Kukës, ekzekutohen vendimet e Gjykatës për 3 shtetas

KukësDrejtoria Kukes 2m

Nga Specialistët të Sektorit për hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës, pas një pune hetimore gati dy vjeçare në bashkëpunim me

Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, mbi bazën e procedimit penal, për veprën penale të “Trafikimit narkotikëve, kryer bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/a/2-25 i

Kodit Penal, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i kësaj ngjarje e ndjekur me metoda speciale të hetimit.

Sot nga D.V.P Kukës e Tiranë, u bë ekzekutimi i masave të sigurisë të caktuara nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për shtetasit e mëposhtëm:

F. M. 51 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr. 336 datë 14.07.2017 ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale të "Trafik i

narkotikëve “dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/a 2 e 25 i Kodit Penal. Vendimi është ekzekutuar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore Policisë Tiranë, më datë 15.07.2017.

A. M., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendimin nr. 337, datë 14.07.2017, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale të "Trafik i narkotikëve “dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike",

parashikuar nga neni 283/a 2 e 25 i Kodit Penal. Vendimi është ekzekutuar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, më datë 16.07.2017.

A. C, 51 vjeç, banues në fshatin Helshan, Has.

Gjykata Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, me vendim nr.338 datë 14.07.2017, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale të "Trafik i narkotikëve “dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike",

parashikuar nga neni 283/a 2 e 25 i Kodit Penal. Vendimi është ekzekutuar nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, më datë 15.07.2017.

Nga hetimet e zhvilluara është dokumentuar me prova ligjore, se këta tre shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë trafikuar në drejtim të Kosovës, një sasi prej 44 kg e 371 gr lëndë nakotike Cannabis Sativa.

Të tre personat e lartpërmendur janë shoqëruar në banesat e tyre nga shërbimet e Policisë.

Arkiva

Nentor 2017
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 1 2 3

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...