Qarkullonin në qytet me automjet, me armë zjarri pa leje, arrestohen në flagrancë nga policia 2 shtetas!

Vlorë, qarkullonin në qytet me armë zjarri pa leje në automjet, arrestohen në flagrancë nga policia (per videon klikoni mbi link) 16korrikarme02

Vlorë

Qarkullonin në qytet me automjet, me armë zjarri pa leje, arrestohen në flagrancë nga policia 2 shtetas!

Më datë 15.07.2017, në orët e mesnatës, strukturat e policisë së qarkullimit rrugor kanë konstatuar një automjet të dyshimtë në lagjen "H.Çakërri", i cili nuk i është bindur

patrullës së policisë por ka rritur shpejtësinë me qëllim për t'u shpëtuar atyre.

Menjëherë, shërbimet e policisë mbështetur nga strukturat e rendit, i janë vënë në ndjekje këtij mjeti derisa kanë bërë të mundur bllokimin e tij në lagjen "28 Nëntori" Vlorë.

Gjatë kohës së ndjekies është parë se personat kanë hedhur në tokë diçka të dyshimtë nga dritarja e mjetit.

Nga kontrolli i ushtruar brenda dhe jashtë mjetit tip "Porsche Cayenne", në një distancë prej 40-50 m larg mjetit, u gjet në tokë një armë zjarri tip Pistoletë e llojit "Bereta"

bashkë me krehërin e mbushur me fishekë, por edhe me 1 fishek në fole.

Policia ka bërë arrestimin e menjëhershëm të dy personave që gjendeshin në automjet:

· M.M., 39 vjeç, banues në Selenicë.

· V. P., 34 vjeç, banues në Selenicë.

Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tyre për veprat penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake e municioneve" dhe "Mosbindja ndaj urdhërit të

punonjësit të policisë së rendit publik", parashikuar nga nenet 278 dhe 242 të Kodit Penal.

Materialet u referuan në Prokurori në ngarkim të tij për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal

16korrikarme01

Arkiva

Shtator 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...