Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në 24 orë

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë në 24 orëdrejtoria-e-policise-tirane

Strukturat e D.V.P. Tiranë kanë vijuar punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit shërbimet e policisë kanë arrestuar, ndaluar dhe proceduar 20 shtetas, nga të cilët:

9 të arrestuar për vepra penale të ndryshme, është ndaluar 1 person i shpallur në kërkim, janë proceduar në gjendje të lirë 9 shtetas si dhe është shpallur 1 shtetas në kërkim.

Më konkretisht :

Janë arrestuar për vepra penale të ndryshme shtetasit:

E. N., vjec 32, banues në Fier, i dënuar me parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën ‘’Sulejman Pasha‘’, është kapur duke vjedhur paketa cigaresh e pije, në kioskën e

shtetases F. Gj., vjec 27 banuese në Tiranë. Nga veprimet hetimore rezulton se ky shtetas është dhe autor i një vjedhjeje të ndodhur më parë, vepër e parashikuar nga neni

134/1 i Kodit Penal.

A. Q, vjeç 34, banues në Tropojë, pasi në orën në rrugën “Bardhok Biba”, tek një lokal, ka plagosur me thikë në krah, shtetasin palestinez, S. Y., vjeç 38, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”, i

cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, vepër penale e parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.

E. A., vjeç 16, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mine Peza”, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale, 6 (gjashtë) cigare me peshë 5,6 gr. me amballazh, lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, vepër e parashikuar nga neni

283/1 i Kodit Penal.

K. R., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi, në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Land Rover”, vepër e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

R. K., vjeç 42 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, pranë Flamurit Gjerman, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “Dayang”, vepër e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

E. Q., vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Muhamet Gjollesha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volkswagen”, i cili ka goditur nga pas, mjetin tip “Volkswagen" me drejtues E. K., duke shkaktuar dëme materiale,

parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Xh. K.,i banues në Kamëz, vjeç 52, pasi në fshatin Brar, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, një motorr sportiv pa targa, vepër e parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

K. Sh., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, pranë kompleksit "Molla”, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, ka aksidentuar këmbësoren T. Y., vjeç 74, e cila ndodhet në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve, vepër

e parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

R. L., vjeç 59, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”, pasi në rrugën “Zihni Sako”, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorrin tip “Lifan” ka humbur kontrollin dhe është rrëzuar, duke u

dëmtuar, ndodhet në spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën, vepër e parashikuar nga nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Është ndaluar shtetasi i shpallur në kërkim:

V. G., vjec 28, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin penal të datës 10.06.2016, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhja“, parashikuar nga neni 134/1 i

Kodit Penal.

Shërbimet e policisë vazhdojnë punën për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Arkiva

Korrik 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...