Lezhë, Kurbin, vijon zbatimi i planit të masave nga policia rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore

Lezhë - Kurbin Drejtoria Lezhe 1

Vijon zbatimi i planit të masave nga policia rrugore për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore

Me datë 14 .07.2017 , në vijim të punës së shërbimeve të policisë rrugore në gjithë Qarkun e Lezhës për parandalimin e aksidenteve dhe minimizimin e shkeljeve të rregullave

të qarkullimit rrugor, me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe sigurimin e jetës, janë konstatuar dhe arrestuar në flagrancë 8 shtetas si dhe 1 shtetas

është proçeduar në gjendje të lirë. 

Konkretisht:

- Altin P. 33 vjeç, banues në Mirditë i cili u konstatua në aksin rrugor Milot-Skuraj, duke drejtuar motorrçikletën pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi.

- Pal Sh. 52 vjeç , banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë - Kallmet, duke drejtuar motorrçikletën pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi.

- Ardian P. 44 vjeç , banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë - Shkodër, duke drejtuar motorrçikletën i pa pajisur me leje drejtimi.

- Ndue M. 62 vjeç, banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë - Balldre, duke drejtuar motorrçikletën pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi .

- Ndue F. 48 vjeç , banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë - Kallmet , duke drejtuar motorrçikletën pa targa, i pa pajisur me leje drejtimi.

- Gjek M. 54 vjeç , banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë - Balldre, duke drejtuar motorrçikletën i pa pajisur me leje drejtimi.

- Ndue D. 58 vjeç, banues në Lezhë, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë - Balldre, duke drejtuar motorrçikletën i pa pajisur me leje drejtimi.

- Idajet R. 45 vjeç , banues në Kurbin ,i cili u konstatua në aksin e vjetër Sanxhak-Laç, duke drejtuar motorrçikletën pa targa i pa pajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu u proçedua në gjendje të lirë shtetasi Sh.S. 69 vjeç, banues në Shkodër, i cili u konstatua në aksin rrugor Lezhë-Shkoder, duke drejtuar motorrçikletën i pa pajisur me leje drejtimi.

Materialet proçeduriale në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur , u kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin për veprën penale " Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Policia e Lezhës , do të vazhdojë kontrollet edhe në ditët në vazhdim, dhe kërkon bashkëpunimin e të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...