Durrës, lëvizte në qytet me armë zjarri në automjet, arrestohet

Durrës16korrik durres arme zjarri

Lëvizte në qytet me armë zjarri në automjet.

Sekuestrohet një armë zjarri tip TT.

Arrestohet në flagrancë një shtetas dhe ndiqet penalisht një shtetas tjetër.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara me qëllim mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale dhe rritjen e sigurisë së

qytetarëve mbrëmjen e djeshme kanë arrestuar në flagrancë

shtetasin:

• F. D., 35 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit:

• B.SH. 32 vjeç, banues në Durrës

Më datë 15.07.2017, në lagjen Nr.3, Durrës gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip Golf me drejtues shtetasin B.Sh.dhe pasagjer shtetasin Florenc Daja, në çantën e krahut

të shtetasit F.Daja i'u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

• një armë zjarri pistoletë model-54, lloji TT.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit"

parashikuar në nenin 278 , 25 të Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...