Policia zbulon dhe arreston një shtetas i cili dyshohet se është autori i dyshuar në lidhje me djegien e një sipërfaqe të gjërë toke, në Selenicë

Vlorë15korrikvlore

Policia zbulon dhe arreston një shtetas i cili dyshohet se është autori i dyshuar në lidhje me djegien e një sipërfaqe të gjërë toke, në Selenicë!

Arrestohet shtetasi:

· Ylli Hoxhaj, 63 vjeç, banues në fshatin Mavrovë, Bashkia Selenicë.

Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e tij, pasi nga hetimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas është autori i dyshuar në lidhje me ngjarjen e ndodhur:

Më datë 11.07.2017, në fshatin Mavrovë të Njësisë Administrative Kotë, në vendin e quajtur "Blodua" është djegur një sipërfaqe toke prej 150 hektarësh pyll-shkurre dhe një

sipërfaqe tjetër prej 2.2 hektarësh në të cilën janë shkatërruar

rreth 300 rrënjë ullij (10-vjeçarë) në pronësi të 3 shtetasve të tjerë, bashkëfshatarë të autorit në fjalë.

Shtetasi Ylli Hoxha, dyshohet se është autori i zjarrvënies së qëllimshme në lidhje me këtë ngjarje.

Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr", parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...