Shkodër, në vijim të informacionit per humbjen e jetës së dy punonjësve, arrestohet përgjegjësi i ujrave të zeza

Shkodër 5shkoderm

Më datë 14.07.2017, në lagjen "Partizani " Shkodër , në vendin e quajtur pranë "Kolegjit Turk" , ndërsa po punonin në një kolektor të ujrave të zeza, ka humbur jetën shtetasi

K. Ç, 34 vjeç, banues në Golem - Shkodër si dhe është plagosur shtetasi Gj.Gj, 56 vjeç, banues në Shkodër.

Në përfundimin të veprimeve hetimore , u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. T., 48 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Përgjegjës i ujrave të zeza në Ndërmarrjen e

Ujësjellës Kanalizime Shkodër .

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit: 

- Y. R. 64 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë inxhinier në Ndërmarrjen Ujësjellës kanalizime Shkodër

- L.P. 52 vjeç, banues në Shkodër , me detyrë drejtues teknik në Ndërmarrjen Ujësjellës Kanalizime Shkodër.

Proçedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi nuk kanë marrë masat e sigurimit teknik të percaktuar nga legjislacioni në fuqi si dhe nuk i kanë pajisur me masa mbrojtëse.

Materialet i kaluan Prokurorise se rrethit Gjyqësor Shkodër për vepren venale " Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë " parashikuar nga neni 289/1 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...