtetasi Sh.S. vjeç 68,  banues në Shkoder. Në  aksin rrugor Lezhë-Shkoder, u kap nga sherbimet e policisë duke drejtuar një mjet motorr tip “Lifan”,i pa paisur me leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 14.07.2017,u bë arrestimi ne flagrancë i shtetasit  I.R. vjeç 45 ,  banues në Kurbin , pasi në aksin e vjetër Sanxhak-Laç, u kap nga shërbimet e policisë duke drejtuar ciklomotorin tip “Yamaha”, pa  targa i pa paisur me leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1.    Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P, 43 vjec, banues në fshatin Bleran,Shkodër, pasi  në rrugën “Lëvizja e Postribës”,u kap pa leje drejtimi, duke drejtuar mjetin  motoçikletë tip“Yamaha”.Vepra penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”Neni 291 i Kodit  Penal.


1.    Më datë 14.07.2017,u arrestua në flagrancë shtetasi A. D, 19 vjec, banues në fshatin Boks, Shkodër, pasi në lagjen “Partizani”, në rrugën “Lëvizja e Postribës”, u kap pa leje drejtimi, duke drejtuar mjetin  motorrtip“Yamaha”. Vepra penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”Neni 291 i Kodit Penal.


2.    Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Sh, 30 vjec, banues në fshatin Velipoj, Shkodër,pasi në rrugën Velipoje – Plazh, vendi Plazh Velipoje, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorrin tip “Dayang”, pa targë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Neni 291 i Kodit Penal.


3.    Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë N. L, 59 vjec, banues në fshatin  Velipoj, Shkoder, pasi në rrugën Velipoje – Plazh, vendi Plazh Velipoje, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin motorr tip “Ynxiang”, pa targë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.  Neni 291 i Kodit Penal.


4.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.T, vjeç 28, banues në Shkodër, me leje drejtimi, pasi , në rrugën e Tepes, Shkodër, duke drejtuar  mjetin tip “Volsavgen”, është përplasur motorin tip “Suzuki”, që drejtohej nga shtetasi V.M, vjeç 31, banues në fshatin Nenmavriq, Shkoder, pa leje drejtimi, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290/2 e 291 të Kodit Penal.


5.    Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrance shtetasi B. B, 32 vjec, banues në lagjen Guerile, Shkodër, pasi në rrugën  Bahçallek – Xhabije, vendi i quajtur fundi i Xhabije Shkodër, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin  motorr tip “Kymc”,  pa targë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.  Neni 291 i Kodit Penal.   


6.    Më datë 14.07.2017, u  arrestua në flagrancë shtetasi K. G, 18 vjec, banues në fshatin Toplan, Vaudejes , pasi në rrugën Bahçallek – Xhabije, vendi i quajtur fundi i Xhabije Shkodër, u kap duke   drejtuar pa leje drejtimi mjetin motorr tip “Lifan”. Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Shkodër.


IV. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE

KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
1.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.G, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit", para Kryeministrisë, ka organizuar zhvillimin e një proteste, pa lejen e organeve kompetente. Neni 262 i Kodit Penal.


2.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.D, vjeç 66, banues në Tiranë,  pasi në fshatin Daias, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, duke tejkaluar lejen e dhënë nga organet përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.


3.    Më datë 14.07.2017, , u arrestuan në flagrancë shtetasit U.M dhe M.L, vjeç 26 e 21, banues në Tiranë e Vlorë, pasi në Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, pranë Piramidës, ju gjet e bllokua 3 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/2 i Kodit Penal.


4.    Më datë 14.07.2017, u  arrestua në flagrancë shtetasi I.P dhe u referuan materailet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasit A.Ç, L.C, A.C dhe B.GJ, vjeç 54, 34, 44, 31 e 32, banues në fshatin  Gurr e Vogël e Kryezi Petrelë, pasi  në fshatin Gurrë e Vogël, I.P, ndërtonte një objekt pa leje, kurse A.Ç, L.C, A.C dhe B.GJ, i jepnin ndihmë për të punuar në objekt. Neni 199/a/2 e 199/b të KodiT Penal.


5.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ndaj njw firme private me përfaqësues ligjor shtetasin grek A.K, pasi në fshatin Fikas, i ka zënë me mjete të rënda një sipërfaqe toke, në pronësi të shtetasit O.SH, vjeç 45, banues në Tiranë,. Neni 200 i Kodit  Penal.


6.    Më datë 14.07.2017,  tek njw lokal pranë Sanatariumit, persona të paidentifikuar, kanë dëmtuar në kokë me mjete prerëse shtetasin A. B., 31 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Informacion paraprak.

Komisariati i Policisë Nr. 2
1.    Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.R, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi  në rrugën “Shefqet Musaraj”, iu gjet e bllokua 1.1 gr. lëndë narkotike e lloji Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodin Penal.


2.    Më datë 12.07.2017, në Bulevardin ”Bajram Curri”, pranë njw mobilerie kanë vjedhur dyqanin e fruta perimeve, në pronësi të shtetasit D.K, vjeç 46, banues në Tiranë,  ku kane marre nje sasi lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit  Penal.


3.    Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi B.S, vjeç 37, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi më datë 14.07.2017, në rrugën “Babë Rexha”, dyshohet se ka tentuar të vjedhë pasqyrën e mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.SH, vjeç 34, banues në Kamëz, si dhe është autor i  tre ngjarjeve tw ndodhura mw parw. Neni 134 i Kodit  Penal.


4.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.SH, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes E.SH, vjeç 46, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet do ti kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit  Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
1.    Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi XH.G, vjeç 68, banues në Tiranë,  pasi në rrugën “Dine Hoxha”, te ura e Paskuqanit, ka goditur me sende të forta shtetasen e mitur E.Gj, vjeç 14, banuese në Tiranë. Neni 88 i Kodit  Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
1.    Më datë 14.07.2017, rreth orës 03:50, në rrugën “Shefqet Kuka”, ka rënë nga ballkoni shtetasi B.H, vjeç 29, , i cili ndodhet në SQU, në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.


2.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.D, vjeç 46, banuese në Tiranë, pasi  në rrugën “Xhanfize Keko”, ka kanosur me fjalë shtetasen B.H, vjeç 41, banuese në Tiranë,. Neni 84 i Kodit  Penal.


3.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.E, vjeç 72, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Riza Cerova”, në oborrin e banesës, ka kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit  Penal.


4.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.H, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi  në rrugën “Muhamet Deliu”,  është konstatuar vjedhje e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e Samiut. Neni 137/1 i Kodit Penal .


5.    Më datë 14.07.2017, rreth orës 13:30, ka gjetur vdekjen në spital i burgosuri R.L, vjeç 58, banues në Kuçovë, i cili vuante dënimin në burgun 302 Tiranë, për veprën penale “Vrasja me dashje”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.


6.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.A, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Endri Keko”, është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.


7.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Ll.C, banues  në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Deliu”, është konstatuar duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.


8.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit S.H, vjeç 50, banues  në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Deliu”, është konstatuar duke vjedhur energji elektrike. Neni 137/1 i K Kodit Penal .


9.    Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sitki Çiço”, iu gjet e bllokua 1.21 gr. bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.


10.    Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, ka prishur rendin dhe qetësinë publike. Nenit 274 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
1.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.P, vjeç 22, banues në Babrru, pasi më datë 11.07.2017, në Kodër Babrru, dyshohet se ka vjedhur 1 celular “Iphone 7”, në kroskotin e mjetit tip “Toyota”,  pronë e shtetasit H.K, vjeç 59, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e Samiut. Neni 134 i Kodit Penal.


2.    Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 31, banues në Bathore, pasi  në rrugën “Demokracia”, në Bathore, në mjetin tip “Audi ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë tip “TT”dhe 2 krehra pistolete me 14 fishekë. Neni 278/2/3 i Kodit Penal.


3.    Më datë 14.07.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi S.D, vjeç 41, në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijës së mitur V.Gj e V.D, vjeç 32 e 9, të cilëve ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Nr. 6
1.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.Sh, vjeç 32, banues në Kavajë, pasi,  në banesën e bashkëjetueses M.B, vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Neni 130/a i Kodit Penal.


2.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.M, vjeç 40, banues në Vorë, pasi pranë mbikalimit të Sukthit, ka goditur me grusht, shtetasen F.D, vjeç 35 , banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.


3.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset L.K dhe D.Sh, vjeç 27 e 45, banuese në Tiranë, pasi me vetëgjyqësi kanë hyrë në mosmarrëveshje me njëra-tjetrën, për një kontratë qereje. Neni 277 i Kodit Penal.


4.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Panajot Pano”, në banesë është konstatuar, se ka rilidhur energjinë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.


5.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.Sh, vjeç 34, banues në Yzberisht Tiranë, pasi ka marr fëmijën B.Sh, 6 vjeç dhe nuk e lejon për të takuar nënën e tij O.Sh, vjeç 26, banues në Tiranë, të cilët janë në proces divorci. Nenit 127 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
1.    Më datë 13.07.2017, në fshatin Kryevidh, aksidentalisht, është rrëzuar nga shkallët e banesës shtetasja Xh.K, vjeç 53, e cila ndodhet në spital kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.


2.    Më datë 14.07.2017, shtetasja N.H, vjeç 35, banuese në fshatin Vorrozën, kallëzon se, i është larguar nga banesa bashkëshorti D.H, vjeç 32. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë.


3.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin A.C, vjeç 73, banues në fshatin Gërmenj, Rrogozhinë, pasi në Gërmenj, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.


4.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin Sh.S, vjeç 48, banues në fshatin Gërmenj, Rrogozhinë, pasi Gërmenj , në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.


5.    Më datë 14.07.2017, u arrestua në flagrancë te shtetasit A.Sh, vjeç 26, banues në Kavajë, pasi te kryqëzimi i “Ullirit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”, si dhe për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë rendit. Nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
1.    Më datë 14.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.L,43 vjeçe, banues në Durrës, pasi bashkëshorti A.L vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


2.    Më datë 14.07.2017 u bë ndalimi i shtetasit në kërkim A.  R., 51 vjeç, banues në Durrës. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar  me 2(dy) muaj burg për veprën penale “Ndërhyrje pa të drejtë në jetën private” parashikuar në nenin 121 të Kodit Penal.


3.    Më datë 14.07.2017, shtetësja Sh.O. 52 vjeçe,  banuese në Durrës ka bërë kallzim, pasi para tre muajve i është larguar nga banesa vajza,  shtetësia B.O. 14 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.


4.    Më datë  14.07.2017, në lagjen Nr.4  ka rënë zjarr në automjetin tip Jaguar në pronësi të shtetasit S.B.  27 vjeç, banues në Durrës. Nga veprimet hetimore rezulton se zjarri  ka rënë si pasojë i amortizimit të impiantit elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës,për vlerësim.


5.    Më datë 10.07.2017 u plotësua kërkesë – padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin, F. M. 53 vjeç, banues në Durrës, pasi bashkëshortja e tij, shtetësia B. M. 43 vjeçe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës bazuar në Ligjin Nr.9669, datë 18.12.2006"Për masa ndaj dhunës në marëdhënie familjare".


6.    Më datë 14.07.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit R.F. 20 vjeç,   E.F. 23 vjeç dhe  A.P. 38 vjeç,  banues në Shkafane, Manëz, pasi në  fshatin   Kuraten,  Ishëm, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin A. N.  33 vjeç,  banues në  Sukth.Neni 89 , 25 të Kodit Penal.


7.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin  H.Xh. 54 vjeç,  banues në Shijak, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kushërirës së tij,  shtetases  F. M.  23 vjeçe,  banuese në Shijak.Neni 130/1 Kodit Penal.


8.    Më datë 14.07.2017  u plotësua kërkesë – padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen  Sh.K. 39 vjeçe, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti i saj,  shtetësi Sh.K. 45 vjeç  ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan  Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës bazuar në Ligjin Nr.9669, datë 18.12.2006.”Për masa ndaj dhunës  në marëdhënie familjare”.


9.    Më datë 15.07.2017  u plotësua kërkesë – padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen, R.S. 35 vjeçe,  banuese në Durrës, pasi bashkëshorti i saj shtetësi E. S. 39 vjeç ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan  Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës bazuar në Ligjin Nr 9669 datë 18.12.2006.”Për masa ndaj dhunës  në marëdhëniet familjare”.


Komisariati i Policisë Shijak
1.    Më datë 14.07.2017,u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin  D. K. 24 vjeç,  banues në Shijak, pasi në  fshatin  Guzaj, Shijak, për motive të dobëta ka goditur me sende të forta shtetasin H. Ç.  57 vjeç,  banues në   fshatin Guzaj, Shijak.Neni 89 Kodit Penal.


2.    Më datë 10.07.2017 u plotësua kërkesë – padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen, F.M. 53 vjeçe, pasi kushëriri i saj , shtetasi H.Xh. 54 vjeç, banues në Shijak ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj.Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës bazuar në Ligjin Nr.9669, datë 18.12.2006"Për masa ndaj dhunës në marëdhëniet familjare"


3.    Më datë 14.07.2017 sipas planit të masave për kontrollin në sera dhe vende të tjera të mundshme për kultivimin e fidanëve dhe farave të bimëve narkotike (Cannabis Sattiva) nga Komisariati i Policisë Shijak janë ngritur një grupe kontrolli dhe është ushtruar kontroll në Njësinë Administrative Gjepalaj, në fshatin Likesh dhe Kënetë, 6(gjashtë) ambjente të hapura(Bregu i liqenit, tokë arë, parcelat e shtetasve. Këto kontrolle janë shoqëruar me proces-verbalet përkatëse dhe me fotografi e filmime, nuk janë konstatuar bimë Canabis Sativa të kultivuara apo të magazinuara.


Komisariati i Policisë Elbasan .
1.    Në vijim të komunikatës  që bën fjalë për kanosje dhe dëmtime të tjera me dashje të shtetasit M.D., 50 vjeç banues në Elbasan, u kap shtetasi në kërkim R.T., 20 vjeç banues në Elbasan i cili do të ndiqet  në gjendje të lirë. Nenet 84 dhe 90 i Kodit Penal.


2.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për shtetasin M.D., 59 vjeç  banues në fshatin Labinot Katund, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE,  kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137 i Kodit Penal.


3.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan për shtetasin N.M., 52 vjeç banues në fshatin Lleshan , pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE,  kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike që furnizonte banesën e tij. Neni 137 i Kodit Penal.


Më datë 14.07.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan , për shtetasin Xh.D., 38 vjeç banues në Elbasan, pasi dyshohet të ketë  kërcënuar , sharë dhe ofenduar me telefon bashkëshorten e tij shtetasen  V.D., 30 vjeçe, e cila është me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan  që ky shtetas të mos kontaktonjë me shtetasen V.D Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
1.    Më datë 14.07.2017  u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes  për shtetasen D.M., 34 vjeçe pasi  bashkëshorti i saj,shtetasi L.M., 33 vjeç  dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Librazhd
1.    Më datë 14.07.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen F.D., 43 vjeçe banuese në fshatin Rrajcë, pasi  në fshatin Rrajcë , për motive të dobëta dyshohet të ketë goditur me sende të forta (gurë)shtetasin K.L., 56 vjeç banues në fshatin Sutaj. Neni 89 i Kodit Penal.


2.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan , për shtetasin R.K., 37 vjeç banues në Tiranë, pasi në qytetin e Prrenjasit, për motive  pronësie dyshohet  të  ketë  kanosur me fjalë  shtetasin  A.K., 46 vjeç banues në fshatin Prrenjas . Neni 84 i Kodit Penal.


3.    Më datë 14.07.2017  u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes  për shtetasen H.R., 82 vjeçe pasi nusja e djalit të saj   shtetasia M.R., 44 vjeçe dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj.Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”..

Komisariati i Policisë Gramsh
1.    Më datë  14.07.2017 u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan , për shtetasin F.D., 53 vjeç  pasi pas   banesës së  tij  ka ndërtuar një murë pa leje përkatëse. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
1.    Më datë 13.07.2017, rreth orës 22:35, në lagjen nr. 10, mjeti tip “Benz”, është përplasur me mjetin e parkuar, tip “Benz”, në pronësi të shtetasit R.K, vjeç 43, banues në Korçë, për pasojë ka dëme materiale dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 273 i Kodi Penal


2.    Më datë 14.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.M, 34 vjeçe, banuese në Korçë, pasi bashkëjetuesi i saj shtetasi E.XH, 40 vjeç, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.


3.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë për shtetasinS.D, 27 vjeç,  pasi dyshohet se në banesën e babait të saj,  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases R.D, 20 vjeçe.Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 14.07.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar në Kapshticë, ka gjetur vdekjen shtetasi Dh.L, 80 vjeç, banues në Korçë, i cili ishte pasagjer në autobuz dhe udhëtonte drejt Greqisë.Gjatë kqyrjes së kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera trupore dhe rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për “Vdekje natyrale".


Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 14.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin B.M, 65 vjeç, pasi vëllai i tij shtetasi N.M, 78 vjeç,  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Ersekë
1.    Më datë 14.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.N, 50 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë, me vendim nr 53, datë 17.02.2017, ka caktuar për të masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.


Komisariati i Policisë Berat
1.    Më datë 14.07.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:E.H. 22 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin tip Skanie ‘’Trajler’’, në fshatin Kutalli, ka dëmtuar shtyllën dhe transformatorin e linjës elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shkatërrim i pronës nga pakujdesia”, parashikuar nga neni 161 i Kodit Penal.


2.    Më datë 14.07.2017, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin:U.H. 50 vjeç, banues në Urë Vajgurore, pasi dyshohet se ka kanosur dhe shqetësuar me mesazhe nëpërmjet telefonit shtetasen D.H. 32 vjeçe, banuese në Urë Vajgurore.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike" dhe "Kanosja", parashikuar nga nenet 275 dhe 84 të Kodit Penal.


3.    Më datë 15.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetësen:L.H. 53 vjeçe, banuese në Berat, pasi djali i saj shtetasi F.H. 25 vjeç, banues në Berat, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, bazuar në Ligjin Nr. 9669 datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrdhëniet familjar.

Komisariati i Policisë Fier
1.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasin G.A, 43 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nuses së vllait të tij shtetases N.A, 34 vjeçe. Neni 130/a i Kodit Penal.


2.    Më datë 14.07.2017, u referuan materilet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasit O.S dhe E.S, përkatësisht 29 vjeç dhe 23 vjeç, banues në fshatin Mbërs Rroskovec, pasi në fshatin Sheqishtë, Patos, për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta shtetasin F.R, 24 vjeç, banues në fshatin Zharëz, Patos. Neni 89 i Kodit Penal.


3.    Më datë 14.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim T. Sh, 36 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve" e kryer në bashkëpunim.Neni 283/2 i Kodit Penal..  

Komisariati i Policisë Patos
Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasen B.T, 54 vjeçe, banues në Patos, pasi për motive të dobëta ka fyer e kanosur shtetasen R.M, 59 vjeçe, banuese në Fier.Neni 238, 239 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për shtetasin M.D, 54 vjeç,banues në fshatin Shegas Lushnje, pasi në fshatin Shegas u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje.
Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për shtetasin D.L, 57 vjeç, banues në fshatin Shegas Lushnje, pasi në fshatin Shegas u kap duke ndërtuar një objekt dy katësh, pa leje.Neni 199/a i Kodit Pena

Komisariati i Policisë Divjakë
1.    Më datë 14.07.2017, shtetasi A.Z, vjeç 46, banues në fshatin Mizë, ka bërë kallëzim se, prej 8 ditësh, i është larguar nga banesa bashkëshortja E.Z, 40,. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë.


2.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasen B.B, vjeç 40, banues në fshatin Kryekuq, pasi , në fshatin Kryekuq, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit  Penal.


3.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasen M.M, vjeç 51, banues në fshatin Kryekuq Divjakë, pasi , në fshatin Kryekuq, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit  Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër

1.    Më datë 14.07.2017,  u arrestua shtetasi S.Sh, vjec 42, banues në fshatin Lapulec, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj kunatës J.Sh, vjeç 20. Neni 130/a i Kodit  Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 14.06.2014,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.B., 47 vjeç, banues në Vlorë pasi në datën 13.07.2017,  në banesën e tij, nga Njësia Operacionale Speciale Task Forcë OSHEE Tiranë, është kostatuar prishja e vulës së makinerisë së matësit elektrik.  Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
1.    Më datë 14.07.2017, u arrestua shtetasi V.M., vjeç 23, banues në Patos, Fier, pasi në lagjen nr. 1, në plazh, iu gjet e bllokua 12 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
1.    Në datë 14.07.2017, në fushën e fshatit Picar, është djegur stalla e bagëtive e shtetasit Z.G, 59 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër. Në stallë është djegur baza ushqimore për bagëti dhe materiale për mirëmbajtjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokast.


Në datë 14.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen, R.N, 38 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi:
vjehrra dhe vajza e saj, shtetaset  Q.N, 73 vjeçe dhe K.M, 53 vjeçe, banuese në Gjirokastër, kanë ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Komisariati i Policisë Lezhë
1.    Më datë 14.07.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Lezhë, për shtetasin N.D. vjeç 59 ,  banues në Lezhë.Më date 13.07.2017,  për motive pronësie , është konfliktuar me vellain e tij shtetasin B.N. vjeç 45 ,banues në  Lezhë. Neni 277 i Kodit Penal.


2.    Më datë 14.07.2017, u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasit F.L.vjeç 61,  banues në Lezhë. Nga  kontrolli i ushtruar nga Task Forca e OSHEE-së, në lokalin në pronesi të tij në Lezhë , u konstatua se kishte lidhje të paligjshme të  energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.


3.    Më datë 14.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Xh.K.vjeç 25 ,  banuese në Lezhë , sepse bashkëshorti i saj shtetasi P.R.vjeç 27 , banues në Lezhë,ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006.


4.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për shtetasin S.Gj. vjeç 71 ,  banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Njësia Operacionale e OSHEE-së në objektin e tij  në Lezhë, është konstatuar se matësi elektrik nuk shenonte harxhimin e energjisë elektrike megjithëse ishte në ngarkesë të plotë. Neni 137/2 i Kodit Penal.


5.    Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për shtetasit M.P. vjeç 19 ,  banues në Lezhë dhe Sh.M.vjeç 16 , banues në  Lezhë, pasi në  Balldre, Lezhë, pas një konflikti të çastit kanë goditur njëri-tjetrin me mjete të forta duke shkaktuar dëmtime të lehta. Neni 90 i Kodit Penal..

Komisariati i Policisë Kurbin
1.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesor Kurbin, për shtetasin M.P. vjeç 45 ,  banues  në Kurbin , pasi  për motive  të dobëta ka kanosur me armë gjahu çifte, dhe  ka goditur me fizikisht duke i shkaktuar dëmtime te lehta trupore, shtetasin A.R. vjeç 43 , banues në Kurbin.Në cilesine e proves materiale u bllokua arma e gjahut si dhe  leja e saj. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.


2.    Më datë 14.07.2017, është dërguar tek poliklinika e Mamurrasit, Kurbin, në gjendje të rëndë shtetasi P.B.vjeç 25 ,  banues në Kurbin,  i cili më pas është  derguar në pavionin e toksikologjisë në QSUT Tiranë, ku ka ndërruar jetë. Nga veprimet e kryera rezulton se ky shtetas ka konsumuar  fotoksinë.  Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqesorë Kurbin, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
2.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Shkodër, për shtetasin S.B, vjeç 54, banues në fshatin Drishte, pasi , në qendër të fshatit Drishte, ka kanosur shtetasin Sh.F, vjeç 38, banues në fshatin Drishte,. Neni 84 i Kodit Penal.


3.    Më datë 13.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër e punohet për kapjen e shtetasit D.H, vjeç 29, banues në fshatin Bushat,  pasi në lagjen Tom Kola, ka kanosur dhe goditur me grushte shtetasin D.P, vjeç 44, banues në  Shkodër. Neni 84 e 90 i Kodit Penal


4.    Më datë 13.07.2017,  në fshatin Dardhe, në banesën e shtetasit A.K, vjeç 37, ka rënë zjarr, ku është djegur plotësisht banesa dy kateshe.  Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë elektrike. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ngjarje aksidentale. Kodit Penal.


5.    Më datë 14.07.2017, në lagjen "Partizani " Shkodër ,  ndërsa po punonin në një kolektor të ujrave të zeza, ka humbur jetën shtetasi K. Ç, 34 vjeç, banues në Golem -  Shkodër  si dhe është plagosur shtetasi Gj.Gj, 56 vjeç, banues në  Shkodër.

6.    Në përfundimin të veprimeve hetimore , u bë  arrestimi në flagrancë i  shtetasit P. T., 48 vjeç, banues në  Shkodër, me detyrë Përgjegjës i ujrave të zeza në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizime Shkodër .Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë  shtetasit:  Y. R. 64 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inxhinier në Ndërmarrjen Ujësjellës kanalizime Shkodër L.P. 52 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë drejtues teknik në Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Shkodër. Proçedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi nuk kanë marrë masat e sigurimit teknik të percaktuar nga legjislacioni në fuqi si dhe nuk i kanë pajisur me masa mbrojtëse.  Materialet i kaluan  Prokurorise se rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren venale " Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë " parashikuar nga neni 289/1 i Kodit Penal.


7.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin E T, vjeç 30, banues në Shkodër, pasi  në Velipojë, ka plagosur lehtë me grushte shtetasen I D, vjeç 33, banuese në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
1.    Më datë 14.07.2017,  në fshatin Gojan i Madh, Puke, është tentuar të vidhet  banesa e shtetasit N.P, vjeç 34, Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Puke. Neni 134 e 22  i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
1.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit Z.N, Gj.N dhe M.Rr, vjeç 65, 57 e 34, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe e Shkodër, pasi , shtetesja  L.N, vjeç 32, banuese në fshatin Kamice, në proçes divorci me bashkëshortin, i cili prej 4 vitesh jeton në Amerike,  ka bërë kallzim se, dy femijet me iniciale L.N dhe S.N, 8 e 4 vjeç, mbahen nga vjehrri i saj Z.N, ndersa bashkshortja Gj. N. dhe vajza  M. Rr., gjatë shoqerimit në Komisariatin e Policisë për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit. Nenet 277, 127 e 242 të Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Mat
Me datë 14.07.2017, jemi njoftuar nga urgjenca e spitalit të Burrelit, se është dërguar nga familjarët një shtetas pa shenja jete.Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në spitalin e Burrelit, ku kanë konstatuar pa shenja jete shtetasin I.K, 64 vjeç, banues në njësinë Administrative Derjan, Mat.Grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet duke marrë deklarimet  e personave që kanë dijeni për ngjarjen.Shtetasi A.Q, (kushëriri i të ndjerit), ka deklaruar se kanë qenë sëbashku në mal me bagëti, në vendin e quajtur 'Përroi i zi', ku shtetasi I.K, ka shfaqur probleme shëndetësore. Shtetasi A.Q, së bashku me bashkëshorten e tij e kanë marrë dhe e kanë futur në një stan duke i dhënë ilaçet që përdorte shtetasi I.K, si dhe kanë njoftuar familjarët.Është njoftuar Qendra Spitalore Tiranë ku kanë nisur një Helikopter për ti dhënë një ndihmë më të shpejtë dhe të specializuar por fatkeqësisht shtetasi I.K, ka ndërruar jetë.Nga deklarimet e familjarëve ata kanë thënë se shtetasi I.K vuante prej kohësh nga sëmundja e zemrës dhe tensionit i cili kurohej me ilaçe për këto.Nga eksperti mjeko-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtim tjetër në trupin e viktimës.Nisur nga rrethanat dhe faktet e kësaj ngjarje dyshohet se shkaku i vdekjes ka ardhur nga shkaqe natyrale ( atak kardiak).Pas komunkimeve të vazhdueshme me Prokurorin e gatshem, materialet iu referuan Prokurorisë Mat si "Ngjarje aksidentale "

V. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
1.    Më datë 14.07.2017,  u ekstradua në dalje shtetasi kosovar në kërkim ndërkombëtar I.Z, vjeç 46, banues në Kosove, pasi Gjykata e Lubjanës Slloveni, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për trafikim te lendeve narkotike. Neni 186 Kodit Penal .


2.    Më datë 14.07.2017, u ekstradua në hyrje shtetasit në kërkim ndërkombëtar F.H, vjeç 36, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 7 vjet, burg, për veprën penale “Shfrytëzimi i  prostitucionit”. Neni 114 i Kodit Penal.


3.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.S, vjeç 26, banuese në Berat, pasi më datë 05.06.2017, në afërsi të PKK Kakavijë, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.


4.    Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 34, banuese në Shijak, pasi më datë 13.05.2017, në PKK Porti Durrës, ka kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.


5.    Më datë 14.07.2017,  në PKK, Rinas, u ekstradua nga Holanda për në Shqipëri shtetasi në kërkim ndërkombëtar Sh.H, vjeç 20,  pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake" dhe "Vrasja në rrethana të tjera cilësuese". Nenet 278 e 79 të Kodit Penal.


Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 14.07.2017 (pas konsultimit me prokurorin e gatshëm të  Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës  u kryen veprimet e para hetimore në gjendje të lirë veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorrike” parashikuar në nenin  141/a  të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit E. T.   29 vjeç,  banues në Shkodër.

Më datë  14.07.2017  është  paraqitur  në kabinën e kontrollit të  automjeteve në Port Durrës ,për të marrë një automjet të llojit veturë,  në pronesinë e tij, të cilin e kishte postuar nga Italia në Portin e Durrësit, i cili pas verifikimit të bërë  nga punonjësi i policisë  ka rezultuar i vjedhur. Nga Interpol Tirana u konfirmua se mjeti në fjalë rezulton të jetë i vjedhur. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Trafikimi I mjeteve motorike"parashikuar në nenin 141/a  të Kodit Penal.

Specialistët e Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës kapën shtetasin në kërkim A.D, 34 vjeç,   banues në Elbasan. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me Vendimin  penal Nr.850, dt. 30.07.2015  e ka dënuar me 4 (katër) muaj burg për vepren penale " Vjedhja"parashikuar në nenin 134/2, 48/c , 48/ dh të.Kodit Penal. Për veprime të mëtejshme i'u dorëzua Efektiveve të Komisariatit të Policisë Elbasan.

Specialistët e Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin Durrës kapën shtetasin në kërkim A.L 46 vjeç,   banues në Tiranë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë  me  Vendimin Penal Nr. 1674 dt.06.06.2017 e ka dënuar me 6 vite burg për veprën penale "Mashtrim", parashikuar në  nenin 143/2 të Kodit Penal. Për veprime të mëtejshme i'u dorëzua Efektiveve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
1.    Më datë 14.07.2017, në PKK Kakavijë, u kap shtetasi në kërkim E.LL, vjeç 44 banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, e kryer në bashkëpunim. Neni 298 /3 i Kodit Penal.


Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Dibër
1.    Më datë 14.07.2017, rreth orës 22:00, në P.K.K, Bllatë, është kthyer në kategorinë e personit “Inad, shtetasi Q.RR vjeç 26, banues në fshatin Grykë Çaje, Kukës, pasi u kap duke udhëtuar me pasaportë të falsifikuar, me të cilën dyshohet se do të udhëtonte drejt Anglisë. Materialet u referuan Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Dibër, për vlerësim.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...