Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 16 Korrik 2017

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE1Drejtoria PPSH.1

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 15.07.2017, ora 14:00, në fshatin Grepse-Nikël, Krujë, ka rënë zjarr në një masiv pyjor. Janë dërguar shërbimi zjarrfikës, shërbimi pyjor dhe shërbimet e policisë bashkiake për shuarjen e zjarrit. Punohet për monitorimin e situatës.

Më datë 15.07.2017, ora 14:00, në fshatin Bura, Nikël, Krujë, te “Kodra  e Argjeshit”, ka rënë zjarr dhe është djegur një sipërfaqe me shkurre. Zjarri u shua nga  shërbim zjarrëfikës. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim. .

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 15.07.2017, ora 00:30, në fshatin Banjë e Re, Cërrik, te “Rrahu i Behijes”, ka rënë zjarr në pyll, ku janë djegur 200 m² me shkurre. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 206/a i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Më datë 15.07.2017, është aktivizuar zjarri në fshatin Velagosht, Kuçovë, ku digjen shkurre e pisha. Në vendngjarje ndodhen shërbimi PMNZSH dhe banorët e fshatit, pasi terreni i thyer nuk mundëson futjen e mjeteve. U njoftua Emergjenca në Prefekturë. Punohet për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Më datë 15.07.2017, ora 12:45, në fshatin Veterrik, Velabisht, ka rënë zjarri dhe digjet pylli me pisha e ullinj. Zjarri po afrohet në drejtim të banesave. U dërguan shërbimi zjarrfikës për shuarjen e zjarrit. U njoftua Emergjenca në Prefekturë. Punohet për monitorimin e situatës.

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin Y.ZH, vjec 58, banues në Berat, pasi në fshatin Veterik, duke djegur mbeturinat në tokën e tij, ka djegur një sipërfaqe të madhe me shkurre. Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, ora 15:30, në faqe të malit Goricës, ka rënë zjarri në pjesën perëndimore. Në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë, zjarrfikës dhe u njoftuan Emergjencat në Prefekturë.  Punohet për monitorimin e situatës.

Më datë 15.07.2017, ora 18:00, midis fshatrave Prishtë e Rehovicë, Skrapar, ka rënë zjarr ku digjen barëra e shkurre. Në vendngjarje u dërguan shërbimet e policisë, shërbimi zjarrfikës dhe u njoftuan Emergjencat në Prefekturë. Punohet për monitorimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Më datë 15.07.2017, ora 11:00, në fshatin Jarua, Levan, ka rënë zjarr në ullishtën e shtetasit B.S. Zjarrfikëset dhe forcat e policisë, punojnë për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Më datë 15.07.2017, ora 13:10, në fshatin Libofshë, ka rënë zjarr dhe digjen shkurre e ullinj. U dërgua shërbimi zjarrfikës dhe policisë për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.


Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 15.07.2017, ora 14:15-16:00, në Sarandë, në një faqe mali midis fshatrave Markat e Ninat, ka rënë zjarr ku u dogjën kullota bar e shkurre. Nuk ka probleme.

Më datë 16.07.2017, ora 24:45, në malin Golisht, fshati Tatzat, Delvinë, ka një vatër zjarri ku digjen barishte e shkurre. Shërbimet e policisë dhe zjarrfikës punojnë për shuarjen e zjarrit.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Më datë 15.07.2017, ora 16:01, në përroin e lagjes “Zinxhira”, ka rënë zjarr ku u dogjën mbeturina. Zjarri u shua nga shërbimi zjarrfikës, pa probleme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 15.07.2017, ora 12:30, në fshatin Tene Rrëshen, ka rënë një zjarr në zonë me shkurre. U dërgua shërbimi zjarrfikës dhe policisë për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Më datë 15.07.2017, ora 16:30, afër një kabine elektrike, janë djegur 3 dynym me ferra e bar në afërsi të disa banesave. Shërbimi zjarrfikës punon për shuarjen e zjarrit.

Më datë 15.07.2017, ora 17:30, në Milot, Kurbin, mbi shkollën 9-vjeçare, ka rënë zjarr në një sipërfaqe rreth 1 dynym. Shërbimet e zjarrfikëses punojnë për shuarjen e zjarrit. Për shkak të terrenit të thyer kërkohet ndërhyrja me helikopter. Punohet për shuarjen e zjarrit

Më datë 15.07.2017, ora 10:30, në fshatin Tenë, Malaj, në një zonë të pyllëzuar me shkurre afër një kabine elektrike, ka rënë zjarr dhe nga era janë krijuar disa vatra në 3 ha. Shërbimi zjarrfikës, banorët e zonës, punonjësit e policisë dhe bashkisë, bën të mundur shuarjen e zjarrit. Nuk ka të dëmtuar. Nuk rezulton se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.   

Më datë 15.07.2017, ora 16:45, në fshatin Markatomaj, në 3 dynym zonë kodrinore me bimësi të thatë, ka rënë zjarr dhe janë djegur barishte e shkurre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 15.07.2017, ora 14:10, në kodrat e fshatit Bushat dhe Melgushe, Vau Dejës, ka një vatër zjarri ku digjen shkurre. Në vendngjarje u dërguan shërbimet e zjarrfikës dhe policisë. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Më datë 15.07.2017, ora 17:10, në fshatin Bërdica e Madhe, në kodrën e varrezave 200 m larg banesave, ka një vatër zjarri, ku digjen shkurre e barishte. Ne vendngjarje u dërguan shërbimet e zjarrfikëse dhe policisë. Punohet për shuarjen e zjarrit.

Më datë 16.07.2017, ora 00:10, në malin e fshatit Vig-Mnele, Vau Dejës, 200 m larg banesave, ka rënë zjarr ku po digjen pisha. Në vendngjarje janë dërguar shërbimet e MNZ, të policisë dhe shërbimi pyjor. Punohet për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Më datë 15.07.2017, mbi fshatin Këlcyrë, Margegaj, Tropojë, në të majtë të  lumit  Valbonë, ka një vatër zjarri në një sipërfaqe shkëmbore me shkurre. Punohet për të lokalizuar zjarrin dhe duhet ndërhyrje me helikopter, pasi mjetet e tjera nuk futen për shkak të terrenit shkëmbor.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Më datë 15.07.2017, ora 08:50, në Mat, në kodrat e fshatit Lundre, në terren malor, ka rënë
zjarr ku digjet  një masiv me pisha e shkurre. Shërbimi pyjor, shërbimet e policisë dhe komuniteti punojnë për shuarjen e zjarrit dhe monitorimin e situatës.

Më datë 15.07.2017, ora 12:30, në kodrat e fshatit  Qafë-Murrë,  ka rënë zjarr dhe digjet  një masiv me dushk e shkurre. Nga era dhe temperatura e lartë, zjarri është përhapur po u afrohet banesave në lagjen “Manazdrej” të fshatit. Punohet nga banorët për shuarjen e zjarrit, pasi terreni është malor dhe e vështirë për ndërhyrje me zjarrfikës. U njoftua emergjenca në prefekturë dhe shërbimi pyjor. Punohet për monitorimin e situatës.

VEPRA PENALE QË LIDHEN ME SEZONIN TURISTIK VEROR

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 4, në plazhin e shtetasit A.S., 32 vjeç, banues në Sarandë, janë vjedhur 11 shezllone. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin N.T., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 11.07.2017, në plazhin e Potamit, Himarë, në brendësi të detit, nga pakujdesia, ka plagosur lehtë me gomone shtetasin J.J., 19 vjeç, banues në Himarë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 92 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 15.07.2017, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Xh.D, 14 vjec,  pasi dyshohet se në plazh Velipojë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motoçikletën pa targë. Neni 291 i Kodit.Penal.

Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.D, 41 vjec, banues në fshatin Stajka, Vau Dejë,  pasi në plazh Velipojë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motoçikletën,  pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.R., vjeç 31, banues në Tiranë,  pasi në rrugën e “Dibrës”, u kap drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Land Rover”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.T., vjeç 17, banues në Tiranë, pasi  dyshohet se në fshatin Zallmner, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Mitsubishi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A. M., vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi R.K., vjeç 42, banues në Tiranë,  pasi në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, në rrugën “29 Nëntori”, mjeti tip “Volsvagen”, me drejtues shtetasin B.K.,vjeç 24, banues në Tiranë, është përplasur me motorin tip “Lifan”, me drejtues shtetasin H. T., vjeç 26,  banues në Tiranë, i cili u dërgua në spital dhe pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Q., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamet Gjollesha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”.Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh. K., vjeç 56, banues në Bathore, Kamëz, pasi në fshatin Brar, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin sportiv  pa  targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Sh.,vjeç 20, banues në Tiranë, pasi , në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë nje kompleksi duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Peugeot”,  ka aksidentuar këmbësoren T. Y., vjeç 74 e cila ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.L., vjeç 59, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi  në rrugën “Zihni Sako”, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, është aksidentuar dhe ndodhet në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, në Kamëz, shtetasi U. N., vjeç 42, banues në Paskuqan, duke drejtuar me leje drejtimi motorin tip “Yinxiang”,  nga pakujdesia është rrëzuar dhe pas ndihmë mjekësore në spital, u largua pa probleme për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Drejtoria  Vendore e Policisë   Elbasan
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 15.07.2017 u ndalua shtetasi në kërkim Sh.H.,20 vjeç banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal më datë 16.12.2016 ka caktuar masën e sigurisë  “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja në rrethanat të tjera cilësuese” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftrake e municionit” parashikuar nga nenet 79 dhe 278 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqsorë Elbasan,për shtetasin  E.Ll., 29 vjeç banues në fshatin Bradashesh, pasi dyshohet se  në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji duke drejtuar me leje drejtimi  mjetin bujqësor ka përplasur një mjet  të drejtuar nga shtetasi F.H., 21 vjeç banues në Elbasan, si pasojë është aksidentuar shtetasi F.H, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqsorë Elbasan,për shtetasin I.B., 43 vjeç banues në Elbasan, pasi dyshohet se në aksin rrugor Elbasan-  Metalurgji, duke drejtuar  një mjet ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin T.S., 44 vjeç banues në Elbasan, i cili ndodhet i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve.Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore në Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P. M., 61 vjeç, banues në Tiranë. Arrestimi i tij u bë pasi më datë 15.07.2017, në lagjen nr 2 në Pogradec, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur automjetin tip “Benz”.  Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale : "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin T.M, 16 vjeç, banues në fshatin Vloçisht, pasi dyshohet se në rrugën Libonik-Drithas, duke drejtuar pa leje drejtimi traktorin, pa targë, është përplasur me motokaron me drejtues shtetasin S.K, 48 vjeç, banues në Sheqeras, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i traktorit dhe pasagjerët shtetasit R.J dhe Z.K, 77 dhe 63 vjeç, banues në Drithas e Sheqeras, të cilët ndodhen në Spital për ndihmë mjekësore. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë  15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.L, 19 vjeç, banues në fshatin Vërdovë pasi në Vërdovë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip motorr “Nagaki", pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Vlorë
Në vijim të operacionit masiv antidrogë në fshatin Drithas, goditet një rast tjetër i prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, po në të njëjtin vend.
Sekuestrohen 40 kilogramë lëndë narkotike.
Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.
Më datë 15.07.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative është bërë e mundur gjetja dhe sekuestrimi i një sasie lënde narkotike në banesën e shtetasit F.L në fshatin Drithas.
Lënda narkotike u gjet e groposur në bahçen e kësaj banese, e hermetikuar në dy bidona plastikë, brenda të cilëve ishte fshehur një sasi prej 40 kilogramë lëndë narkotikë e dyshuar si Cannabis Sattiva.
Menjëherë, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të pronarit të kësaj prone, shtetasin:
F.L 29 vjeç, banues në fshatin Drithas.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim, pasi dyshohet se më datë 13.07.2017, në rrugën Vlorë-Risili, shtetasi B.K., 49 vjeç, banues në Vlorë  duke lëvizur me biçikletë, është rrëzuar në një kanal dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D., 14 vjeç. Ky shtetas më datë 14.07.2017, në rrugën Butrint-Sarandë, në “Qafë Butrint”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi moto mjetin tip “Lifan”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.
Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi M.L., 62 vjeç, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Fan Noli”, duke drejtuar ciklomotorin tip “Piaggio”, pa targë, i larguar nga vendi i aksidentit, ka aksidentuar fëmijën Xh.K., 7 vjeç, banues në Vlorë, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në spital. Nenet 273 e 290 të Kodit Penal.

Më datë 16.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.C., 19 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas në Sarandë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, moto mjetin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.F. vjeç 57, banues në Pllanë, pasi në rrugën Milot-Skuraj, Kurbin, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin B.L.vjeç 35,banues në Prizren.Në Shengjin, duke drejtuar mjetin e tij ,  ka aksidentuar këmbësoren A.J. vjeç 47 , banuese në Prizren,  e cila pas ndihmës mjekësore  në spital,  u largua për në banesë pa probleme për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 16.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për  shtetasin E. H. vjeç 19, banues në Lezhë. Në superstradë , te rotondo në Ishull Shëngjin , duke drejtuar mjetin Audi A6 , ka humbur kontrollin e ka dalë nga rruga.  Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerët D.M. e V. B. vjeç 17 e 17 , të dy banues në Lezhë. Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Lezhës, janë larguar për në banesë pa probleme për shëndetin. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A. A, 25 vjec, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Vojo Kushi”, duke lëvizur me mjet, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të shtetasve D. L, K. C. dhe H. P, vjec 33, 26 e 59 vjeç, banues në Shkodër. Nga veprimet e kryera rezulton se, objekt i atentatit ka qenë shtetasi D. L, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa shtetasit K. C. e H. P, kanë qenë kalimtar të rastit, të cilët pas ndihmës mjekësore janë jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje u bllokuan 8 gëzhoja model 54, kalibër  7.62 mm. Gjatë ndjekjes së autorit, në aksin rrugor Shirok–Zogaj, është gjetur e hedhur në një kazan plehrash një pistoletë tip “TT”, model 54, me një krehër pa fishek dhe autori i dyshuar ka braktisur mjetin në fshatin Zogaj, duke kaluar në Malin e Zi, i cili është kapur nga shërbimet malazeze. Nenet 79/dh, 22 e 278 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS:
Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E. L, 32 vjec, banues në Shkodër, pasi më datë 14.07.2017, te rrethrrotullimi i lagjes “Mar Lula”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi S. K, 22 vjec, banues në Shkodër, pasi te Ura Bahçallekut, u kap duke drejtuar motorciklete pa leje drejtimi. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin E. D, 18 vjec, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Vasil Shanto”, duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën, është rrëzuar dhe pas mjekimit në spital, u largua pa probleme për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G. L, 40 vjec, banues në fshatin Selc, Malësi e Madhe, me leje drejtimi, pasi në rrugën Shkodër-Prekal, në Rresek, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K. V, 21 vjec , banues në Shkodër, pasi në lagjen “Liria”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin, i larguar nga vendi i aksidentit, ka aksidentuar biçikletistin F. Gj, 20 vjec, banues në fshatin Berdicë, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.  Nenet 290/1 e 273 të Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Kavajë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Finalizohet operacioni antidroge i koduar " PILOTET"  Sekuestrohet  1 Ton e 360 Kg Cannabis Sativa.
Arrestohen në flagrancë 5 shtetas , procedohen në gjëndje të lirë 4 shtetas, si dhe shpallen në kërkim 5  shtetas të tjerë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim  me Specialistët për hetimin e Krimit në Komisatiatin e Policisë Kavajë, kanë bërë të mundur arresimin në flagrancë  e dy shtetasëve të tjerë, shpallja në kërkim e dy të tjerëve, si dhe u proceduan edhe 4 shtetas në gjendje të lirë. Sekuestrohen 3 automjete, 1 gomone, dhe një mjet i rëndë traktor.
Gjithashu shoqërohen në Komisariatin e Policisë Kavajë edhe disa shtetas   të tjerë për tu marrë në pyetje në lidhje me ngjarjen.
Operacioni u zhvillua në bazë të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për goditjen e “Kultivimit” dhe “Trafikimit të lëndëve narkotike”,  dhe konkretisht:
Më datë 14.07.2017,  rreth orës 02:20 , shërbimet e policisë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur fshati “Bago” , dy automjete, konkretisht një  “Land Rover “dhe një furgon  mund të transportonin   lëndë narkotike.Menjëherë është organizuar puna  për bllokimin e tyre. Në momentin e kostatimit të këtyre dy automjeteve,  nga ana e punonjësve të policisë u është bërë shenjë për të ndaluar por këto automjete nuk kanë ndaluar duke shtuar shpejtësinë dhe duke  rrezikuar jetën e punonjësve të policisë .Drejtuesit dhe personat e tjerë që kanë qenë në këto automjete,  duke përfituar nga errësira dhe terreni i vështirë, kanë arritur të largohen duke braktisur automjetet.
Nga kqyrja e këtyre  automjeteve,  rezultoi se   në brendësi të tyre   kishte pako të mëdha me lëndë  të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, e cila pas peshimit rezultoi  rreth  1360 kg.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e  Policisë Kavajë në bashkëpunim me Sektorin për hetimin e  narkotikëve në D.V.P. Tiranë , është organizuar puna dhe në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i  shtetasve : A. M  24 vjeç.,  J. S 18 vjeç.,  R. H 37 vjeç., A. K 23 vjeç.,  K. H 22 vjeç
Procedohen në gjëndje të lirë shtetasit : Q.Ç, H.K, A.M dhe S.M
Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit : E.E, E.S, B.R., F.S dhe E.S.
Më pas nga ana e Komisariatit të Policisë Kavajë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë , është vijuar operacioni duke  bërë  krehjen  e terrenit dhe territorit,  ku si rezultat  janë kostatuar një gomone me gjatësi 7.7m me dy motorrë me 200 KV e tipit Kavasaki e lidhur me nje traktor pa targa , si dhe nje automjet i markës Toyota.
Materialet proçeduriale i kaluan  Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së  Parë për Krimet e Rënda Tiranë,  për veprën penale “Trafikim të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpunim"   e mbetur në tentativë ' parashikuar nga nenet 283/a ,22 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.M., 22 vjeç, banues në Patos,Fier. Ketij shtetasi në lagjen ''nr.1'' i'u gjet i'u bllokua me cilësinë e provës materiale 12 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi R.N., 17 vjeç, banues në Laç. Këtij shtetas më datë 14.07.2017, në afërsi të Butrintit, iu gjet e i'u bllokua me cilësinë e provës materiale, 5 gram lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 15. 07.2017 u referuan materialet ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin M.H., 47 vjeç, banues në Delvinë. Këtij shtetasi në lagjen ''nr. 4'', Sarandë, në nje supermarket ju gjetën 46 kanaçe te nje pijeje dhe 8 shishe shampanjë, kontrabandë. Nenet 178 e 180 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË


Komisariati i Policisë Nr. 1.
Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B.M., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se  në rrugën “Shefqet Ndroqi”, në ambientet e jashtme të nje lokali, ka plagosur lehtë me mjete të forta shtetasin A.B., vjeç 31, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 89 e 25  i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi E.N., vjeç 34, banues në fshatin Zharrëz, Fier, i dënuar me parë, pasi në rrugën ‘’Sulejman Pasha‘’, u kap duke vjedhur paketa me cigare dhe pije, në kioskën e shtetases F. Gj., vjeç 27, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton se, është dhe autori i një vjedhje tjetër. Neni 134/1 i Kodit Penal. 

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetases V. Xh., vjeç 31 banuese në Fier,  pasi  dyshohet se në rrugën “Qemal Stafa”, ka kanosur e goditur me grusht shtetasen F. H., vjeç 56,  banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit J. S., vjeç 27 banues në fshatin Bastar i Mesëm, pasi dyshohet se nga muaj Maj 2017, ka kanosur e përndjekur në rrugë e punë, ish të fejuarën M.Sh., vjeç 25. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2.
Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.G., vjeç 24 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Gjergj Fishta”, ka kanosur me fjalë për jetën shtetasin B. D., vjeç 40, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 16.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V. S., vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sulejman Delvina”, ju gjet e bllokua 2 doza lende  narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3.
Më datë 15.07.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi O. L., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi më datë 14.07.2017, në rrugën e “Barrikadave”, pasagjer në mjetin tip “Smart”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 6.4 gr. lëndë narkotike e llojit  Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 14.07.2017,  në rrugën “Gryka e Kaçaniku”, kanë tentuar të vjedhin në kabinën elektrike nënstacionit Mëzes, duke prerë 4 fije të energjisë së tensionit të lartë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit T. F., vjeç 40 banues në Tiranë,  pasi dyshohet se në rrugën “Riza Cuka”, ne nje market punonjësit e OSHEE-së, konstatuan lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017,  u arrestua në flagrancë shtetasi A. Q., vjeç 33 banues në Tropojë, pasi  në rrugën “Bardhok Biba”, te nje lokal, dyshohet se ka plagosur rëndë me thikë shtetasin S.Y., vjeç 38 banues në Tiranë,  i dënuar më parë, i cili ndodhet në spital për ndihmë mjekësore. Nenet 88 e 279 të Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, gjatë natës, në rrugën “Pandi Dardha”, kanë vjedhur mjeti  tip “BMV X5”,  në pronësi të shtetasit R  Z., vjeç 31 banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E. A., vjeç 16, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mine Peza”, ju gjet e bllokua 6 cigare me peshë 5.6  gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Nr. 4.
Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D. H., vjeç 33 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se para ambienteve të Komisariatit të Policisë, ka fyer shtetasen N. V., vjeç 38, banuese në Tiranë. Neni 119/b i Kodit Penal. 

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E. Th. vjeç 30 banuese në Tiranë,  pasi dyshohet se në rrugën “Xhanfize Keko”, është futur në banesë pa pëlqimin e ish bashkëshortit, G. S.,vjeç 42 banues në Tiranë. Neni 112 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, në reaminacionin e QSUT “Nënë Tereza”, ka ndërruar jetë shtetasja N.S., vjeç 69, banuese në Tiranë, e cila ishte me probleme shëndetësore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 15.07.2017, në fshatin Tufinë, në ecje ka marrë zjarr mjeti tip “Volzvagen Pasat”,  i shtetasit A. P., vjeç 47, banues në fshatin Nikolaq, Has. Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri ishte shkaktuar nga rrjedhja e impiantit të gazit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 5.
Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit S.G., vjeç 25, banues në fshatin Kasallë, Kamëz, pasi dyshohet se pranë digës së Liqenit Bovillë, i ka vjedhur dy aparate celular shtetasit M.Gj.,  vjeç 21, banues në Frutikulturë, Kamëz. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit L. T., vjeç 40 banues në Paskuqan, Kamëz,  pasi dyshohet se  në Kamëz, ka dëmtuar drynin e derës së jashtme të banesës së shtetasit M.B., vjeç 47 si dhe ka thyer xhamin e dritares dhe ka dëmtuar kamerat e sigurisë të banesës së vëllait, A. B. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017,  shtetasja S.D., vjeç 50 banuese në Tiranë, ka bërë  kallëzim se  në Kamëz, është larguar nga Qendra e Viktimave të Dhunës në Familje dhe nuk është kthyer, shtetasja C. Z, vjeç 17. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 16.07.2017,  u ndalua shtetasi në kërkim V. G., vjeç 28, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar 1 vit burg, për veprën penale “Vjedhja“. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6.
Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Sh. B., vjeç 89 banues në Tiranë, pasi dyshohet se rrugën ”Hamdi Cenoymeri”, Kombinat, ka plagosur lehtë me levë shtetasin A. H., vjeç 48, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit P. M., vjeç 51, banues në Tiranë,  pasi dyshohet se  në rrugën “Teodor Keko” ka goditur me grusht bashkëshortët, A. T., e L. T.,  vjeç 47 e 35, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit J. L., vjeç 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedh për t’i shitur, orenditë e sendet shtëpiake, sipas kallëzimit të nënës L.L., vjeç 60. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen O. B., vjeç 27 , pasi bashkëshorti i motrës, shtetasi S. B. vjeç 35, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kavajë.
Më datë 15.07.2017, shtetasi Sh.D., vjeç 52 banues në Durrës,  ka bërë kallzim në aksin rrugor Kavajë–Durrës, në autostradë te “Mali i Robit”, duke drejtuar autobusin tip “Man”, është goditur nga mjeti tip “BMV" me drejtuese të paidentifikuar, i larguar nga vendi i aksidentit dhe më pas një pasagjer është konfliktuar duke i dëmtuar xhamin e autobusit. Punohet për  identifikimin e autorit dhe drejtueses së mjetit. Nenet 273 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës.
Më datë 15.07.2017, gjatë natës, në lagjen Nr. 7,  shtetasit H. B.  68 vjeç , pranë banesës i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”.Po punohet  për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134  Kodit Penal

Më datë 15.07.2017, gjatë natës, në fshatin Suth i Ri, në banesën e shtetasit A.S. 45 vjeç, kanë vjedhur një aparat telefoni dhe lekë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 Kodit Penal

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit L. B. 22 vjeç, L.B. 19 vjeç dhe  B.B. 57 vjeç, banues në Sukth, pasi dyshohet se më datë 14.07.2017, në lokalin e shtetasit B. B., për motive të dobëta janë konfliktuar fizikisht me shtetasit B.K. 28 vjeç  dhe  E. Ç. 32 vjeç, banues në Tiranë.Neni 89  Kodit Penal

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin P. H.29 vjeç,  banues në Vorë, pasi dyshohet se  në lagjen Nr. 13, Durrës ka vjedhur një saldatriçe në ofiçinën e një firme.  Neni 134 Kodit Penal

Durrës,  më 16.07.2017.
Lëvizte në qytet me armë zjarri në automjet.
Sekuestrohet një armë zjarri tip TT.
Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe ndiqet penalisht një shtetas tjetër.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së qytetarëve mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
F.D 35 vjeç, banues në Durrës.
Gjithashtu filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit:
B.SH. 32 vjeç, banues në Durrës
Më datë 15.07.2017, në lagjen Nr.3, Durrës  gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Golf me drejtues shtetasin B.Sh.dhe pasagjer shtetasin F.D,  në çantën e krahut të shtetasit F.D  i'u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:
një armë zjarri pistoletë model-54, lloji TT.
Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenin  278 , 25 të Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorisë e  Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit E. S. 28 vjeç,  S. B. 28 vjeç, dhe R. B. 36 vjeç, banues në Tiranë,  pasi dyshohet se në lagjen Nr. 1, shtetasi E.S. ka kanosur dy shtetasit e tjerë dhe këto të fundit  me vet gjyqësi janë  konfliktuar  me të. Nenet 84 , 277 Kodit Penal

Komisariati i Policisë Krujë.
Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. D. 55 vjeç,  pasi dyshohet se ka goditur me sende të forta  ish- bashkëshorten e tij, shtetasen  M. D. 39 vjeçe. Neni 130/a Kodit Penal

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 15.07.2017, u ndalua shtetasi në kërkim A.D., 34 vjeç banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017 , u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.T., 47 vjeç banues në Elbasan, pasi dyshohet se  gjatë shoqërimit dyshohet të mos i  jetë bindur urdhërit të punonjësit të  policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik.
Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.D., 30 vjeç banues në fshatin Gostimë, pasi dyshohet se në Gostimë,  u konstatua duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin V.C., 30 vjeç banues në fshatin Kajan, pasi dyshohet se në Kajan dyshohet të ketë goditur me grusht shtetasin V.L., 62 vjeç banues në këtë fshat. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 15.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen L.Rr., 38 vjeçe pasi kunata N.D., 49 vjeçe dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 15.07.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen I.H, 47 vjeçe, pasi bashkëshorti i saj shtetasi S.H, 44 vjeç, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasen B.S, 47 vjeçe, banuese në Piskupat, pasi dyshohet se u konstatua duke ndërtuar një objekt shtesë në banesë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.A, 68 vjeç, banues në fshatin Ferras, pasi dyshohet se nga kontrolli i ushtruar është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë 
Më datë 15.07.2017 u arrestuan në flagrancë shtetasit E.Ll dhe E.K, përkatësisht 27 dhe 38 vjeç,  banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në lagjen “Kongresi”, për shkak të detyrës, kanë kundërshtuar punonjësit e patrullës përgjithshme. Neni 236 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë dhe punohet për kapjen e shtetasit Xh.A, 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se te “Rotondo e Kolonjës”, ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasit A.S, 38 vjeç dhe A.S, 37 vjeçe,(bashkëshortë) banues në Vlorë.Gjatë konfliktit, shtetasi  Xh.A ka thyer xhamat e mjetit tip “Benz”,në pronësi të shtetasit A.S. Nenet 89 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë për shtetasin N.L, 70 vjeç, banues në fshatin Kryekuq pasi dyshohet se po ndërtonte një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin N.D, 72 vjeç, banues në fshatin Kryekuq, pasi dyshohet se po ndërtonte një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasin S.B, 33 vjeç, banues në fshatin Lavdan, pasi dyshohet se në banesën në fshatin Hekal, u konstatua ndërhyrje e paligjshme në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasin Y.Y, 53 vjeç, banues në fshatin Lapulec, pasi dyshohet se nga kontrolli i ushtruar është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasja L.S., 35 vjeç, banuese në Vlorë, duke lëvizur në rrugën Vlorë-Skelë, i ka rënë një degë palme mbi kokë dhe ndodhet në spital për ndihmë mjekësore.

Më datë 14.07.2017, në lagjen “1 Maji”, në banesë, ka vdekur shtetasi Th.K, 70 vjeç. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Vlorë.

Më datë 15.07.2017, në  lagjen “Ujë i Ftohtë’’, përballë ish shkollës së Marinës,  duke u larë  është  mbytur në det shtetasi E.B., 14 vjeç, banues në Vlorë. Materialet u referuan në Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Vlore, për vlerësim.

Vlorë
Qarkullonin në qytet me automjet, me armë zjarri pa leje, arrestohen në flagrancë nga policia 2 shtetas.
 Më datë 15.07.2017, në orët e mesnatës, strukturat e policisë së qarkullimit rrugorë kanë konstatuar një automjet të dyshimtë në lagjen "H.Çakërri", i cili nuk i'u është bindur patrullës së policisë por ka rritur shpejtësinë me qëllim për t'iu shpëtuar atyre.
Menjëherë, shërbimet e policisë mbështetur nga strukturat e rendit, i janë vënë në ndjekje këtij mjeti derisa kanë bërë të mundur bllokimin e tij në lagjen "28 Nëntori" Vlorë.
Gjatë kohës së ndjekies është parë se personat kanë hedhur në tokë diçka të dyshimtë nga dritarja e mjetit.
Nga kontrolli i ushtruar brenda dhe jashtë mjetit tip "Porsche Cayenne" në një distancë prej 40-50 m larg mjetit, u gjet në tokë një armë zjarri tip Pistoletë e llojit "Berreta" bashkë me krëhërin e mbushur me fishekë, por edhe me 1 fishek në fole (në gojën e armës).
Policia ka bërë arrestimin e menjëhershëm të dy personave që gjendeshin në automjet:
M.M, 39 vjeç, banues në Selenicë.
V.P, 34 vjeç, banues në Selenicë.
Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tyre për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të policisë së rendit publik", parashikuar nga nenet 278 dhe 242 të Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, rreth orës 14:30, është marrë njoftimi paraprak se në plazhin e Zvërnecit po rrezikoheshim të mbyteshin në ujë 2 shtetas. Menjëherë shërbimet e policisë kufitare dhe ato vendore janë nisur në afërsi të vendit të ngjarjes pranë zonës së Portonovës, nëpërmjet mjeteve lundruese në ndihmë të personave por nuk është bërë i mundur shpëtimi i tyre. Si pasojë, janë mbytur 3 shtetas: dy shtetase të seksit - femër dhe një tjetër i seksit - mashkull. Policia ka bërë të mundur nxjerrjen nga uji të tre trupave të shtetasve të mbytur: M.M., 27 vjeçe, banuese në Babicë të Madhe, Vlorë Xh.C., 25 vjeçe, banuese në Tiranë. B.F., 24 vjeç, banues në Tetovë, Maqedoni. Të tre viktimat janë transportuar në morgun e qytetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkaqeve dhe sqarimin e rrethamave të ngjarjes

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin P.M. vjeç 62,  banues në fshatin Gjash pasi ka bërë kallëzim ndaj tij shtetasja D.D. vjeç 50,  banuese në fshatin Grykë Zezë,se ky shtetas e ka kanosur me fjalë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin E.D. vjeç 15, banues në Durrës pasi dyshohet se ne Lezhe, në një piceri , ka tentuar të vjedhë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 16.07.2017, në urgjencën e spitalit Lezhë ,  është dërguar i vdekur shtetasi Z.L. vjeç 59, banues në Tiranë,  i cili ka qenë në Tale, në dasmën e nipit. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes. 

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.L. vjeç 58,  banues në Drojë. Në rrugën e vjetër Sanxhak-Laç, u kap duke drejtuar çiklomotorin tip “Lifan” pa leje drejtimi.  Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin P. H.vjeç 18, pasi dyshohet se ka goditur fizikisht  bashkëfshatarin shtetasin Dh.H. vjeç 30 .Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 15.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi më datë 14.07.2017, rreth orës 03:00, në fshatin Trush, shtetasit Gj. P, 60 vjec, banues në Trush, i kanë dalë përpara persona të pa identifikuar dhe kanë qëlluar në ajër me armë zjarri e janë larguar. Në vendngjarje u bllokua 1 gëzhojë model 56 kalibër 7.62 mm. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 16.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi Sh.M 67 vjec, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes T. M, 62 vjece. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 14.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi dyshohet se shtetasi G. M, 32 vjec, banues në fshatin Rrash Kullaj ka bërë kallëzim  se më datë 13.07.2017, gjatë natës, nëpërmjet telefonit me sms, është kanosur për jetën nga një person i panjohur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 15.07.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.B., 42 vjeç, pasi dyshohet se  në banesë, ka ushtruar dhune fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes B.B, 31 vjeçe. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 15.07.2017, është dërguar në spital i vdekur shtetasi H.H, 43 vjeç, banues në Dibër. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur si pasojë e një ataku kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, si ngjarje aksidentale.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoritë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më  datë 14.07.2017, rreth orës 20:00, është marrë informacion se në afërsi të derdhjes së Lumit “Drin”, nga ana veriore konstatohet një gomone në breg të detit. Menjëherë janë nisur shërbimet nga deti dhe nga toka Specialistët e Shërbimeve, të cilët kanë konstatuar një mjet lundrues tip gomone.Gomonia është  transportuar në S.P.K.M Shëngjin ku gjatë kontrollit nuk i është konstatuar asnjë send i dyshimtë.  Po punohet për identifikimin e pronarit të gomones.Mjeti u sekuestrua dhe materialet do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, në zbatim të ligjit Nr.8663 dt.18.09.2000 “Për rregjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve notuese me motor” neni 13 pika 4 dhe neni 29 pika 1, për vlerësim si ngjarje pa autor.

Më datë 15.07.2017, rreth orës 21:30, nga forcat e policisë kufitare të Portit Detar Durrës, u bë kapja e shtetasit në kërkim në dalje , V.G, 28 vjeç, banues në Kamëz.
Gjykata e Apelit Tiranë me Vendimin Nr.739 dt.10.06.16 e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale" Vjedhja". Për veprime të mëtejshme u transferua në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Më datë 16.07.2017 u kryen veprimet  hetimore në gjëndje të lirë  në ngarkim të shtetasit  L.K.  25 vjeç, banues në Mitrovicë, për veprën penale“Kalim i Paligjshëm i Kufirit Shtetëror".

 

 

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...